Ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Maqedonisë kanë zhvilluar sot takimin e tyre të katërt në Athinë.
Me ndërmjetësimin e Methju Nimiç, ministrat përcaktuan 17 majin si ditën e takimit mes kryeministrave Tsipras e Zaev.
Takimi do të zhvillohet në Sofje, krahas samitit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian.
Përsa i përket çështjes së emrit të Maqedonisë, palët janë ende larg marrëveshjes.
Në kuadër të marrëveshjes, Athina dhe Shkupi po diskutojnë skenarin sesi mund të përftohet miratimi i Greqisë ndaj hyrjes së Maqedonisë në Nato, si dhe përkundrejt statusit të saj si vend kandidat për në BE.
Si pjesë e këtij skenari mund të shihen edhe përgatitjet e Shkupit për të sjellë ndryshime në kushtetutë, përsa i takon ndryshimit të emrit të Maqedonisë.
s.a/dita
