Çështja Meçollari, TCH përgënjeshtron veten dhe gjeneral Gjunkshin

DITA Online

 

Ish-shefi i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura, aktualisht deputet i PD, gjeneral Xhemal Gjunkshi, ka ndryshuar qëndrim për të propozuarin si negociator për marrëveshjen me Greqinë Artur Meçollari, brenda 24 orëve.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, (mund ta lexoni këtu) gjenerali-deputet thoshte se nuk kishte asnjë informacion nëse ka qenë Meçollari i akuzuar si spiun i një vendi të huaj dhe se ishte i vlerësuar nga SHBA.

Njëherësh nënvizonte se Artur Meçollari ishte personi më i përshtatshëm për të qenë në grupin negociator.

Por pa kaluar disa orë, gjenerali ka bërë prapakthehu.

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm në një intervistë për Top Channel ndryshoi komplet deklaratën e tij, duke thënë të kundërtën.

Ai tha se për Artur Meçollarin dha informacione kompromentuese komandanti i Forcës Detare, Ylber Dogjani.

“Atij gjatë përballjes për t’u graduar me gradën e Gjeneralit në dosjen e tij personale, iu gjetën dokumente kompromentuese, që nuk e lejonin që të avanconte më përpara. Për këtë ka informacion shumë të qartë komandanti i Forcës Detare, Ylber Dogjani, i cili në atë kohë kishte detyrën e Komandantit të Qendrës Personel-Rekrutimit dhe ka sjellë vetë dokumentacionin për të”, thotë Gjunkshi për TCh. (Intervistwn mund ta lexoni këtu)

Por nuk mbaron me kaq.

Top Channel në një lajm të pasdites ka përgënjeshtruar veten, por duke nxjerrë gënjeshtar dhe gjeneralin.

“Pas transmetimit të kronikës në edicionin e orës 15:00, Ministria e Mbrojtjes kontaktoi Top Channel për të sqaruar se në datën 4 tetor 2012, kur Artur Meçollari është liruar nga ushtria, Ylber Dogjani ende nuk e kishte marrë gradën e gjeneralit dhe në atë kohë nuk ka qenë drejtor i Shërbimit Informativ të Ushtrisë, e kësisoj nuk ka patur informacione që mund t’ia lejonte ky post.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, Ylber Dogjani, është emëruar drejtor i Shërbimit Informativ të Ushtrisë në korrik 2013, pra 10 muaj pasi Meçollari ishte liruar”, shkruan TCH që më pas i bën një profil pozitiv kapitenit Meçollari.

a.s/dita

Share This Article
5 Comments
  • Ore keta jan QORA Idjote apo shejtan budallenje , Gjinkshi deklarohet qe Ylber Dogjani ka qene komandant I Forces Detare kur Gjunkshi ka qene shefi I Shtabit para 2013 dhe jo Drejtor i SHIU, a i kontollojne informacionet keta TV, hahaha shtet dhe gazetar rumpall

  • Tufa e vampireve,hajduteve,kusareve,krimineleve te kombit shqipetar jane gati te shesin gjithe shqiperine perfshire edhe familjaret e tyre per te shpetuar lekuren. Po mundohen te kordinojne marrveshjet nendheshme dhe dalin zbuluar pasi i kane humbur kordinatat dhe njeri i bie thumbit tjetri patkojt. Prokuroria te kerkoje te hiqen pasaportat per gjithe politikanet shqipetare duke filluar nga Floriri i kulluar e deri tek deputetet. Dhe te konservohen per tiu a dhene ne raste sherbimeshe vetem me vendim gjygjesor dhe me afat me kushte qe ta kthejn ne momentin e hyrjes ne teritorin shqipetar. Ndryshe do largohen te gjithe si Ahmet Zogu e deri tek LLLLALLLLA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *