Shqipëria do ketë vitin tjetër të dhënat e reja për banorët dhe pronat

DITA Online

INSTAT ka ndezur motorët për realizimin e Censusit të popullsisë dhe banesave 2020.

Aktualisht po bëhet  përditësimi i të dhënave për apartamentet dhe banesat në vend. Risi këtë vit do të jetë përdorimi i tabletave për të mbledhur të dhënat.

Drejtorja e INSTAT, Delina Ibrahimi:

Jemi duke bërë updaten e hartave, ka anketues të INSTAT që janë  në të gjithë Shqipërinë duke parë pallatet, ndërtesat, banesat, numrin e apartamenteve në mënyrë që brenda fundit të vitit të kemi të gjithë apartamentet, ndërtesat dhe banesat të hartëzuara në sistemin tonë“.

Numërimi do të kryhet nga ekipet e INSTAT derë më derë dhe risia për këtë vit do të jetë që çdo informacion do të mblidhet në mënyrë elektronike.

Qytetarët që nuk do të pranojnë të japin informacion do të penalizohen.

Censusi do të bëhet me tableta dhe transferimi i të dhënave do të jetë në mënyrë elektronike, e cila do të sigurojë jo vetëm një kohëzgjatje më të shkurtër të përpunimit të të dhënave por do të sigurojë dhe një menaxhim të cilësisë më të mirë. Të gjithë qytetarët do ta kenë të mundur që nëse kanë pakënaqësi në mënyrën sesi do të zhvillohet aktiviteti do të kenë mundësi që ti kontrollojnë të dhënat e tyre dhe të sigurohen që të dhënat janë realisht ato që kanë dhënë“, thotë Delina Ibrahimi.

Instituti i Statistikave të Shqipërisë  ka përzgjedhur logon e re të Censit të Popullsisë dhe Banesave 2020.

Censusi i Popullsisë dhe Banesave realizohet një herë në 10 vjet.

v.l/ Dita

Share This Article
3 Comments
  • Shqiptaret pasurojne fjalorin anglez!
    Ju lutemi te gjithe hartuesve te fjaloreve ne gjuhen angleze qe te perfshijne ne leksikun e tyre fjalen qe shpikin shqiptaret “updaten”! Kuptimin e saj do t’jua nisin me vone pasi ta kene perkthyer njehere ne shqip.
    O Dita, mos merrni dhe ju ne rreshtat tuaja fjale qe nuk ekzistojne!

  • kam ndejt urte paskam humbur kot naj dor pazari me leverdi ah qe s’e dija se isha jashte rregjistrave te ktyre der tani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *