“Doshi”, Paloka e Vasili në Prokurori. Braho shkon me një tjetër “të penduar”

redaktor

Pasditen e sotme, Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Edi Paloka është paraqitur në Prokurori për të dëshmuar për “çështjen Doshi”.

Prokuroria e ka thirrur Palokën, pasi Berisha deklaroi se ishte ai që e kishte informuar për komplotin e vrasjes së dy deputetëve, Doshi e Fufi.

Po sot, për të dhënë dëshminë e tyre rreth akuzave të deputetit Doshi janë paraqitur edhe deputetët Petrit Vasili dhe Spartak Braho.

Braho tha se po shkon në prokurori me një tjetër të penduar. “Jam këtu me një tjetër killer të penduar. Shikojeni është në makinë”, tha Braho.

Ndryshe nga dy kryetarët e grupeve parlamentare, kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho është paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda me ‘një provë ironizuese’, videon e aktorit të Portokallisë, Bes Kallaku.

Në përfundim të dëshmisë, Petrit Vasili nuk dha asnjë deklaratë për mediat, ndryshe nga kolegu i tij demokrat, Edi Paloka që këmbënguli në akuzat e hedhura prej demokratëve edhe në protestën e organizuar më herët. Sipas Palokës, kreu i Kuvendit dhe Kryeministri po ushtrojnë presion të hapur ndaj hetimit.

“Kjo çështje sa vjen e më shumë vjen era mafie që del nga mazhoranca në përpjekje të hapur dhe të dukshme për ta fshehur. I kemi kërkuar Ilir Metës dorëheqjen për të funksionuar lirshëm drejtësia pa qenë nën presionin e kryetarit të Kuvendit. Kjo nuk ka ndodhur, ka ndodhur e kundërta. Dëshmitarë që zhduken, dëshmitarë që ndryshojnë dëshminë, dëshmitarë që merren nga Gjermania”, tha Paloka.

Paloka nuk është nga ata që besojnë se akuzat janë të vërteta, por kjo sipas tij, nuk bën të pafajshëm as Metën, as Ramën dhe as Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Unë nuk e di nëse kjo ngjarje është e vërtetë, por ajo që kemi bindje është që kjo mazhorancë është kritikuar për këtë çështje me rastin e gjashtë muajve fshehje. Edhe sikur historia të mos dalë e vërtetë, gjë që unë  s’e besoj sepse nëse s’do ishte e vërtetë pse duhej ta manipulonin, ajo që është e vërtetë është që kjo kupolë e mafias dhe e shtetit për 6 muaj e ka fshehur këtë”, deklaroi ai.

Pak pas Vasilit dhe Palokës doli Spartak Braho, i cili i qendroi sekretit hetimor, duke mos komentuar dëshminë apo materialet e dorëzuara për grupin hetimor. Braho deklaroi shkurtimisht: “Zoti Basha ishte në Strasburg, e keni pyetur përse ishte?”.

Share This Article
11 Comments
  • Xha Braho osht nji figur politike sa dinake aq dhe kontradiktore.
    Ky osht babai shpirtnor i Likes dh i Monikes.
    Bon mire Edi Rama qi i rrin larg kesaj monstre ,qi asht NANA e inskenimeve

  • Jam këtu me një tjetër killer të penduar. Shikojeni është në makinë”, dhe nxori nga çanta shpirtin e Artan Santos qe filloi te fliste pas vdekjes nga vrasesit me pagese

  • HE more Palloqe nuk ke ndonje ndryshim nga Tom Doshi edhe ti vete i organizuar keto pacavure tani thua nuk e di se eshte e vertete por ata po fshehin fakte Ne rast se nuk eshte e vertete cfar faktesh po fshihen ketu. Ne nje gje ska asnje gje te vertete nuk duhet te kete e dhe fakte. Ky Braho le ti hedhe ne internet ato videot qe ka kur nuk ju vjen keq atyre qe genjejne pse po i vjen keq Spartakut per ta.

  • A nuk eshte pak kontrakditor ky “lider” i pedese kur thote “nuk di ne se eshte e vertete kjo histori” dhe pastaj pohon, ” por kjo kupolë e mafias për 6 muaj e ka fshehur dhe vazhdon ta manipulojë këtë ngjarje”
    Hajde llogjike, hajde. E kujton popullin budalla ky thuthuq frikacaku e bureci?
    Mjere kush i degjon dhe u shkon nga pas me perjashtim te ndermarjeve dhe personelit te bashkise se Tiranes plus bathorja dhe disa turiste rrethesh qe vijne per ta vizituar kryeqytetin badiavah me nga nje peshqesh prej njemijlekesh qe u a jep pedeja.

  • ne Strasburg ka shkuar te dorezoje ate dosjen e pronave qe ka zaptuar Likja
    Sa hektare toke ka zaptuar ne mes te Tiranes ai fshatari nga Skrapari ?
    qe do e paguajne gjithmone kokepalaret .
    mos i qaj shume hallin Lulit per Strasburgun ,hap canten dhe nxirr ndonje gje me vlere
    se me Bes Kallakun duket qartazi qe po paguani per te dale si qesharak krimet tuaja
    por beni per te qeshur vetem ata analfabetet e Kristalit qe ju vine pas
    dhe kujdes me permendjen e gjykatave se nuk i dihet kush dosje del
    po mamaja a u sherua ?? na thane qe i cove ilacet ne Mynyh ,se nuk kishte atje
    thone qe canta me ilace sheroi dhe Tonin e Kombinatit …apo Tonin e Mones ..

    Ik mor plehre
    mjafton surrati yt i skaduar per te pare se kush eshte Ilir Meta !

    AS NE FERR NUK KA VEND PER ATA SI TY , JENI E KEQJA E NJERZIMIT !!

  • KY PALLUQJA DO TA MBAJ DERI NE FUND ATE QE THA SALA, SALA I LAU DUART, INGELI KETIJ TRAPIT TE HYJE E TE DALI NEPER PROKURORI, SHKOJ DERI NE FUND PERRALLES SE SALES,, SE NDRYSHE KE PUN ME BACEN,,, SA POSHTE KENI RENE, TURP ,TURP PER JU QE E MASHTRUAT KETE POPULL, QE JU BESOJ KAQ SHUME, KY POPULL QE VINTA MBAS 50 VJETESH DIKTATURE NUK E MERITONTE KETE KATASROF QE BET JU NE TE GJITH KETO VITE QE NA QEVERISET, NA U HQNI SYSH O HAL,,,,,,

  • E po kesaj ci thone .Saliu justifikohet qe kete informacjon e ka marre nga Paloqja .Ke te besojme, kur nje jave me pare,Saliu deklaroje se kam informacjone ,nga shume drejtime ,qe ky atentat do te kryej .Nuk ka Cecua bicak qe ti mbaj brenda deri sa te nxjerin ket lemsh te kurdisur .Turp dhe per organet e Drejtesise qe u vijne verdalle brockullave qe hedhin cdo dite me nje llogjike idjote .Ose te pushohet ceshtja per te vertetuar brockullat ose te merret vendim. 1- Per shpifje .Tom .Ko- Doshi. 6 vjete burge dhe 100 mije euro gjobe per trazirat .
    2- Palloqe . Per disinformin ne instancat e larta te politikes shqiptare .2 vjete burge dhe 50 mije euro gjobe per telashet e krijuara .
    3- Sali Ram Berisha . Per trazira te qellimshme me ceshtjem Ko-Doshi,per disinformim dhe shpifje ,per akuza ndaj krerve me te larte te shtetit shqiptare dhe per mobilizim te protestave pa objekt denohet . Izolim me nje afat te pa percaktuar nga jeta shoqerore ne ambjente te sigurise se larte ku te lejohen vetem pjestaret e familjes dhe kryetari i Partise .Gjobe me vleren e harxhimeve qe jane konsumuar deri tani si dhe ato te protestes .Demshperblim per akuzat ndaj Metes 1 miljon euro dhe per Ramen 1 euro. Te tre keto vendim te formes se prere hyjne ne fuqi menjehere .

  • Kjo eshte vidio tallese per gjithe politikanet perfshire edhe Ramen dhe Brahon. Por meqenese Rama i din kaq mire keto punet e vrasjeve, kur ndodhin dhe kur jane vetem tallje, athere, Rama, pra Kryeministri te na thote se kushe e vrau Santon. Apo edhe vrasja e Santos eshte shaka dhe Santo vazhdon te rrije i fshehur ne bodrumet e kryeministrise, per te na gajasur se qeshuri nje dite…

  • Bobo!…cfare figure fatale qe na shpifi daten, ….!

    Toidhjo sikur sheh filmin horror amerikan “Walking Dead” ku ngjallen lugeterit e kukudhet e ju qepen njerezve te thjeshte qe te mbledhur sa nje grusht hane nje cope buke te ndershme me kalamanjte e tyre ne ndonje kolibe!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *