Celtic në delir, mposht 5-0 Rangers dhe feston titullin

DITA Online

 

Celtic Glasgow në qiellin e shtatë.

Skuadra skoceze fitoi matematikisht titullin e shtatë radhazi kampion dhe të 49-in në histori, pasi shkatërroi me rezultatin e thellë rivalët e përjetshëm të Rangers.

Të shpërqendruar ndoshta nga lajmi që drejtimin e tyre do ta marrë një legjendë e futbollit anglez si Steven Gerrard, Rangers u turpëruan në derbin ndoshta më të zjarrtë të planetit, duke lënë një plagë të thellë për të shëruar.

20-vjeçari Eduards, udhëhoqi i pari vallen e fitores së Celtic që në minutën e 14-të, ndërsa në të 41-ën realizoi të dytin personal, duke çuar në delir tifozët vendës.

Para se të mbyllej pjesë e parë Forrest i çoi shifrat në 3-0, ndërsa në fillim të pjesës së dytë e gjetën rrjetën edhe Rogic e McGregor.

Festë e papërshkrueshme në Celtic Park, jo thjesht për titullin kampion, që thuajse ishte hipotekuar, por për faktin se u sigurua matematikisht përballë rivalëve ndërqytetas, madje me një fitore të thellë 5-0.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *