I nderuar lexues! Epigrafia është shkencë që merret me studimin e mbishkrimeve në gjuhë e alfabete që nuk përdoren më sot dhe që zbulohen nga arkeologjia. Mbishkrimet mund të jenë me karakter publik (ligje, dekrete), me karakter fetar dhe me karakter privat. Mbishkrime të tilla janë zbuluar edhe në Shqipëri. Midis tyre, një vlerë të veçantë kanë mbishkrimet në gjuhën greke të gjetura në qytetet antike: Dyrrah e Apoloni (gurë varri me emra ilirë etj.) që dëshmojnë për praninë e popullsisë ilire në këto dy koloni greke; mbishkrimet e gjetura në Amantia, Bylis, Dimal etj., që hedhin dritë mbi organizimin shoqëror e shtetëror të këtyre qyteteve; mbishkrimet latine me prejardhje nga qytetet që u shndërruan në koloni romake (Dyrrahu, Bylisi, Butroti dhe rrethinat e tyre).
