Hahn në Tiranë, Rama: Rruga drejt BE, e pakthyeshme, do t’ja dalim

Ornela

Komisioneri i zgjerimit në BE, Johanes Hahn, po zhvillon një mbledhje me qeverinë shqiptare të drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij,  Rama tha se puna përgatitore për negociatat nuk do jetë e lehtë, ndërsa qeveria ka lexuar me vëmendje konkluzionet e KE. Sipas kryeministrit, rruga e Shqipërisë drejt BE është e pakthyeshme.

Puna përgatitore për negociatat nuk do jetë e lehtë. Kemi lexuar me vëmendja konkluzionet e KE për rekomandimet. U përcaktua një afat i qartë për negociatat. Rruga drejt BE është e pakthyeshme. Forcimi i kapaciteteve që lidhen me procesin e negocimit është një tjetër provë që ne duhet ta japim. Dëshiroj të theksoj tre aspekte me këtë proces përgatitor që do na shoqërojë deri në pranverën e ardhshme. Procesi të vazhdojë dhe të ngrihet mbi procesin e stabilizim asocimit. Aspekti i dytë është përmirësimi i komunikimit me vendet anëtare dhe misionin e BE në Tiranë. Aspekti i tretë lidhet me rëndësinw themeltare që procesi teknik dhe ai politik të veprojë në mënyrë elastike me njëri-tjetrin.

Rruga drejt BE-së nuk do të ishte e mundur nëse nuk do të kishim në krah njerëzit në Komisionin Evropian. Shqipëria ka pasur shumë miq, që kanë qenë të vërtetë dhe të vendosur. Duke filluar nga ministrat e jashtëm të vendeve fqinje, si ai i Italisë dhe Greqisë, kanë luftuar për të drejtën tonë që të na njihet merita njësoj sikur po luftonim ne. Dua që të shpreh komisionerit dhe ekipit të tij, mirënjohje për çfarë kanë bërë, dhe i them se ne do ja dalim falë dhe mbështetjes së tij”, tha Rama.

o.j/dita

Share This Article
6 Comments
  • Ky nuk eshte mashtrim pore konfirmim.
    shpresoi qe kundeshtaret ta do te pellcasin nga merazi.!

    • Konfirmim qe do shiten kufijte te Greqia?
      Qe do marrin 12 milje detare deri ne Karaburun?
      Kaq shume qenke gezuar sa po na e perplas ne fytyre “fitoren” e Ramiut..

    • Ore Viçdolisti dixhital Salehu me Luloqen e Paloqen , jane ne rregull, deputet me para e mireqenje pa fund qe as nuk duan ta dine fare dhe bejne jeten e tyre ( siç i thote populli) per shtate pal qefe. Ndoshta dhe ti jeton i lumtur dhe nuk shef fare pertej rehatllekut tend. Prandaj si une ti e çdo kush shqiptar i ndershem qe e do vendin e tij duhet te reagoje . Politikanet tane horra dhe te korruptuar po e shkaterrojne kete vend , çdo gje e kane nxjerre ne ankand. Mua me shqeteson kjo gje , ti ndoshta ndjehesh i lumtur. Aferim !!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *