SMS në DITA
Në 0689073730
Asnjeri nuk e ka kuptuar rinisjen e këtij proçesi dhe hapjen e kësaj dosjeje nga Prekuroria. Kjo dosje është rihapur për shqyrtim për të riparuar gabimin në fjalë, pra për t’ia dhënë Greqisë këtë pjesë tashmë jo më nëpërmjet Karamanliut e Dorës, por nga Samaras e Evangjelos. Ky problem nuk pret, ata janë prapë gati për investime urgjente e mezi presin fillimin e kërkimeve për gaz! A nuk erdhi para do kohësh edhe një “mike” e Shqipërisë që kërkoi që të fillonin investimet menjëherë! Kush nuk e mban mend që pas 24 vjetësh “miqtë” u kujtuan të bëjnë investime tek ne pasi deri më sot ç’ka donin e përfitonin? Dosje e koklavitur e dashur redaksi, për këtë është vënë dhalla në krye të drejtësisë. Më thoni çfarë nuk është zbuluar e dënuar deri në këtë kohë, që mbeti kjo dosje pa u shqyrtuar? Nga Rimi
