ÇËSHTJA TAHIRI / Bluzat misterioze: Ja përse u vendos zgjatja e hetimeve për Sajmen

redaktor

Krejt rastësisht, ishte turma e fanseve femra gjatë seancave gjyqësore të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, arsyeja pse gjykata ka vendosur shtyrjen me disa herë të hetimeve për Tahirin, pohojnë për Gojët e Liga, burime me bluza të stampuara.

Gjithçka nisi kur mediat e pranishme filluan të ndjekin me vemendje takimet entuziaste të tifozeshave të Tahirit me idhullin e tyre duke hyrë e duke dalë nga seanca gjyqësore.

Nëpër bluzat e grave dhe vashave tahirofile, u vunë re foto të stampuara ku ato shfaqeshin se bashku me Saimirin, i cili brenda në foton e stampuar shfaqej po ashtu me një bluzë me foto të stampuar.

Sipas burimeve hetimore, edhe vetë fotoja e dytë e stampuar në bluzën e Sajmes, tregonte Sajmen me fanse të ndryshme, por edhe burra; ky reaksion zinxhir fotosh brenda fotove, zgjoi kuriozitetin e instancave, të cilat nisën të zhbirilojnë personazhe të ndryshme me interes për hetimin, brenda këtij labirinthi.

Sipas prokurorit Rori Proko, ka indicie se njerëz të lidhur me akuzën e kultivimit dhe trafikimit të hashashit të varietetit të shartuar cannabis lazaratus progonatus, mund të shfaqen nëpër fotot e stampuara brenda bluzave të stampuara me foto. Të stampuara.

Duke folur përpara reporterëve me një këmishë ku dukej fotoja e stampuar e Rori Prokos me Proko Roren e përgjithshme D’arta Markanjan, e cila në bluzën e vet brenda fotos dukej se kishte stampuar një foto të saj me kryeministrin Edi Rama, Proko deklaroi se për të shuar çdo dyshim, hetimet duheshin zgjatur edhe 24 muaj.

Siç mësohet, kjo kërkesë u miratua nga kreu i trupit gjyqësor Pendul Kandari, i cili teksa lexonte solemnisht vendimin, kishte të stampuar në togën e vet një foto me anëtarët e huaj të Operacionit ndërkombëtar të Monitorimit. Çuditërisht, secili nga këta të fundit mbante një bluzë ku kishte të stampuar një foto të Elisa Spiropalit.

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike pa pendul kandari

Share This Article
6 Comments
  • Perfundimisht Dita hyri ne llumin e Saliut dhe Metes! I bashkon shoqeria socialiste me Saliun ne krye! Nuk habitesh qe ne Shqiperi nje media e nderuar katandiset keshtu! Sinqerisht me vjen keq sepse kam patur respekt! Sajmiri mund te jete si thoni ju, por duhen prova ,fakte dhe jo si ato tuajat dhe “qytetarit dixhital”.

  • O Syri.net qe akuzon Dita’n per Salizem! Eshte satire e para punes, e dyta, cfare ka bere Sajme flet Shqiperia e gjelberuar ne kohen e tij. Vetem qorra si syri nuk duan ta shohin

  • O Tahir o vemje e politikes shqiptare ! Nuk mbulohet muti me shurre ! Je i kapur ! Te kesh turp kaq! Te doli kallaji ! Je shume i perkedhelur dhe Partia Socialiste nuk duhet te mbroj ! Je pa pike morali ! Ske asnji ndryshim nga Berisha dhe Luli !

  • Syri @…
    Bei te fala komisar ZAGANIT .
    Ky samja i jot ,ja kaloi Berish larqoftit ,ky i fundit vetem ne Lazarat ,kurse ky ministri i brendshem i Rames ne te gjithe teritorin .Jo per ndonje gje ,por po burgosen perdite ,nga 20 e 30 shqiptare ,dhe ne si popull me taksat tona te pagojme per keta dragomane akoma ,mos haro se jemi poppulli me i varfer ne rajon .Te lutem komento me mend ne koke o Syri..

  • Hahaha varieteti lazaratus-progonatus, mendo se cfare bombe del shartimi, rrezik ne vend te gjetheve te hashashit dalin direkt nga toka qese heroine

  • Varieteti i papare “lazaratus-progonatus” ishte si nje rrezultat i punes shkencore ne Laboratorin e Xibrakes qe udhehiqej nga doktori i shkencave te pllagjiatures enveriste, Tautau Lanet Ballabani, ish pionier me ze bilbili i Enverit nga Librazhdi ne bashkepunim me shkencetaret me nje sy nga Kruja, deputete famoze te Rilindjes qe perpara cdo zbulimi shkencor shkojne te pallojne ndonje goce pabukse Xhixhiela me patllake tek koka dhe per frymezim shkencor ja djegin bythen me cigare sikur te ishte tavell duhani dhe kur erdhi nje Komisar Policie nga populli Hazreti i Nuhut “alejhis selam” si Xhebrail-Meleku i derguar nga Pejgamberi ENGJELL shpetimtar per Xhixhielen e ngrate, atehere u shfaq menjehere SHEJTANI në një formë te cuditshme prej Artisti piktor bojaxhi me furce ne dore dhe i urdhëroi të pikturojnë portretin e Komisarit te popullit Hazreti i Nuhu si nje Poliagjent te rrezikshem dhe si nje Armik i Kllases te tyre me qëllim që të ngushëllohen dhe të kujtojnë me mallengjim kohët që kishin kaluar me Partine e Punes me bunkeret e tollonat.

    KJO ISHTE ZANAFILLA E SE KEQES

    Kjo ishte zanafilla e së Keqes. Kur u shua brezi që i kishte mbetur nje pike morali, erdhën breza të tjerë, ndërkohë që dija e tyre u përzje me gjëra të kota. SHEJTANI duke i nxitur u tha:

    “Këto parime jane klishe te neveriteshme që mbajnë emrat e klerikeve dhe sherbetoreve te fese qe nuk eshte droge reale e zbuluar ne laboratorin e Xibrakes te doktorit te shkencave te palgjiatures enveriste Tautau Lanet Ballabani varieteti “lazaratus-progonatus”, por kjo droge eshte nje opium i rrezikshem per popullin, të parët tuaj u luteshin, ketyre pisave te Zotit, u kërkonin ndërmjetësim tek Zoti, përmes tyre kërkonin shiun dhe largonin sëmundjet, por ai, SHEJTANI vazhdoi t’i nxiste derisa i ktheu tërësisht në adhurimin e tyre, edhe pse këshilluesit intelektuale ua dhanë këshillat e tyre, por populli i Hazretit te Nuhut nuk vuri mend dhe:

    E KEQJA VAZHDOI SI ME PARE

    dhe:

    Populli nga Hazreti i Nuhut nuk e kupton se nga i vjen e Keqja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *