NATO deklaron se shkeljet e hapësirës ajrore turke nga ana e avionëve rusë gjatë fundjavës nuk duken të jenë një aksident.
Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës Jens Stoltenberg tha se Rusia nuk kishte dhënë “asnjë shpjegim të vërtetë” për dy shkeljet e hapësirës ajrore, që ai e konsideroi si “të papranueshme”.
Rusia ka thënë se shkelja e parë zgjati vetëm disa sekonda dhe ishte për shkak të motit të keq, ndërsa në lidhje me shkeljen e dytë po hetohet për arsyet.
Rusia filloi një fushatë ajrore në Siri të mërkurën e kaluar për të goditur elementë ekstremistë të IS-s, ndërkohë që ka pasur reagime të shumta se këto sulme janë kryer ndaj kryengritësve opozitarë të mbështetur nga Perëndimi, të cilët kërkojnë rrëzimin e Presidentit të vendit Bashar Al Assad.
Ky i fundit ka marrëdhënie të ngushta me Moskën zyrtare. /Dita/