Censi 2020, vijon verifikimi i apartamenteve dhe ndërtesave

Bora Basholli

INSTAT ka ndezur motorët për realizimin e Censit të popullsisë dhe banesave 2020. Drejtorja, Delina Ibrahimi, bëri me dije se aktualisht po bëhet  përditësimi i të dhënave për apartamentet dhe banesat në vend. Risi këtë vit do të jetë përdorimi i tabletave për të mbledhur të dhënat.

Në tetor të vitit të ardhshëm, INSTAT do të realizojë numërimin e popullsisë dhe të banesave në vend.

Drejtorja e INSTAT, Delina Ibrahimi, bën me dije se në kuadër të realizimit të Censit 2020 aktualisht po bëhet përditësimi i banesave dhe apartamenteve për të krijuar hartëzim të saktë.

Jemi duke bërë update e hartave, ka anketues të INSTAT që janë  në të gjithë Shqipërinë duke parë pallatet, ndërtesat, banesat, numrin e apartamenteve në mënyrë që brenda fundit të vitit të kemi të gjithë apartamentet, ndërtesat dhe banesat të hartëzuara në sistemin tonë”.

Numërimi do të kryhet nga ekipet e INSTAT derë më derë dhe risija për këtë vit do të jetë që çdo informacion do të mblidhet në mënyrë elektronike.

Qytetarët që nuk do të pranojnë të japin informacion do të penalizohen.

“Censusi do të bëhet me tableta dhe transferimi i të dhënave do të jetë në mënyrë elektronike, e cila do të sigurojë jo vetëm një kohëzgjatje më të shkurtër të përpunimit të të dhënave por do të sigurojë dhe një menaxhim të cilësisë më të mirë. Të gjithë qytetarët do ta kenë të mundur që nëse kanë pakënaqësi në mënyrën sesi do të zhvillohet aktiviteti do të kenë mundësi që ti kontrollojnë të dhënat e tyre dhe të sigurohen që të dhënat janë realisht ato që kanë dhënë ato në kohë reale”.

Instituti i Statistikave të Shqipërisë  ka përzgjedhur logon e re të Censit të Popullsisë dhe Banesave 2020.

Censi i Popullsisë dhe Banesave realizohet një herë në 10 vjet dhe është i rëndësishëm  për hartimin e politikave të duhura sociale në vend.

Share This Article
2 Comments
  • Keto rregjistrime kerkojne lek ,ku ne taksa paguesit shqiptar si per cdo gje ,paguajme .
    do ju ipja nje mendim ,per ta bere pa shpenzime..Per cdo person qe rinovon pashaporten, ti kerkoni dekumentin qe kerkoni ju sot .Ose tek patentat ,ose tek marja e targave te makinave e deri kur nje person del jashte shtetit ,ti kerkohet rregjistrimi per ju cfare kerkoni .

  • Nuk eshte regjistrim i popullsise.
    Eshte inventar fizik i njereve, kafsheve, ndertesave.
    Eshte magazinim i te dhenave social ekonomike per cdo individ dhe familje.
    Duhet te realizohet brenda mujit Tetor 2020, por te dhenat duhet te merren vetem per daten 1 Tetor 2020.

    Adih, mos ja fut kot kur nuk ke informacion.
    Per te kryer kete pune voluminoze dhe sa me te sakte, do te punojne ne terren jo me pak se 12000 anketues.
    Si mendon ti se po te realizohet Censusi ne institucionet ku jepen pashaportat nuk do te shtohen punonjesit?

    Pyetesori eshte i gjate dhe anketuesit duhet te trajnohen.

    Edhe farmacisti eshte mjek, por nuk mund te beje punen e mjekut, se keshtu i bie qe kur te shkosh ne farmaci, ai te pergjigjet, prit pak se jam duke vizituar nje femije.

    Pervec kesaj, te dhenat e Censusit, duhet te merren direkt ne terren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *