Riparimet në sistemin elektrik të centralit bërthamor, i dëmtuar gjatë një sulmi rus më 9 mars, po vazhdojnë, pasi termocentrali tani varet nga gjeneratorët e jashtëm me naftë për të mbajtur reaktorët e tij në funksion, tha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA).
Zyrtarët rusë kanë mbërritur gjithashtu në centralin më të madh bërthamor të Ukrainës, duke kërkuar të marrin kontrollin e objektit, sipas një deklarate nga Energoatom, kompania shtetërore e energjisë bërthamore e Ukrainës.
Qytetet Kharkhiv, Mariupol, Mykolaiv, Dnipro, Chernihiv dhe Sumy janë nën një sulm të vazhdueshëm rus dhe forcat ruse kanë zgjeruar ofensivën e tyre në Ukrainë në perëndim. Në qytetin e rrethuar të Mariupolit, imazhet satelitore treguan dëme dhe zjarre në ndërtesa apartamentesh dhe pika karburanti. Një koordinator urgjence për Mjekët pa Kufij i tha CNN se qyteti është në “fazën e fatkeqësisë tani”. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se “disa qytete të vogla thjesht nuk ekzistojnë më… Ato thjesht janë zhdukur”.
Shtatë civilë, përfshirë gra dhe një fëmijë u vranë nga trupat ruse ndërsa përpiqeshin të largoheshin nga fshati Peremoga, në rajonin e Kievit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës. Zelensky tha se 12,729 ukrainas u evakuuan me sukses të shtunën.
Zelensky tha se vendi i tij është më i bashkuar se kurrë pasi përballet me dhunën ruse, por sheh një “mungesë guximi nga anëtarët e NATO-s për t’u bashkuar për Ukrainën. Është një problem i madh. Një problem filozofik i aleancës”. Zelensky tha se Ukraina ka humbur afërsisht 1,300 trupa që nga e shtuna dhe se i gjithë vendi është “një vijë e parë”.
j.l./ dita
