Shkodra është vatra më e nxehtë e përhapjes së koronavirusit pas Tiranës. Aktualisht në këtë qytet numërohen 38 të prekur dhe një person humbi jetën.
Të infektuarit u përkasin 2 lagjeve Kiras dhe Dobraç ku përhapja e virusit ka qenë me ritme të shpejta.
Por si u bë papritmas Shkodra një zonë e kuqe në hartën e përhapjes së Covid-19?
Gjithçka filloi në një ceremoni varrimi në një familje në lagjen Kiras-raporton Klan.
Edhe pse vendi kishte të paktën 10 ditë që ishte futur në karantinë dhe nuk lejoheshin grumbullimet masive të njerëzve, në mënyrë krejt të papërgjegjshme në këtë ceremoni të zhvilluar në mes te marsit, kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm personash.
Një prej të pranishmëve, një vajzë, ishte kthyer pak ditë më parë nga veriu i Italisë ku ishte prekur nga koronavirusi, por nuk kishte shfaqur simptoma dhe nuk ishte në dijeni.
Aty ajo ka infektuar një grua e cila ia ka përcjellë më pas familjes së saj, përfshirë edhe fëmijëve.
2 javë pas ceremonisë janë konfirmuar si të infektuar të 6 anëtarët e familjes. Ndërsa sot, në Kiras, të prekurit janë 28, të gjithë nga i njëjti burim.
Nga ceremonia e Kirasit e ka burimin edhe vatra tjetër e të infektuarve, në lagjen Dobraç.
Ka qenë një prej pjesëmarrësve në varrim që e ka përhapur tek të paktën 9 persona të tjerë.
Edhe gruaja 80-vjeçare që humbi jetën në lagjen Draçin dyshohet se ka qenë pjesë e zinxhirit të të infektuarve nga Kirasi.
Papërgjegjshmëria e këtyre individëve që thyen rregullat e karantinës e ka shndërruar Shkodrën një prej zonave më të rrezikuara nga pandemia.
Por krahas shkeljes se ligjit nga ana e tyre, shqetësues është mos zbatimi i ligjit nga policia e Shkodrës. Policia duhet të kishte ndërhyre për mos lejuar zhvillimin e ceremonisë me pjesëmarrjen e personave të tjerë, siç ka ndodhur deri tani në të gjitha qytetet e tjera të vendit, pasi grumbullimet e tilla ishin të ndaluara kategorikisht me akt normativ, si rrezik për përhapjen e infeksionit.
Shkodranët po ashtu duken pak të sensibilizuar për rreziqet. Këto janë pamjet e marra një ditë më parë në tregun e Zdrales, me të madhit në këtë qytet.
e.k. / dita

Po ju mashtrojne me viruse dhe po shkaterrojne pavaresine tuaj ekonomike, o njerez. Zgjohuni, sa nuk eshte vone.
Ne Shkoder nuk pyetet Shteti, por Doktor Vdekja, Voltana, Spahiu, Jul Dreda e plot rrusha te tjere qe njohin pe Qeveri folene e grerezave SHQUP.
Shteti ulerinte rrine ne karanrine brenda ne shtepi shkodranet vazhdonin shetitjet tek Ura e Bunes e kudo.
Ik mer ndyresire Genti hale serbe si ke pafryresine të thuash se ju genjejne ata qe po vdesin çfarë janë dhi apo dele ti thua Ekonomia hale e ndyre
Është e fortë Voltana i mbro me bythë shkodrenët
Voltana i mbro me bythë shkodrenët
Më duket një artikull apo njoftim i pa vlere! Pse? Gazeta e nderuar, çfarë pret? Të vihen policet në radhe për të penguar njerëzit? Joooo, zotëri, nuk është kështu. Ju, bëni përpjekje të ndërgjegjësohen njerëzit, se po kthehen në kriminel pa armë, pa grushte, por me indiferentizmin e tyre.
Edhe sot, në përcjelljen e Njeriut e Artistit të Madh, Gëzim Kruja, njerëzit grumbull na jep Televizori! Pse? Shumë e qartë, se njerëzit janë indiferent dhe kjo indiferencë vijon të na marri në qafë. Këtu të ndalet gazeta dhe jo te policia, e cila së bashku me ushtrinë dhe në veçanti me mjekët, po bëjnë gjithçka është e mundur ta lehtësojnë ketë situate të pazakontë.