Ç’është Numizmatika?

anazapta

I nderuar lexues! Numizmatika është shkencë që merret me studimin e monedhave të periudhave të kaluara, disiplinë ndihmëse e arkeologjisë. Në Shqipëri u krijua Kabineti Numizmatik ku ruhen monedha që kanë qarkulluar në vendin tonë që nga shek.VII p.e.s. e deri në fillim të shek.XX. Vend të veçantë në koleksion zënë monedhat e prera nga qytetet ilire si Skodra, Lisi, Amantia, Bylisi, nga Lidhja Epirote etj. Në koleksion ruhen edhe disa thesare, si ai i Kreshpanit (Fier), që përmban monedha të mbretit ilir Monun, i Hijes së Korbit (Korçë) me monedha maqedone, i Apolonisë me monedha republikane romake. Nga mesjeta shquhen monedhat e prera nga sundimtarët feudalë shqiptarë si Balshajt e Gropajt, qytetet shqiptare Shkodra, Ulqini etj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *