Vetëm një ditë pasi i dha lamtumirën burrit të saj, Celine Dion ka vajtuar edhe të vëllain, Daniel.
Ceremonia mortore është zhvilluar mes familjarëve në Kanada.
E veshur me një fustan gri dhe një pallto të zezë këngëtarja është parë duke shkuar në funeral me motrën dhe nënën e saj. Lamtumira e fundit Danielit do t’i jepet ditën e nesërme.
Ai vdiq javën e kaluar nga kanceri në moshën 59-vjeçare. Vëllai i Celine, Daniel, humbi jetën vetëm dy ditë pas vdekjes së René Angélil.
