Çështja “Babale”, Prokuroria thërret Ervin Salianjin për audiopërgjimin

DITA Online

Prokuroria ka thirrur deputetin e PD, Ervin Salianji për ta pyetur në lidhje me audio përgjimin e publikuar nga PD.

Lajmi për thirrjen e deputetit të PD konfirmohet nga Prokuroria për Krimet e Rënda, ku thuhet deputeti është thirrur për t’u paraqitur nesër në orën 09:30 të paradites.

Fletëthirrja e Prokurorisë është firmosur nga prokurorët Gentian Osmani dhe Përparim Kulluri.

Thirrja e ligjvënësit demokrat në Prokurori vjen menjëherë pas mbërritjes së përgjigjes së ekspertizës nga Britania e Madhe për çështjen e bisedës që pretendohet se është zhvilluar mes Agron Xhafes dhe Albert Veliut i njohur si dëshmitari X ose ‘Babalja’.

 

v.l/ Dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *