Ç’është Kronika e Tokove?

anazapta

I nderuar lexues! Kronika e Tokove është kronikë anonime e gjysmës së parë të shek.XV, e shkruar në vargje. Trajton historinë e familjes italiane të Tokove, sundimtarë të Qefalonisë. Kronika e Tokove jep të dhëna të hollësishme me rëndësi për shtrirjen dhe veprimtarinë e shqiptarëve në Epir, Etoli, Akarnani, si dhe të udhëheqësve të tyre nga familjet feudale të Shpatajve, Buave dhe Zenebishëve. Megjithese e shkruar në greqisht, është një burim me vlerë për të njohur rolin e shqiptarëve si një faktor politik-ushtarak, të organizuar në formacione shtetërore feudale të pavarura në Epir në gjysmën e dytë të shek.XIV dhe në çerekun e parë të shek.XV.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *