Sipari i “Euro2020” do të ngrihet të premten e 11 qershorit në stadiumin “Olimpico” të Romë, para takimit të parë të këtij eventi, Turqi-Itali.
Ashtu si formati, pasi për herë të parë do zhvillohet në 11 qytete të ndryshme të Europës, edhe ceremonia hapëse do jetë tepër e veçantë.
Sipas organizatorëve, rreth 15 mijë tifozë do të jenë prezent në shkallët e stadiumit “Olimpico”, kryesisht mbështetës të kombëtares italiane, për shkak se Turqia po kalon një valë tjetër të koronavirusit.
Për të qenë i pranishëm në stadium, UEFA ka kërkuar që tifozët duhet të kenë një test të Covid-19 para çdo ndeshjeje të “Euro2020”.
Ceremonia hapëse e “Euro2020” do të nisë në orën 20:00, një orë para ndeshjes Turqi-Itali. Tingujt e këngës me titull “We Are The People”, do që të perfomohet nga Martin Garrix dhe grupi U2, do të jenë edhe himni i këtij eventi, i cili do të shoqërojë të gjitha ndeshjet e “Euro2020”. Performanca muzikore do të bëhet on-line dhe përmes teknologjisë 3D, duke u shfaqur në ekranet e stadiumit “Olimpico”.
o.j/dita
