Gati 23 vjet më parë kur u krijua Shoqata Çamëria dhe gazeta Çamëria, vatra jonë. Ne një grup profesorësh dhe intelektualësh jo çam u gjendëm me dëshirë në krah të mikut dhe profesorit të paharruar Abaz Dojaka. Sot, mbas 23 vjetësh, unë, në emër dhe të shumë prej atyre, ndodhem këtu për të mbështetur Amos Dojakën, kandidati për deputet i AP në Qarkun e Vlorës.
Por ne jemi këtu për të mbështetur edhe të gjithë atë grup të mrekullueshëm që është në drejtim dhe që do të përfaqësohet në kuvendin e ardhshëm me Zhanetën në Durrës, Nimetin në Fier, Erionin në Elbasan, Arjanin në Tiranë, e plot të tjerë. Të gjithë këta emra që ju i njihni shumë mirë janë çamë të shkëlqyer, janë shqiptarë të shkëlqyer, shqiptarë europian të shkëlqyer.
Të gjithë këta drejtojnë sot kompani, sektorë të rëndësishëm në industri, në manifaturi, në bujqësi, në shëndetësi, në drejtësi etj. Të gjithë këta kanë ndërtuar marrëdhënie me vende të tjera ku eksportojnë produktet e tyre, si në: Itali, Francë, Gjermani, Spanjë, Angli etj. Këta djem dhe vajza kanë sjellë Europën në Shqipëri. Prandaj duhet t’i jemi vërtetë mirënjohës dhe duhet t’i mbështetim.
Çështja çame është e shenjtë. Ajo nuk duron që të trajtohet me marifete, me makiavelizma. Nuk është politikë në kuptimin e politikës, siç e kuptojmë shpeshherë sot. Është ideologji për çdo shqiptar, por sidomos për çdo çam. Më vjen keq ta them që në këto 23 vjet jo gjithmonë, individë, shoqata apo parti, të cilat kanë ardhur me flamurin e mbrojtjes së çështjes çame, në të vërtetë e kanë injoruar, ndonjëherë edhe e kanë diskredituar çështjen çame. Kanë shpallur kauza, ndonjëherë të padrejta, ndonjëherë edhe kauza të drejta.
Mirëpo sot bëhet bilanci, çfarë është bërë? Çfarë kanë bërë përfaqësuesit e komunitetit çam? Premtuan shumë gjëra. Premtuan që çështjen çame do e fusnin në axhendën e politikës shqiptare, të qeverisë shqiptare. Ata janë në qeveri dhe nuk e kanë bërë këtë. Jo vetëm që nuk e kanë bërë këtë, por nuk kanë arritur ta detyrojnë kryeministrin e tyre në 8 vjet, të paktën një herë ta shqiptoj fjalën Çamëri. Kanë premtuar se do të ngrenë një Institut Kombëtar të Diasporës. Unë kam shumë rezerva për një gjë të tillë. Nuk është një çështje vetëm dhe thjesht e çamëve, përkundrazi nuk është fare çështje e çamëve, sepse çamët nuk janë Diasporë, çamët janë trungu i Shqipërisë.
Megjithatë ç’kanë bërë? Asgjë. Premtuan që do ta detyronin qeverinë greke me anë të presionit në qeverinë shqiptare që të lejonin qytetarët shqiptarët me origjinë çame që të shkonin si gjithë qytetarët e tjerë në Greqi. Asgjë! Premtuan një rezolutë që e frynë sikur ishte mishërimi i problemit çam dhe e gjithë kjo rezultoi në një lojë të pështirë.
Atëherë çfarë duhet bërë? Duhet ndërruar kursi, demokracia prandaj është. Në këto 23 vjet ne kemi parë shumë figura që kanë qenë në krye të komunitetit çam. Ua dimë për nder të gjithë atyre që kanë kontribuar. Por vjen një kohë natyrisht dhe dalin grupe të reja. Ne sot kemi këtë grup të shkëlqyer të Aleancës Popullore, të cilët kanë pasionin, angazhimin, vullnetin dhe vendosmërinë për të çuar përpara çështjen çame. Prandaj unë nga kjo tribunë bëj thirrje që t’i mbështesim, t’ju japin shansin që t’ju përfaqësojnë ju, të përfaqësojnë çështjen çame, të përfaqësojnë gjithë çështjen dhe interesat shqiptare dhe të çojnë përpara integrimin e Shqipërisë në BE.
*Fjala e mbajtur ne takimin e Aleancës Popullore në qytetin e Sarandës

Zoti Xhufi
ju pershendes e ju uroj suksese ne detyren patriotike qe propagandini e per te cilen luftoni me kaq idealizem e kulture. Por nderkohe, mund te kerkoj nga ju te mos e perdorni, te pakten per disa kohe…. fjalen “e shkelqyer”? Besoj se e kuptoni qe eshte perdorur kaq shume e kaq keq sa me s’behet!
Edhe nje here Ju falenderoj per shembullin tuaj te mire e te levdueshem te shqiptarit idealist e luftetar te ceshtjes kombetare.
Camet duhet t`i njohin e t`i vleresojne drejt bijta tyre te vertete ,ato qe luftojne per ceshtjen came ne te vertete ,dhe to qe lepije kockat qe u le Sali Berisha.Shpetim Idrizi eshte vetem nje tellall i Saliut e asgje me teper.Rrofte Cameriea dhe gjithe Shqiperia.Rrofshin atedhetaret !
ESHT PER TU ADMIRUAR PUNA QE BEN ZOTI XHUFI PER ATE QE ESHT NJE TEME MBAREKOMBETARE DHE JO E ÇAMVE KOSOVARVE O MAQEDONASVE SIÇ VULGARMENTE SHUM INJORANT THERRASIN BASHKATDHETARET TAN NE MAQEDONI .SME NGELET VETEM TA FALENDEROJ SI MINIMUM DHE TI KUJTOJ ASGJE SESHT E PERJETSHME VETEM KOMBI DHE VEPRAT QE LEM PAS MBETEN TE PERJETSHEM TE FALENDEROJ EDHE NJE HER.
Mund te me thoni zoti Xhufi camet jane shqiptare?E bej pyetjen se jo se nuk e di qe janeshqiptare po pse ju perdorni fjalen komunitet? Per cfare duhet te egzistoje ceshtja came politikisht,kur ata jane ne vendin e tyre njesoj sic jane shkodranet ,vlonjatet,korcaret,mallakastriotet,apo ku e di une cfare.A thua ata po i shtyp dikush ne vendin e tyre apo po i diskriminon shoqerisht politika apo shoqeria shqiptare!? Ajo qe dua te them eshte se i bie qe edhe krahinat e ndryshme te krijojne parti politikte me baze ndarje krahinore?!
Pra vetvetiu te lind pyetja cfare jane camet apo si e konsiderojne veten ata ne Shqiperi minoritet apo pjese te ketij kombi? Apo i interesonte Berishes dhe politikes se tij antishqiptare te krijonte nje te tille per te blere votat nga camet e pasur se qe thua ti z Xhufi keta Camet jane pronare te gjysmes se Jugut (ndoshta nga qe e ndjejne veten te diskriminuar ne vendin e tyre) Ju lutem shume vetem kjo nuk eshte politike kombetare.