Historia e odës së miqve

redaktor

 

Oda e miqve është mjedisi më paraqitës në banesën tradicionale shqiptare, vendi ku priteshin miqtë sidomos në rastet e ngjarjeve e të ceremonive familjare.

Zë vendin më të mirë në kompozimin e banesës dhe dallohet nga pajisjet e trajtimi i pasur dekorativ.

Vend qendror ka oxhaku në banesën fshatare, i cili shpesh është vetëm dekorativ në atë qytetare.

Tipare të veçanta të odës së miqve janë gdhendjet në dru në pjesë si tavanë, dollapët e murit, musandrat, dyert etj. zbukurimi i oxhakut, dhe në disa raste pikturimi i mureve.

Janë të përmendura për zbukurimet në dru veçanërisht banesat në Shkodër, Berat, Gjirokastër, Prizren, Gjakovë dhe Elbasan.

Me futjen e mobiljeve oda e miqve thjeshtohet dhe dora-dorës zhvishet nga punimet dekorative.

 

——-

Botuar në rubrikën Enciklopedi të gazetës DITA. Materialet e kësaj rubrike bazohen në të dhënat e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, botim i Akademisë së Shkencave

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *