Ligjet për censurën në mediat online, protestë përpara Kuvendit

J L

Përfaqësues të mediave dhe aktivistë të Shoqërisë Civile janë mbledhur para Kuvendit për të protestuar kundër “paketës Anti-shpifje”, e parashikuar në rendin e ditës për t’u miratuar sot.

Protesta nisi në orën 09:30, para Parlamentit, pak para se deputetët të hyjne në salle në nisje të seancës plenare, që do të jetë e fundit e këtij viti.

Paketa antishpfje parashikon qe Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) të marrë kompetenca deri në mbylljen e portaleve, nëse gjykon se ka publikuar lajme të rreme apo shpifje.

Kundër kësaj janë gazetaret dhe njerezit e medias, e jo vetëm, sipas të cilëve AMA nuk mund të marrë kompetencë gjykate.

Shqetësim për këtë paketë ka ngritur edhe opozita, OSBE dhe Komisioneria e KE për të Drejtat e Njeriut.

Gazetari Enton Abilekaj i bëri thirrje të gjithë gazetarëve t’I bashkohen protestës si shenjë refuzimi ndaj regjimit diktatorial që po rrezikon vendin.

“Nuk kundërshtojmë një pikë të ligjit por të dy ligjet në tërësi sepse mohojnë të fjalën e lirë. Krijojnë një administratë që merr kompetencat e gjykatës dhe duhet të kthehen mbrapsht. Nuk diskutojmë teknikalitete. Kur vjen diktatura nuk diskutojmë cila pjesë pranohet dhe cila jo, refuzohet i gjithë regjimi diktatorial. Kundërshtojmë përpjekjen e fundit për të marrë në dorë Edi Rama çdo pushtet në Shqipëri”, tha ai.

Kërkesat e gazetarëve dhe organizatave

Organizatat e shoqërisë civile shqiptare të të drejtave të njeriut dhe organizatat përfaqësuese të gazetarëve paraqesin kërkesat, që sipas tyre janë tërësisht të përputhura me qëndrimet e Komisionit Europian dhe Komisioneres Mijatovic si më poshtë:

  1. Nuk mund të ketë regjim rregullimi administrativ për median online, por regjime të tilla janë të pranueshme por jo të detyrueshme vetëm për median audiovizuale;
  2. Një institucion administrativ si AMA nuk mund të zëvendësojë gjykatat në shqyrtimin e ankesave ndaj përmbajtjes së një publikimi;

Për sa më sipër, organizatat përsërisin kërkesën ndaj qeverisë shqiptare të tërheqë projektligjet nga procedura parlamentare.

Gazetarët i kërkojmë qeverisë të pranojë vërejtjet e Komisionit Europian si dhe kërkesën e Komisioneres Mijatovic që specifikisht thotë: “interneti të mbetet i hapur dhe forum publik dhe që të mbizotërojë vetërregullimi në media, përfshirë median online.”

Organizatat theksojnë se në rast se shumica parlamentare do të votojë në kundërshtim të kërkesave të Komisionit Europian këto projektligje, beteja do të vijojë deri në rrëzimin e plotë të çdo tendence anti-demokratike dhe anti-europiane.

j.l./ dita

Share This Article
15 Comments
  • Protestojnë që Çim Peka të vazhdojë të njoftojë tërmete të tjera e njerëzit të kalojnë natën jashtë, protestojnë që Andi Bushati, Shkullaku, Henri Çili, Tur Zheji e soj sorollopi këtyre të vazhdojnë të mos deklarojnë se nga i gjejnë të ardhurat për pagën e punonjësve e të mos mbajnë asnjë përgjegjësi për gënjeshtrat që shkruajnë në portalet e tyre. Protestojnë që të vazhdojnë të sillen si gjobvënësa !! Nëse për mua si qytetar i thjesht si edhe për median televizive e të shkruar “shpifja” është veprim i dënueshëm, ashtu duhet të jetë edhe për portalet. Është e thjeshtë : nëse kapen në shpifje e nuk e përgënjeshtrojnë atëherë duhet të mbajnë përgjegjësi.

    • Njerezit nuk e kaluan naten jashte para termetit, qe ne fakt duhet ta kishin kaluar qe pas 25 Shtatorit.
      Po tallu zotrote se nuk e hengre ti tullen ne koke. Mileti e hengri… Tallu

      • A e hëngre ti tullën në kokë o Mirel ? Pse po tallem ? Apo se po them të vërtetën ? Ku janë ato mijëra ton plehra që ishin zbarkuar natën nga Italia ? Ku janë ato videot me ministra e dashnore në Santa Quaranta ? Ku janë trupat e qindra të vdekurve pas tërmetit që gjoja i fshihte policia ? Ku është malarja në Sarandë ? Sa e sa herë kanë shpifur kundër Shqipërisë, për të sulmuar kundërshtarin potilik të radhës pa kërkuar asnjëherë falje edhe kur i ka dal gënjeshtra në shesh ? Për çfarë protestojnë ? Për të mbrojtur të drejtën për të gënjyer ? Për të bërë thirrje që populli të marr armët e të vritet që këta të rrinë kapardisur në kolltuqet e televizioneve apo portaleve ? Apo beson edhe ti se parashikohen tërmetet, e këto i parashikon Çim Peka me Ilir Metën ? Boll më me këto lajme tallavaje, e quajnë veten “gazetar” pa dal njëherë në terren, pa bërë asnjë investigim, vetëm rrinë në zyrë e bëjnë copy/paste të gënjeshtrave të njëri-tjetrit. Duhet ndarë shapi nga sheqeri, boll më me “qytetarin dixhital” që ecën me parimin “shpif, shpif se diçka do ngelet” !

  • Nuk e di nese ne protesten e sotme eshte edhe botuesi i gazetës ” Koha Jonë ” të cilin e dogji dhe e shkatërroi ai grup gangsterësh politikë të cilët Zoti Lesi i mbron sot me aq fanatizëm. Koha Jonë është kthyer si gazeta ‘Integrimi” .Thjesht nuk shënon nën titullin e saj se është O r g a n i LSI.
    dhe

  • Refuzojme regjimin diktatorial te Edi Rames per te sjelle regjimin “demokratik” te Lulzim-Berishes,edhe Presidenti me first lady dakort jane.Rama duhet te iki,por ne qofte se alternativa eshte Basha,aty le te rri edhe per njeqind vjet, deri sa te dali nje i ri per ta zevendesuar,plerat duhen ricikluar

  • Ç’far jan këto klloun me maska të isisit- rreth gojës ,sa një çorap , lehin si çakall ditë e natë ,pa pushim vetëm ujku u del hakut .

  • Baba Qoftlargu dhe Ydhi Rakipi ju ben thirrje per te rrembyer dyfeket, ju na paskeni dale me fletorka !? Ku je more Qoftlarg, pse nuk dole sot me dyfek, se jo per gje, por ti je edhe shtepi pushke!? Pse nuk e bere edhe ti si ai Zogu i kurves ne 98-en, i cili na doli i kapardisur me uniforme ushtarake, me patllake ne brez dhe u printe horrave, te hurit e te litarit, qe te digjnin e shkaterronin djersen dhe mundin e ketij populli ? Ptu fare e keqe!

  • Eshte dashur ta thirrni Bashen me ekipin e genjshtres recidive,Salihu,Meta e Monika me opoziten e bashkuar. Nese,opozita e bashkuar,”Katershja” nuk ju ka shyje Ju njehere, vete te protestoni e pastaj vijne “ata “te mdhejte”pas jush ne perkrahje.

  • Ligji ndaj medjamafjes duhet sa mê shpejtë dhe efikas, mos ngelet vetëm në letër dhe me kushtin që të pêrfshijë edhe portale televizione apo mediat b…lëpirse të qeverrisê që mashtrojnë opinionin me shpifje(sepse të thuash ska korrupsion kur ai po e mbytē popullin) është po kaq e dēnushme sa edhe kur median e pērdor pēr tē mbrojtur firmat piramidale, 97′ , grushtin e shtetit 98, vrasjen shtetērore nē gērdec, vrasjet nē bulevard , vjedhjet e zgjedhjeve,vjedhjet e floririt, vjedhja me bllok nē dorē. Tê thuash se palaço ERTV-ja na qënka mê e mirē se palaço portale apo tv.e shkëlzenit saliut apo like florit ështê njê tjetër shpifje po kaq e dënushme!

  • thirrni një ujk është pak ,se qënkan tufë shumë çakallësh mediatik ,që nga horrat e vjetër të Ylli Rakipit të 90-tës pa brek tani më shum prona luksi e para me thasë ,deri te tufa me çakallat më të ri që lehin pa pushim simbas stilit të Zhejt ,jo në moshë i ri ,por një putan mediatike me plot fjalën mashtron ,shpif e gënjen dhithë ditën sa një gomar,më mshumë se Saliu.Hani mut kot se ky ligjë duhet të miratohet menjëher ,ndryshe më shumë do merremi me shpifje se me punë të ndershme e të vërte..

  • Paskeni vene maska ,si “KukusKlani”dikur!Disa nga ju kryejne me te vertete vepra si te KukusKlanit, neper portalet ,prandaj e kundershtojne ligjin “antishpifje” qe po miraton qeveria ne Parlament!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *