“Certifikata Mirënjohjeje” për 81 personalitete të infermierisë shqiptare

anazapta

Nderohen me Certifikatë Mirënjohjeje 81 personalitete të infermieristikës shqiptare për kontributin e dhënë ndër vite në shërimin e pacientëve. Certifikatat janë akorduar nga Urdhri i Infermierit, në kuadër të 100 vjetorit të Pavarsisë.  Gjatë ndarjes së certifikatave kreu i këtij urdhri Sabri Skënderi, vuri theksin në rolin që kanë luajtur kujdeset infermierore gjatë këtyre 100 viteve. “Gjatë këtij udhëtimi të gjatë një shekullor në historiografinë e shëndetësisë shqiptare, personeli infermieror dhe mami, zë një vend të rëndësishëm.

 

Nisur nga ky kënd vështrim historik, kujdesjet infermierore kanë evoluar nga kujdesjet e pastrukturuara për të sëmurin, deri në lindjen e kujdesjeve të pavarura  e të ushtruara nga  infermierë e mami profesionistë me diploma “Bachelor” dhe ‘Master profesional’ apo ‘Master i Shkencave”, deklaroi  Skënderi, duke shtuar se mbetet ende shumë punë për tu bërë në drejtim të përmirësimit të cilësisë. Mes të tjerash, një Certifikatë Mirënjohje, iu dedikua edhe Ministrisë së Shëndetësisë, si një mbështetëse e të gjitha përpjekjeve të Urdhrit të Infermierëve të Shqipërisë, por edhe komunitetit të infermierëve në tërësi për promovimin e punës së tyre të vazhdueshme. Certifikata Mirënjohjeje iu dhuruan edhe institucioneve të huaja, USAID-it, dhe Kooperacioni Zvicerian, gjithashtu të njohura si mbështetëse të projekteve për kualifikimin e mëtejshëm profesional të infermierëve shqiptar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *