Ç’është Entomologjia

Ori

Entomologjia është degë e zoologjisë që studion insektet (prejardhjen, ndërtimin, funksionin, zhvillimin, perhapjen në natyrë) si dhe masat për luftimin e tyre.

Llojet e insekteve të dëmshme për ekonominë dhe për shëndetin e njeriut i studion entomologjia bujqësore, pyjore, mjekësore e veterinare.

Drejtimet kryesore të kërkimeve në fushën e entomologjisë janë: studimi i llojeve të insekteve të vendit, diferencimi i llojeve të dëmshme e të dobishme, studimi i masave karantinore, lufta biologjike etj.

Entomologjia si shkencë në Shqipëri nisi zhvillimin pas 1950-s e lidhur me kërkesat e ekonomisë socialiste si dhe për të ruajtur shëndetin e njerëzve e për të mbrojtur mjedisin.

o.p. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *