Vendimi për zgjidhjen e çështjes së kufirit detar nga Gjykata e Hagës është komentuar dhe nga mediat greke.
Newsbomb. gr, shkruan se ky ishte vendim ishte i dëshiruar nga Athina zyrtare për të anashkaluar çështjen e mosfunksionimit të Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri. Ndërkohë ajo shkruan se Greqia ka vërejtur iniciativa shqetësuese nga Turqia e cila do të përdorë portin e Vlorës për marinën turke.
“Ky është një zhvillim që Athina dëshironte, në mënyrë që të anashkalonte humnerën e kushtetutshmërisë që ka lindur në Shqipëri dhe ka qenë justifikimi i vendosur i Tiranës që nga viti 2009 për të shmangur debatin. Meqenëse Gjykata Kushtetuese nuk funksionon në Shqipëri për momentin, ngërçi ishte i dukshëm.
Është e qartë, megjithatë, në një nivel më të gjerë, se Ankaraja nuk dëshiron një zgjidhje të çështjes së detit midis Greqisë dhe një vendi tjetër fqinj. Nga Athina, iniciativa të ndryshme shqetësuese turke vërehen me interes për Shqipërinë fqinje, të tilla si, për shembull, dhënia e një kalate në portin e Vlorës në përdorimin për marinën turke”, shkruan Newsbomb.gr.
Kujtojmë se vendimi për ta zgjidhur mosmarrëveshjen në Gjykatën e të Drejtës Ndërkombëtare në Hagë u bë i ditur sot, gjatë vizitës në Tiranë të ministrit të Jashtëm grek Niko Dendias, në konferencën për mediat me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
h.b/dita

Eeeee o Kocaq!
Do shkosh te humbesh Gjyqin ne Hage!?
Do shkosh te lash duart si Ponc Pilati?
Si me pallatin e Bashes?
Keto marifete t`i ka mesuar populli.
Kufijte Dretare jane vulosur njehere ne 1925 nga Nderkombetaret dhe nuk ka pse dergohen persedyti ne GJYQIN GREK..Nuk ka c`na duhet Europa ,pa detin tone.
Popull shqiptar!Cohu per te mbrojtur Atdheun!
Rama po shet Detin!
Eeeee o Kocaq!
Do shkosh te humbesh Gjyqin ne Hage!?
Do shkosh te lash duart si Ponc Pilati?
Si me pallatin e Bashes?
Keto marifete t`i ka mesuar populli.
Eshte regjur ky popull me gjyqet e tua.
Kufijte Dretare jane vulosur njehere ne 1925 nga Nderkombetaret dhe nuk ka pse dergohen persedyti ne GJYQIN GREK..Nuk ka c`na duhet Europa ,pa detin tone.
Popull shqiptar!Cohu per te mbrojtur Atdheun!
Rama po shet Detin!