Çështja e Teatrit, Vlahutin: Dëgjoni qytetarët tuaj për të gjetur zgjidhje

Dita

Ambasadorja e BE-së në largim, Romana Vlahutin, ka komentuar nga Fieri situatën aktuale të krijuar për Teatrin Kombëtar.

Ajo ka këshilluar drejtuesit e shtetit të flasin dhe të dëgjojnë qytetarët e tyre rreth kësaj çështjeje, në mënyrë që të përftohet një vendimmarrje në favor të tyre.

“Është e rëndësishme të dëgjohen qytetarët. Kur ka një vlerë emocionale, duhen dëgjuar.”-u shpreh ajo.

Ambasadorja vijoi të thoshte se ka marrë letra dhe kërkesa që kanë të bëjnë me këtë çështje.

“Jemi duke bërë një analizë të bazës ligjore.Përgjigjja jonë do të vijë pas një analize të thellë lidhur me çështjen e teatrit. Të diskutohet me qytetarët.”– tha Vlahutin.

Projektligji që do t’i hapë rrugë ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar, u miratua në seancën e së enjtes me 75 vota pro nga maxhoranca, dhe aktualisht pritet dekretimi i tij nga Presidenti, në mënyrë që të hyjë në fuqi.

s.a/dita

Share This Article
5 Comments
  • Qytetaret duan nje teater moderne.!
    Ata qe nuk e duan perparimin behen penges sice u ben edhe per probleme te tjera .!
    Qytetaret duan teater moderne.!

  • Po cfare (mos)dekretimi nga burri i baxhelles Mona hajduti me bllok ne dore, ai celsat e kashtes ka ne dore, po nuk e hodhi firmen kalon per here te dyte ky projkt ligj ne Parlament dhe nuk hyn ne pune me Likja, kesht prjekti kthehet ne ligj.

  • Banda nihiliste mafioze pedeiste per gjithcka eshte kun-
    der dhe kete e ben vetem per te krijuar zhurme e zalla –
    mahi koti sepse as qe i plas fare per “vlerat e teatrit” fa-
    shist te kohes se Musolinit. Ata e kane hallin gjetke. Me
    qe tani po largohen ambasadoret e nderuar : LU dhe
    VLLAHUTIN o burra thote banda Saliut te bejme sa me
    shume zhurme qe kur te vijne ambasadoret e rinj : te
    SHBA- s dhe BE- s te mos merren me Reformen ne Drej-
    tesi dhe Vettingun por me problen e nje fare teatri ,si pu-
    na Daut Hoxhes,bari delesh dhe qe vrasja e tij ne kufi
    “Shkaktoi luften Italo- Greke” ?! A mund te justifikohet kjo
    lufte me vrasjen e nje bariu per te nisur nje lufte me di-
    mensione boterore ?! Edhe kjo i ngjan tamam kesaj ali-
    bie, sebepi per te kamufluar qellimet e verteta te hallit qe
    ka kjo banda nga “Tornado” , apo ” Taifuni” qe po afrohet
    me Reformen ne drejtesi dhe vettingun. Kjo eshte e gji-
    tha,te tjerat s’jane gje tjeter por “sebepe” dje me kete vlen
    t’ju kujtojme. ate kengen labe: ” S’jane shkaqe por sebe-
    pe,turpin e paci per vete” ! Prandaj zonja e nderuar Vlla-
    hutin te mos mashtrohet nga furtunat e bandes pedeiste
    qe krijon “ne nje gote uje”, per qellimet e veta diabolike.
    Synimet e tyre jane sa hileqare aq edhe djallezore: te
    shpetojne nga ndeshkimi,qe do te thote burgu dhe mbi te
    gjitha te shpetojne me cdo kusht pasurine e grabitur e
    plackitur ne rruge e mjete nga me te pa skrupullta.
    Zonja Vllahutin shqiptaret kerkojne nje Teater Kombetar
    Modern dhe se vetem banditet vicidolas kerkojne vetem
    primitivitet,kanun,mafia,tribaluzem. Sa me shpejt te vini
    nje hendek te pakapercyeshem Vosler me bandat pedeis-
    te dhe leseiste aq me mire do te jete per Shqioerine dhe
    kombin shqiptar.

  • Varet ke quan qytetare ,po qe se eshte Luli qytetar te tjeret jane te huaj.Luli nuk ka perfaqesuar ndonjehere qytetaret. Qytetaret e vertete dhe gjithe njerezit pozitiv te ketij vendi e duan teatrin ashtu sic deshen parkun nga liqeni,sic deshen pazarin e ri,sheshin Skenderbe e shume ndertime te tjera te bukura e funksionale qe I sherbejne qytetareve te ketij vendi.Qeveria e ka mare voten e qytetarve dhe duhet lene te punoje ,mjaft me me shkelmat e me pengesat e Lulit me shoke.

  • Ambasadorja e BE, ben mire qe i permend ato letra qe ka marr nga perkrahesit e lulit, por duhet te dij se 90% e shqiptareve, qe nuk i kan shkruar letra, jo vetem qe jan per nje teater te ri e modern, por nuk e kuptojne se perse behet gjith kjo lufte per te ruajtur nje godine pa asnje vlere te vecante materiale e arkitektonike. Une dhe te gjith ata qe njoh, mendojne se çeshtja e teatrit eshte nje çeshtje inegzistente, e krijuar artificialisht per arsye politike. Ambasadorja, pas kaq vjetesh ne Shqiperi, duhet te kish kuptuar qe opozita aktuale per te sabotuar punen e qeverise, eshte gati te krijoj furtune edhe ne nje got me uj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *