Instituti i Statistikave ka përfunduar përpunimin e të dhënave të mbledhura nga censusi. Ndërsa pritet që rezultatet të bëhen publike në 13 dhjetor, televizioni Top Channel ka arritur të sigurojë shifrat e dy aspekteve më të debatuara të censusit: feja dhe etnia. Kështu, nga të dhënat që do të publikohen, rezultojnë shqiptarë 83 për qind e të pyeturve, grekë janë deklaruar 0.87, ndërsa 0.2 për qind janë shprehur se kanë kombësi maqedonase.
Ndërkohë, rezultate e reja flasin për përmbysje të raportit të komunitetit katolik me atë ortodoks, në krahasim me shifrat e disa viteve më parë. Nga të dhënat e mbledhura nga censusi, rezulton se 57,12 për qind e të pyeturve janë deklaruar si myslimanë, 10,11 për qind katolikë dhe 6.8 ortodoksë. Ateistë janë deklaruar 2.52 për qind e të pyeturve, bektashianë 2.11, ndërsa evangjelistë 0.11 për qind.
Publikimi i rezultateve të censusit pritet të shoqërohet me debate nga shoqatat e minoritetit grek, të cilat janë shprehur se nuk do t;i njohin ato dhe kanë ndërmarrë një regjistrim të tyrin.
Pak muaj më parë, INSTAT publikoi rezultatet e fazës së parë, sipas të cilave rezulton se popullsia e Shqipërisë është 2 831 741 banorë. Duke e krahasuar me vitin 2001, vihet re se popullsia e Shqipërisë ka pësuar tkurrje gjatë një dhjetëvjeçari. Shkaqet kryesore të rënies së numrit të popullsisë janë emigrimi jashtë vendit dhe rënia e numrit të lindjeve. Gjithashtu, gjatë vitit 2011, për herë të parë në historinë e Shqipërisë është përmbysur raporti i popullsisë që jeton në fshat në krahasim me atë që jeton në qytet.
Regjistrimi i kryer në 2011-n nxori se 53,7 për qind e popullsisë jeton në zonat urbane dhe 46.3 jeton në zonat rurale.

Fol o Vangjel Dule spurdhjaku, nderhy tek Sali grekofoni te shtoj numrin e grekeve
Katolikët kanë përqindjen e vet, madje të zvogëluar.
Por poshtërsinë qeveria ua ka bërë ortodoksëve në favor të muslimanëve, pasi këta të fundit nuk përbëjnë më as 30% në Shqipëri.