Çështja e detit, PD ka 6 pyetje për Qeverinë: Duhet transparencë mbi çdo veprim në dëm të interesave të vendit

time

Në lidhje me zgjerimin e Greqisë me 12 milje det, ka reaguar Partia Demokratike.

Sipas opozitës, qeveria nuk ka bërë transparencë në lidhje me këtë çështje dhe prandaj kërkon të bëhet me dije publikisht se çfarë negociatash janë bërë me palën greke, për këtë çështje sensitive për shqiptarët.

Në një deklaratë e saj për mediat PD i bën 6 pyetje qeverisë, ndërsa thotë se ajo duhet të bëjë transparencë mbi çdo veprim apo mosveprim në dëm të interesave të vendit.

Deklarata e Partisë Demokratike të Shqipërisë

Partia Demokratike e Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje dhe shqetësim të gjitha zhvillimet lidhur me ecurinë e marrëveshjes së delimitimit të hapësirave detare ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë.

Partia Demokratike shpreh shqetësimin e saj lidhur me heshtjen dhe mungesën e transparencës së qeverisë ndaj zhvillimeve të fundit sa i përket Dekretimit të zgjerimit të Ujërave Territoriale Greke.

Të gjendur përballë një situate ku Republika Helenike ka deklaruar shtrirjen e ujërave të veta territoriale deri ne 12 milje është krejt legjitime që çdo qytetar shqiptar t’i drejtojë këto pyetje Qeverisë Shqiptare:

1- Përse qeveria shqiptare nuk ka bërë asnjë transparencë në lidhje me negociatat për ndarjen e kufijve ujorë me Greqinë, megjithëse negociatat për këtë qëllim kanë ri-filluar që më 2013?

2- Cilët janë elementët që janë negociuar, ne lidhje me çfarë është rënë dakord dhe çfarë nuk është rënë dakord?

3- A është diskutuar ndonjëherë në këto negociata ideja që qeveria greke t’i shtrinte ujërat e veta territoriale nga 6 ne 12 milje? Nëse po cili ka qenë qëndrimi i qeverisë shqiptare në këtë pikë?

4- A e vendos Shqipërinë kjo shtrirje nga pala greke e detit territorial në 12 milje, në një pozitë më pak të favorshme negociuese?

5- A ka analizuar qeveria shqiptare pasojat juridike dhe të tjera të kësaj shtrirjeje për të cilën mediat kanë raportuar prej kohësh?

6- Nese ky zgjerim e vendos Shqipërinë në një pozitë më pak të favorshme, a duhet që qeveria shqiptare të paraqesë rezervat e saj lidhur me këtë zgjerim si dhe me aspekte të tjera që përkeqësojnë pozitat e Shqipërisë.

Partia Demokratike e Shqipërisë është krejtësisht e angazhuar në respektimn e të Drejtës Detare Ndërkombëtare, të Konventës së OKB mbi të Drejtën e Detit të Montego Bay të vitit 1982, të respektimit të të drejtave të të gjitha palëve dhe mbrojtjes së të drejtave të Republikës së Shqipërisë në përfitimin e të gjitha atyre hapësirave detare që me të drejtën ndërkombëtare i përkasin Republikës së Shqipërisë.

Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë, të bëjë transaparencë të plotë mbi çdo veprim apo mosveprim të saj në dëm të interesave të vendit, dhe garanton çdo qytetar shqiptar se nesër në pushtet do të luftojë me forcën e ligjit, në respektim të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me ekspertizën më të mirë kombëtare e ndërkombëtare, për të mbrojtur interesat legjitime të Republikës së Shqipërisë.

h.b/dita

Share This Article
4 Comments
  • Shume shpejt per kete problem do prononcohet sharebajga e Nafije fallxhores shalegjata dymetroshe, surratnallonja , surrattepsija klajda gjoshe, koka me qoshe se ajo e ka qare fare pogonishten dhe baftjarin me raki skrapari kur mbulonte problemet e detit,,

  • Duhet te shtonit edhe keto pika:
    1-Pse qeveria shqiptare nuk shpall shtrirjen e vet teritoriale 12 milje si Greqia?
    2-Pse duhet cuar ceshtja ne Gjykaten Nderkombetare kur jo vetem nuk eshte deklaruar asnje konflikt midis dy shteteve per detin,por me teper,se Greqia e ka shpallur boterisht,se nuk i njeh vendimet e Gjykatave nderkombetare ne se preket sovraniteti teritorial i saj?
    A nuk e kuptoni se Rama e perdor gjykaten Nderkombetare,jo per te zgjidhur ceshtjen e detit ne favorin tone,por per te justifikuar tradhetine e tij,sic beri Berisha!!

  • Eshte republika e ngreqise qe krijoi gjermani dhe jo republika helenike.ka popull grek ,nje perzirje afro aziatike me rome,ponde dhe shqiptare .Nje turli me te cilen mbreti Otto formoi kombin dhe gjuhen greke

  • “Shaban Tapia apo Shaban Salia” e mbushi vendin me tabela “Tok e xanun” dhe vetem detin e la pa keto tabela; Greku ,,duke pare se nuk kishte tabela te tilla ne detin “Jon” , e zgjeroi kufirin detar edhe me 12 Ml .Ja perse e ka fajin Saliu edhe per “shitjen “e detit!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *