Ç’është VETTING-u?

redaktor

Hahaha… Vetting-u!!! Paska qenë e çuditshme etimologjia e kësaj fjale… Ajo është përdorur fillimisht në garat e …kuajve… Asnjë kalë nuk mund të futet në garë, pa u kontrolluar nga një veteriner, për gjendjen shëndetësore dhe rezistencën… Me kalimin e kohës, nga shkurtimi i fjalës “veteriner” lindi folja “vet” dhe pastaj fjala “vetting” që nënkuptojnë… “të kontrollosh një kafshë”… Mandej, aty nga fundi i shekullit XX, kur “miqtë” e mëdhenj strategjik filluan të kujdeseshin për vendet që kalojnë nga prapambetja në “demokraci”, u kujtuan që “vetting”-un ta përdorin jo vetëm për kafshët por edhe për “njerëzit”…Fjala është për të gjithë “njerëzit” nëpunës publikë, pa integritet e të paaftë, që duhen përjashtuar së ushtruari aktivitetin e tyre publik. Ja kështu…

Por…, ka një “por” të madh …se këtu, në shtëpinë tonë të vogël, këto lloje “kafshësh” që duhen skartuar, i gjen më së shumti në… politikë dhe qeverisje se sa në “pallatin e drejtësisë”… Dhe së fundi mos u çudisni kur të shihni dhe dëgjoni “vicklat” që do të hedhin këto “kafshë” gjatë vetting-ut. Keni parë ndonjë kafshë që ta presë “me dashuri dhe qetësi” një veteriner… apo kasap?

 

Letër e nënshkruar

Genc Melonashi

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *