Ç’është seksi tantrik dhe pse konsiderohet kaq i rëndësishëm?

redaktor

Seksi ndonjëherë mund të jetë i shpejtë, shumë më i shpejtë seç duhet ndaj na lejoni t’ju prezantojmë të kundërtin e tij: seksin tantrik, që është një lloj i gjatë dhe i ngadaltë i seksit.

Neotantra, navatranta ose seksi tantrik janë terma perëndimorë të bazuar tek besimet e popujve hindu. Seksi tantrik është një praktikë e lashtë e këtyre fiseve që nënkupton “thurrjen dhe zgjerimin e energjisë”.

Pra, kemi të bëjmë me një formë të ngadaltë të seksit që rrit intimitetin dhe krijon një lidhje mendje–trup.

Nuk ka ndonjë rregullore të qartë, por në zemër të tantrës janë ritualet seksuale që ju sjellin në humor dhe ju ndihmojnë të lidheni me partnerin.

Partnerët përqëndrohen tek njëri–tjetri përmes masazheve, kontaktit sy më sy, fjalëve etj.

Disa ide se ç’mund të bëni për të qënë spiritualë dhe intimë në të njëjtën kohë:

-Krijoni një atmosferë të këndshme;
-Merrni frymë thellë;
-Mbani kontakt të vazhdueshëm sy më sy;
-Bëjini masazh njëri–tjetrit;
-Tregohuni të vëmendshëm me lëvizjet e trupit

e.t./ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *