Certifikohet “Air Albania”, ja 5 aeroportet ku do të operojë

Bora Basholli

“Air Albania”  ka marrë certifikimet e nevojshme pranë Autoritetit të Aviacionit Civil sipas kërkesave të kuadrit ligjor vendas dhe direktivave të Bashkimit Europian.

Në një konferencë për shtyp drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil Krislen Keri, bëri me dije  se tashmë avioni i parë i linjës ajrore “Air Albania” është regjistruar nën emërtimin A319 Za Bel në regjistrin e avionëve civilë.

Më tej ai shtoi se  është miratuar pjesa e stafit prej 38 punonjësish dhe tetë pilotësh të kompanisë. Kodi që do të mbajë avioni është ABN.

Mirëmbajtja e avionëve do të bëhet nga pjesa teknike e kompanisë Turkish që është edhe aksionere ndërkohë që kompania shqiptare do të atashohet pranë organizatës së trajnimit të Turkish Airlines.

Fluturimet do të nisin me destinacion aeroportin e ri të Stambollit ndërkohë që kompania Air Albania ka njoftuar se është në pritje të avionit të dytë që do të ketë si synim destinacionet në aeroportet evropiane.

Në duam të bëjmë përgatitjet për avionin e ri i cili do të ketë destinacionet e reja në aeroportet europiane”

Tre aeroporte në Itali ku bëjnë pjesë Roma Milano dhe Bolonja si dhe Aeroporti i Londrës.

Futja e Air Albania ka sy aspekte pozitive ku e para suynohet që të ketë ulje të çmimit të biletave pasi ofrohet një alternativë më shumë dhe më e lirë si dhe prezencë e Shqipërisë në një treg dhe destinacione ku ka shqiptarë” tha Keri.

Në mes të shkurtit të këtij viti u njoftua nënshkrimi marrëveshjes trepalëshi financiare mes aksionerëve të kompanisë ndërkohë që u bë me dije se kompania ishte në procesin e përmbushjes së disa kërkesave teknike dhe hartimi dokumentesh si një hap që do të sillte certifikimin.

 

b.b/dita

Share This Article
8 Comments
  • emrin tja vem zab el erdogan mashalla mos ta marin me sysh dhe 1 patkua te xami i par mashalla mashalla mahmut sulltani

  • ajo qe te bje ne sy, eshte se kompania, ka per qellim “te ule cmimin e biletave” . me demek KONKURENCA; jo vetem qe eshte zhvillm, teknik por edhe….ekonomik . kjo eshte RRENA me e madhe per “konkurrenen e lire” te sistemit kapitalist . kapitali e hudh qumeshtin ne rruge, lopet e vicat i gropos (vitet 30-te te shekullit te kaluar) dhe cmimet (ne favor te qytetareve) nuk i ul …KURR…

  • Si duket Roma dhe Milano paskan nje aeroport ne mes per Air Albanian.. Dhe nje Bolonja, i treti ne Londer

  • Ore, i thane njerit, po fole nje here mbare, se do te japim nje qase grure! Po sikur t’mos behet hic gruri sivjet!? U pergjigj ai.

  • ky drejtori me siguri do jete çuni i Pilo Kerit, qe ishte me PS dhe u be me lsi.Me siguri drejtoret zgjidhen me konkurs dhe ne baze te aftesise, ja konfirmimi ketu qe varda konkurset dhe tollumbacet e Shqiperise qe duan ata qe kane miq dhe para.

  • Lesh me qime albania ime do uli cmimet turku pritni dhe shifni sa lire do te jete bileta o shqiptare larg nga injoranca turke

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *