Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç tha se Serbia duhet të angazhojë sa më shpejt të jetë e mundur lobistë që të mbrojnë interesat e Serbisë në zgjidhjen e problemit të Kosovës.
“Qëllimi duhet të jetë qasja tek vendimmarrësit, posaçërisht te Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në mënyrë që të ketë mbështetjen e tyre për një zgjidhje të përhershme për Kosovën”, tha ai për “Blic”.
Iviva Daçiç tha se kontrata e lobimit me agjencitë amerikane është nënshkruar nga 173 vende, duke shtuar se në kohët moderne është e qartë që vendi funksionon në këtë mënyrë.
“Çështja është se e gjithë kjo është transparente, dhe i kam thënë Aleksandar Vuçiçit se ishte një gabim që nuk kemi dikë për të lobuar për ne”, ka deklaruar ai.
Bashkimi Europian i ka vendosur Serbisë si kushte kryesore për integrim normalizimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë si dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës .
“Është një detyrë e rëndë”, është shprehur Vuçiç më 15 nëntor të 2017-s, pas takimit me Përfaqësuesen diplomacisë së BE-së, Federica Mogherinin.
s.a/dita
