Celuliti, disa hapa të thjeshtë për ta shmangur

anazapta

“Lëkura e portokallit” është problemi që na shqetëson më shumë në nisje të stinës së nxehtë. Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për të zvogëluar celulitin, duhet ditur fillimisht që në përgjithësi janë faktorët gjenetikë dhe luhatjet hormonale ato që shkaktojnë shfaqjen e tij. Faktorë të tjerë si mosha, dieta ushqimore dhe vetë mënyra e funksionimit të organizmit ndikojnë në formimin e celulitit. Ja disa mënyra për ta parandaluar dhe për ta zvogëluar sasinë e tij:

 

Pini ujë

Konsumimi i sasive të mëdha të ujit është një mënyrë për të parandaluar formimin e celulitit, i cili nuk është gjë tjetër veçse një kombinim i ujit dhe yndyrës. Konsumimi i ujit shmang depozitimin e yndyrnave në trup.

 

Lini cigaren

Duhani është një nga shkaqet e shfaqjes së celulitit. Konsumimi i tij shkakton hollimin e lëkurës dhe ndikon tek indi lidhor, i cili është thelbësor për parandalimin e celulitit.

 

Ushqehuni shëndetshëm

Konsumoni ushqime të shëndetshme që ju mbajnë  gjatë dhe nuk ju detyrojnë të abuzoni me sasinë. Kjo do t;u ndihmojë të mbani një peshë të balancuar, duke parandaluar depozitimin e dhjamërave në trup. Produktet me vlera të larta ushqimore dhe një dietë e balancuar janë faktorë të rëndësishëm në parandalimin e celulitit.

 

Përmirësoni qarkullimin e gjakut

Qarkullimi i gjakut duhet të jetë në parametrat normalë, në mënyrë që yndyrnat të përthithen nga trupi, pa u depozituar. Masazhet dhe ushtrimet fizike do të bëjnë të mundur një qarkullim normal të gjakut, duke parandaluar me efektivitet “lëkurën e portokallit”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *