Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha të mërkurën se shpreson qw “arsyeja e shëndoshë” do të mbizotërojë në mosmarrëveshjet me Londrën, rreth helmimit të ish-spiunit rus, Sergei Skripal, dhe vajzës së tij, Yulia.
Të dy ata janë helmuar me agjent nervor në qytetin Sallsbëri të Anglisë, më 4 mars.
Britania thotë se Rusia duhet fajësuar për sulmin kundër Skripalit, por Moska e mohon përfshirjen.
Incidenti ka shkaktuar krizë diplomatike – shtetet perëndimore dhe Rusia i kanë dëbuar njëra-tjetrës dhjetëra diplomatë.
“Pres momentin që më në fund logjika do të mbizotërojë në marrëdhëniet ndërkombëtare mbi emocionet, por ende nuk ka ardhur ai moment”- është shprehur kreu i shtetit rus, përgjatë konferencës së përbashkët për shtyp me liderin turk Rexhep Taip Erdogan.
o.j/dita

Ti me mire mos vrit kundershtaret e tu si:
ZOGJ PULE
Njesoj si Stalini do kohe me pare
por:
Mos pushto shtete dhe territorie:
Njesoj si Hitleri, sic bere me Krimene do kohe me pare
dhe:
Pastaj emocionet zhduken vetvetiu.