Ç’është bishtpelëza e Korabit?

redaktor

I nderuar lexues! Bishtpelëza e Korabit është bimë barishtore shumëvjeçare tufore e familjes gramore, me kërcell deri 30-40 cm, me gjethe shumë të ngushta, pak të forta, me lule 3-5 cm të gjatë, të përbërë nga kallithë të shumtë të vegjël. Është bimë neoendemike e Shqipërisë e takuar për herë të parë në malin e Korabit, me areal të shtrirë në Shqipërinë Lindore. Gjendet në kullota të zonës alpine deri në 2500 m mbi sipërfaqen e detit. Në gjendje natyrore shumohet kryesisht në mënyrë vegjetative.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *