Gjykata liron dhe Ylli Pinarin, i parafundit i Gërdecit

redaktor

Me argumentin për t’i shërbyer nënës së sëmurë në shtrat, Gjykata e Tiranës vendosi dje të pranonte kërkesën dhe të lironte me kusht Ylli Pinarin, ish-drejtorin e MEICO-s, i dënuar me 10 vite burg për shpërthimin e ndodhur në Gërdec, më 15 mars 2008, ku vdiqën 26 njerëz. Gjyqtari pranoi argumentet e të dënuarit, që paraqiti edhe raportin shëndetësor për vete se vuan nga zemra, ndërsa ish-drejtori i kompanisë që tregtonte armë u la i lirë. Pritet dhe zbardhja e vendimit dhe ekzekutimi i tij si dhe formalitetet e fundit që Pinari të lërë burgun e “Ali Demi” në kryeqytet ku gjendet i izoluar. Nga ana tjetër do pritet edhe reagimi i prokurorisë, nëse do lejojë që i parafundmi i burgosur i Gërdecit të qëndrojë i lirë me kusht.

Sipas avokatit, Pinari vuan nga zemra, ndërsa pas divorcit nga bashkëshortja duhet të kujdeset edhe për nënën e tij 86-vjeçare e cila është e vetme. Gjithashtu kërkesa për liri me kusht bazohet edhe tek sjellja e mirë gjatë kryerjes së dënimit. Gjykata e Tiranës në bazë të ekspertimit mjeko-ligjor që vërteton gjendjen shëndetësore të Pinarit, ka pranuar kërkesën e tij për të marrë liri me kusht. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Petrit Çomo.

Ylli Pinari, në shkurt të këtij viti u dënua në formën e prerë nga Gjykata e Apelit me 10 vjet burg, por falë përfitimit të uljes së 1/3 se dënimit dhe ditëve të qëndrimit në paraburgim, ish-drejtorit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet e 6 muaj burg. Në tragjedinë e Gërdecit humbën jetën 26 persona dhe u plagosen dhjetëra të tjerë. Prapa hekurave nga të akuzuarit mbetet vetëm Dritan Minxholli. Më parë ishte liruar edhe biznesmeni Mihal Delijorgji, pronari i fabrikës së demontimit të armëve “Albademil” në Gërdec. Ndërkohë që shumë ushtarakë u dënuan si pjesë e kësaj tragjedie, disa prej të cilëve në arrati, të tjerët përfituan amnisti dhe ulje dënimi.

Foto Vedat Xhyshiti: Fëmijët e Gërdecit pas shpërthimit

Share This Article
7 Comments
  • Me gjthe ato Euro qe ka vjedhur Pinari dhe qe ka “dorovitur” prokurore dhe gjygjtare, ky eshte lajm qe nuk cudit askend ne kete vend qe e zoteron krimi shteteror.
    Sa per dijeni te lexuesve Pinari gjate gjithe kesaj kohe realisht ka qendruar ne shtepi, ndryshimi eshte se tani ai nuk paguan me zyrtaret e korruptuar te burgjeve por i ka mbyllur hesapet me te kryekorruptuarit e gjygjsorit.

  • Lirimin me kusht ta kalojë në gërdec duke punuar tokat e gërdecarëve dhe për pastrimin e mjedisit në fshat. Ta fillojë më 15 mars,përvjetorin e gjashtë të shperthimit!?

  • Zoti e denofte kete kriminel qe mbuloi krimin gjakatar te Saliut dhe djalit te tij!

    Zoti i denofte gjykatat shqyptare pa piken e moralit dhe meshires per viktimat e Gerdecit!

    Zoti denofte firmen Sali Vrastarin qe me VKM e tij beri te mundur tragjedine e Gerdecit!

    Zoti denofte firmen private Saliu@Son qe nga lakmia per te fituar LEKA si te papare nuk menduan per rreziqe e demontimit te predhave me barut!

    Zoti denofte Fatmir Mediun qe i sherbeu me besnikeri krimit shteteror te Sali Berishes dhe qe ekzekutoi pa j’u dridhur syri 26 njerez te pajashem ne Gerdec!

    Zoti denofte Bush-Xhunjorin bashke me sekretare e tij Kondoliza Rajs qe i falen 300 milione USD pare te thata Saliut ne aferen mafioze te fishekeve kineze per ne Afganistan dhe per tragjedine e Gerdecit dhe qe me pas nuk mbajten asnje pergjegjesi dhe i lane familjet e viktimave ne nje mjerim dhe trishtim te papare!

    NASTRADINI I MALLKON TE GJITHE KETA KRIMINELE GJAKATARE!

  • Para Yllit duhet te ishin denuar F. Mediu, Shkelzen Berisha , Sali Berisha, Delijorgji dhe ne
    fund te denohej Ylli Pinari ! Ky ka qene thjeshte ”koka turkut,, ! Helbete ishte tirones dhe nuk
    kishte kush ta mbronte ! Zaten dihet kush e ka patur pushtetin denbabaden ne Shqiperi !
    Tironsit njihen vetem per ”fergesen tironse,, ! O tempora , o mores ! Quo Vadis ?…

  • O milet qe besoni se vrasesit e Gerdecit, duhej te ishin mbas hekurave per gjithe jeten, Saliu kur e pa se demonstrata e fundit, nuk arriti numrat e nevojshem, i ka dhene urdher gjykatesve te emeruar prej tij, qe te lirojne kontigjentin PeDe-ist, nga burgjet dhe gjykatesit, qe e dine se Saliu u ben gropen, ju binden dhe perfundimi, do te kemi te tjera qyfyre drejtesie ne te ardhmen.

  • Normal, qe do te lirohen te gjithe, se gjykata eshte e Berishes.
    Në burg, tani radhën e kane per te hyre Berisha, Luli, Mediu-drogaxhiu, Jari-kukulla, Ristani.
    Po, kush ti çoj para drejtesisë?
    Nëse nuk e bën kjo mazhorancë, atehere duhet ti dalim per zot ketij vendi ne populli shumicë, që ta marr vesh mirë opozita kriminele dhe mazhoranca qe nuk po del zot punëve te saja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *