Çeta e parë partizane e myzeqesë

Ornela

 Jovan Bizhyti

(26 dhjetor 1942)

Aksionet e para të kësaj çete, cilët ishin drejtuesit e saj dhe kontributi i Spiro Moisiut. Reagimi i forcave balliste të komanduara nga Isa Toska, Isa Manistirliu, Hamit Matjani e të tjerë.

Pas thirrjes së Konferencës së Pezës për mobilizimin e popullit në luftë për çlirimin e vendit nga pushtuesit nazi-fashistë, nisi krijimi i çetave të para partizane, që dhanë sinjalet e para të luftës Nac.Çl. Kjo lëvizje nisi të marr jetë dhe në krahinën e Myzeqesë. Dhe partizanët e parë të Myzeqesë së Lushnjes, u mblodhën në fshatin Kolonjë për të krijuar Çetën e parë partizane në 26 dhjetor 1942. Në 24 dhjetor partizanët ilegal mbërritën në fshatin Gradishtë. Atë mbrëmje u bë mbledhja e celulës së Partisë Komuniste, që vendosi për krijimin e çetës dhe vendin se ku do të bëhej ky takim. Të nesërmen në 25 dhjetor 1942, partizanët mbërritën në fshatin Kolonjë dhe u vendosën në baza të sigurta të fshatarëve patriotë, ku së bashku festuan darkën e Krishtlindjeve, një rit fetar nga më të festuarit të besimtarëve ortodoksë.

Të nesërmen në 26 dhjetor në mbrëmje, shtëpia e familjes Robo me të parët e saj, vëllezërit Kosta dhe Taqi Robo, pritën 23 mysafirët e parë me pushkët në krah e gjerdanët e fishekëve në brez. Oda e madhe e miqve ishte shtruar me qilima e sixhade të leshta, ndërsa zjarri shpërndante ngrohtësi nga oxhaku që flakëronte në krye. Xha Kosta, si më i madhi i shtëpisë, i ulur në njërën qoshe, ftoi për karshi Spiro Moisiun, Llazar Bozon, Pipi Bakallin dhe Rahman Uruçin, si më të moshuar dhe pastaj u ulën të tjerët pas tyre. Xhorxhi Robo ishte djali i shtëpisë dhe po kujdesej bashkë me shokët, Kolin, Irakliun, Nakon dhe Miti Bozon që ishin bashkëfshatarë të tij, për masat mbrojtëse në fshat e rreth shtëpisë dhe për mbarëvajtjen e atij takimi historik.

Xha Kosta u uroi mirëseardhjen djemve të luftës dhe Xhoxhi Robo si kryetar i celulës së Partisë Komuniste për Lushnjen, hapi takimin me sihariqin, se atë natë historike po krijohej Çeta e Parë partizane për nën/prefekturën e Lushnjes, krijesa që do jepte sinjalet e para të luftës partizane, vazhdimi i së cilës do pasohej dhe nga çeta të tjera, nga batalione e brigada të një ushtrie të organizuar, që do bëhej tmerr i armikut deri në çlirimin e plotë të vendit.

Pjesëmarrës atë mbrëmje ishin plot 23 partizanë, pothuaj të gjithë të rinj. Në sytë e tyre shihej gëzim e krenari, shihej një optimizëm e besim, se kjo shkëndijë luftarake do zgjerohej e do shtrihej në gjithë Myzeqenë e në gjithë Shqipërinë. Spiro Moisiu, që ndodhej ato kohë në Lushnje, u zgjodh një zëri këshilltar ushtarak i çetës nga përvoja e gjatë e tij në ushtri. Ai u foli partizanëve për detyrat luftarake që i prisnin në aksionet që do ndërmerrnin.

Çeta zgjodhi gjithashtu një zëri dhe komandantin e saj, Rahman Uruçi, patriot trim dhe i vendosur. Rahmani nuk kishte shkollë ushtarake, por jeta dhe veprimtaria e tij patriotike antifashiste, e kishin bërë luftëtar të zot. Rahmani vinte nga shtresa e fshatarsisë, njihej si antizogist dhe patriot i vendosur për çlirimin e vendit. Në fshatrat kodrinore të Lushnjes e në zonën e Darsisë, ai ishte me influencë, ishte i njohur dhe në fshatrat fushore të Myzeqesë. Lufta dhe aksionet e bënë Rahmanin komandant të aftë, ku më pas ai drejtoi dhe batalionin e parë partizanë, pastaj dhe Grupin Partizanë të Myzeqesë nga formacionet më të mëdha të qarkut të Beratit me mbi 800 partizanë, dhe vite më vonë, ai u zgjodh dhe komandant i Brigadës së XVI-të Sulmuese, që u formua në Therepel të Skraparit. Në drejtimin e Çetës, si zv/komandant u zgjodh Vesel Ahmeti, komisar Muharrem Shabani dhe zv/komisar Hasan Gina.

Në përbërje të Çetës partizane të Myzeqesë, atë natë dhjetori, përveç Spiro Moisiut, Llazar Bozos dhe Spiro Bakallit si përfaqësues i qarkorit të Durrësit, ishin të pranishëm dhe partizanët e parë: Rahman Uruçi, Xhorxhi Robo, Vesel Ahmeti, Naim Kuçi, Hasan Gina, Muharrem Shabani, Koli Ll. Bozo, Irakli Bozo, Nako Bozo, Miti Bozo, Beqo Arapi, Pasho Zoto, Sefedin Arrëza, Josif Pogaçe, Myslym Emini, Rako Gjermeni, Miti Gjermeni, Naxhi Xherahi, Skënder Libohova, Sadik Koprencka dhe Skënder Çela. Që në aksionin e parë, çetës iu bashkangjitën dhe partizanë të tjerë nga Libofsha e fshatrat për rreth si: Nikolla Kule, vëllezërit Llaqi dhe Mihal Jano, Spiro Kule, Jovan Sema, Sefer Hajdari e të tjerë.

Major Spiro Moisiu jo vetëm kontribuoi për ngritjen e formacioneve luftarake partizane në Myzeqe, por dhe i udhëhoqi ato në luftime e beteja për kundër armikut. Përpjekja e parë e Çetës partizane ishte ajo kundër postë-komandës së karabinierisë dhe batalionit bregdetar italian në fshatin Libofshë. Ky aksion i parë i Çetës u zhvillua një muaj pas krijimit, në 28 janar 1943, ideuar dhe zbatuar nga Major Spiro Moisiu së bashku me komandën e çetës. Para fillimit të luftimeve, u dërguan në thellësi të fshatit Libofshë për të njohur situatën dhe vend-ndodhjen e armikut dy partizanë nga çeta dhe dy të rinj vendas nga grupi edukativ i Libofshës. Po ashtu, u organizua dhe aksioni për prerjen e linjave telefonike, që lidhnin Libofshën me qytetet e krahinat për rreth.

Për prerjen e linjave Libofshë-Divjakë, u ngarkuan shokët Sadik Koprencka e Nikolla Kule, për linjën Libofshë-Lushnje, u ngarkuan shokët Jovan Sema e Llaqi Jano, dhe për linjën Libofshë-Fier, shokët Mihal Jano dhe Sefer Hajdari. Në ora 21.oo të datës 28 janar 1943 u krye aksioni i prerjes së linjave telefonike dhe në ora 22.oo nisi sulmi partizan ndaj repartit bregdetar të postë-komandës italiane dhe postës së karabinerisë në Libofshë.

Për disa orë u zhvillua një luftë e ashpër dhe e befasishme e Çetës partizane e përbërë nga rreth 30 luftëtarë, ndaj  një reparti ushtarak italian të kompletuar e të armatosur deri në dhëmbë. Që në përpjekjet e para, posta e karabinerisë u dorëzua, ndërsa postë-komanda e repartit bregdetar rezistoi për disa orë. Në orët e para të mëngjesit, çeta partizane u tërhoq drejtë katundit Vanaj dhe më pas në kodrat me pyje të Ardenicës, Kolonjës e fshatit Bitaj, duke i shkaktuar armikut pasoja në njerëz dhe dëmtime materiale, ndërsa çeta kaloi pa humbje nga forcat partizane. Ky aksion krijoi panik në radhët e ushtarëve italianë, të cilët pa humbur kohë u larguan nga Libofsha, po ashtu u larguan dhe postat e karabinerisë italiane dhe nga komunat Bubullimë e Divjakë.

Komandanti i post-komandës italiane Silvio Robino, i dërgoi një njoftim eprorëve në Tiranë ku thuhej: “Mbramë rreth orës 22.oo të 28 janarit 1943 në fshatin Libofshë, një çetë e armatosun, t’ue pre linjat telefonike, ka sulmue pa pritur kazermën e vogël të postë-rojes së kompanisë 428 të batalionit të bregdetit dhe kazermën e armës së karabinerisë me anë të një zjarri të gjallë, të shtime me breshëri e bomba dore. Sulmuesit ftonin ushtarët duke thirrur:-“Dorëzoni armët”! Në këtë përpjekje mbetën të plagosur ushtarët tanë, Palumbo e Xhuzepe, si dhe disa dëme materiale”.

Ky aksion i parë i çetës partizane ishte sinjali i parë i luftës partizane në Myzeqe dhe njëkohësisht një inkurajim për aksione të tjera. Pa kaluar shumë kohë, çeta partizane e Myzeqesë vazhdoi aksionet edhe jashtë territorit të Myzeqesë së Lushnjes, duke kaluar lumin Seman në luftën kundër ushtrisë fashiste italiane dhe bandës së kriminelit Isa Toska në Siqece e Rozhdije të Rroskovecit, ku u përfshinë në këtë luftë dhe Çeta e Skraparit dhe ajo e Mallakastrës, që i shkaktuan armikut shumë të vrarë e dëme materiale në teknikë e në armatimin luftarak. Në këtë betejë luftarake të partizanëve të çetës së Myzeqesë, mbeti i vrarë dëshmori i parë nga Myzeqeja, Hysen Kaja nga fshati Biçakaj.

Prezenca dhe kontributi i Major Spiro Moisiut në formacionet partizane të Myzeqesë në ato fillime të para të luftës partizane, ishte shumë i nevojshëm, sepse përvoja dhe autoriteti i tij, jo vetëm shtuan radhët e partizanëve në këto formacione, por arritën dhe fitore në aksionet e para luftarake kundër armikut, që u bënë nxitje dhe për aksione të tjera. (Historiku i LANÇl të rrethit të Lushnjes, viti 2005).

Në pranverën e vitit 1943 u krijua dhe organizata e Ballit Kombëtar si kondërpeshë ndaj PKSH, e cila ngriti kudo organizatat e saj. Ata shpallën një program prej 10 pikash që e quajtën “Dekalogu”. Sllogani i tyre ishte, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekja e tradhtarëve”, duke mos thënë asnjë fjalë për luftë kundër armikut. Në programin e tyre nuk zihej me gojë lufta kundër fashizmit italian, e quanin atë fuqi të madhe, ndaj theksonin që të mos luftohej kundër tij, se mund të na sillte pasoja katastrofike. Balli Kombëtar akuzonte komunistët si të shitur tek Rusia, nxisnin konfliktet fetare, duke i quajtur të krishterët si njerëz të komunistëve e tjera.

Edhe në qytetin e Lushnjes, disa elementë që ishin kundër lëvizjes Nac.Çl., formuan organizatën e Ballit Kombëtar, ndër ta më kryesorët ishin:  Qazim Dervishi, Taip Kurti,, Ismail Sefa, Ali Kuçi, Sul Zdrava, Hysni Jeniçeri e tjerë. Këta drejtues të ballit, disa nga bandat kriminale që funksiononin në Myzeqe, i tërhoqën në krahun e tyre dhe drejtuesit i vunë në krye të kësaj organizate si; Isa Manastiri, Hamit Matjani, Him Konoshi, Bexhet Qafa, Misir Sulko, Xhaferr Bali, Ibrahin Çela e të tjerë.

Krerët e Frontit Nac.Çl. të Myzeqesë, bënë të gjitha përpjekjet për të arritur marveshje me krerët e Ballit për një luftë të përbashkët kundër fashizmit dhe për të shmangur veprimet përçarëse të një lufte vllavrasëse. U bënë disa takime, si ai në fshatin Lumth në shtëpinë e patriotit Tonç Velo, ku nga Fronti Nac.Çl. ishin: Spiro Moisiu e Llazar Bozo, ndërsa nga krerët e Ballit ishin Xhaferr Bali dhe Hamit Matjani. Një takim u bë dhe me Isa Manastirin në fshatin Mërtish në shtëpinë e patriotit Jorgji Ndoni, ku nga radhët e Frontit Nac.Çl. ishin: Spiro Moisiu, Spiro Bakalli, Xhorxhi Robo dhe Irakli Bozo. Një takim tjetër u organizua dhe në Libofshë në shtëpinë e Kozma Janos, ku nga Fronti Nac.Çl. ishin Spiro Moisiu, Llazar Bozo e Loni Dhamo, ndërsa nga organizata e Ballit ishin, Ibrahim Çela, komandant balli dhe drejtuesi i partisë Nacional-Popullore, Hiqmet Meçe. Po ashtu u bënë dhe takime të tjera, por të gjitha nuk arritën marëveshjen e kërkuar.

Përfaqësuesit e Ballit kërkonin me këmbëngulje të mos i hapej luftë fashizmit italian, më pas dhe atij gjerman, si ushtri të militarizuara, që ushtria shqiptare nuk mund t’i përballonte dot ushtarakisht. Po ashtu ata kërkonin që të ndaheshin dhe zonat e influencës, pasi Balli Kombëtar pretendonte se kishte zona e fshatra ku ai kishte mbështetje masive dhe nuk lejonte që aty të futeshin partizanët. Fronti Nac.Çl. nuk mund të pajtohej me heqjen dorë nga lufta kundër pushtuesve për çlirimin e vendit, sado fuqi e madhe të ishin ata, as dhe të pranonte ndarjen e Myzeqesë në parcela të partizanëve dhe të ballistëve. Myzeqeja ishte një si e gjithë Shqipëria dhe duhej çliruar me luftë të armatosur kundër okupatorit nazi-fashisht.

Radhët e partizanëve sa vinin e shtoheshin, kjo bëri që në marsin e vitit 1943, në Myzeqenë e Lushnjes numëroheshin 4 çeta partizane:

-Çeta e parë vepronte në zonën Karbunarë-Biçakaj-Fiershegan.

-Çeta e dytë në zonën Mërtish-Krutje-Bubullimë.

-Çeta e tretë në zonën e Karatoprakut, Libofshë-Karavasta-Divjakë.

-Çeta e katërt në zonën kodrinore të Darësisë, Ballajgat-Hyzgjokaj-Zgjanë-Kosovë e Lushnjes.

Këto çeta lëviznin sipas situatave dhe ngjarjeve që krijoheshin. Në 20 prill 1943 të gjithë partizanët e çetave të Myzeqesë, u mblodhën në pyllin e Senes pranë fshatit Këmishtaj, ku formuan Batalionin e Parë partizanë. Komandant i batalionit u zgjodh Rahman Uruçi, komisar Muharrem Shabani, zv/komandant Irakli Bozo dhe zv/komisar Loni Dhamo. Spiro Moisiu që ndodhej ende ato kohë në Lushnje, u caktua gjithashtu këshilltar ushtarak dhe lozi një rrol të rëndësishëm në organizimin ushtarak të batalionit dhe në betejat luftarake kundër armikut.

Xhorxhi Robo në kujtimet e tij, bën vlerësime për rrolin dhe kontributin e Spiro Moisiut për organizimin e formacioneve partizane në Myzeqe:

–“Ndjej obligim e nder në vlerësimin e atij personaliteti të lartë siç ishte Spiro Moisiu. Ishte shans dhe nder për popullin dhe për ne partizanët e Myzeqesë, që u ndodh në Lushnje në ato kohë historike, një personalitet i tillë me potencial ushtarak e intelektual si Spiro Moisiu. Rroli dhe kontributi i tij, bëri që në Myzeqe u ngritën që herët formacionet e para partizane, siç ishte Çeta e Parë partizane në dhjetor 1942, u ngritën batalionet, dhe më pas Grupi partizanë i Myzeqesë me mbi 800 luftëtarë, nga më të mëdhenjtë në qarkun e Beratit. Spiro Moisiu, ato kohë të fillimeve të luftës, ishte jo vetëm këshilltar ushtarak, por dhe ideator e organizator i shumë sulmeve e betejave që përballuan partizanët e Myzeqesë në përpjekjet e para të luftës kundër armikut”.

Në ditët e para të korrikut 1943, Spiro Moisiu u thirrë në Labinot të Elbasanit, ku u zgjodh Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nac.Çl., ndërsa Grupi partizanë i Myzeqesë, me urdhër të Shtabit partizanë të Qarkut të Beratit nga varej Myzeqeja, në nëntor të atij viti, u përfshi me luftime në Operacionin e Madh të Dimrit 1943-44 në aksin Korçë-Berat, kundër ushtrisë gjermane dhe bashkëpunëtorëve të tyre, Ballit Kombëtar, në malësitë e Sulovës, Tomorricës së Skraparit dhe Gorë-Oparit të Korçës.

 

Share This Article
8 Comments
  • Shkrim interesant. Nisur nga shkrimi te ben pershtypje fakti, se Çeta Partizane e Myzeqese (se Lushnjes) eshte nder 5 – 6 çetat e para partizane n shkalle vendi. Te ben pershtypje edhe fakti tjeter, se Grupi Partizan i Myzeqese, krijuar ne shtator te vitit 1943, siç thuhet ne shkrim, eshte i dyti formacion më i madh ne Shqiperi, mbas Brigades se Pare Sulmuese. Urime, i nderuar Jovan!

  • Ne betejen e Ruzhdies e Siqeces ishte ceta e fshatit Jagodine e cila ishte krijuar ne janar te 1943 me komandant Sotir Kolen!

  • Shkrimi për nga permbajtja eshte mjaft interesant megjithse pa nivel nga ana letrare.
    Duket qe autori duhet te kete qene aparatçik komitetesh dhe i pa arsimuar por i diplomuar nga biografia e mire, qe mund te bej vetem për mesues fshati ne zonat malore.
    Po ai Shehleri i Çorrushes me origjine nga Izmiri Mehemet Ismuhil Shehu ish familje agjentesh i sherbimit sekret osman thoshte se Myzeqeja ska patur çeta te armatosura.Çeta thoshte ky spiun tyrçeli stamollet e kercinje i Mallskastres ka patur vetem Çurrushi dhe kjo çeta e Currushes ka cliruar tere Ballkanin nga nazifashizmi.
    I lutem Jovan Janos ti thote ketij analfabeti me mbiemrin Byxhyti te heq dorë nga keto shkrime se po injorone historine dhe inteligjencen myzeqare pasi vet kaq kupton ky autodidakt.
    O ooo Byxhyt lere Naun Kulen e Jovan Janon te shkruaj në për Myzeqen se na turperove.

  • Sjkrimi i botuar be gazeten DITA eshte nje kontribut shume i mire per njohjen e traditave te LAnÇ-IT NE mYZEQE. kY SHKRIM ME SA KUPTOJ ESHTE FRAGMENT NGA MONOGRAFIA KUSHTUAR sPIRO MOJSIUT E SHKRUAR NGA SHKRIMTARI DHE PUBLICISTI, jOVAN bIZHYTI. eSHTE E DREJTA E KUJTDO PER TE SHKRUAR POR NUK ESHTE E DREJTA E ASKUJT QW DUKE SHFRYTEZUAR RRJETIN SOCIAL, TE FYEJ TJETRIN DHE SIDOMOS KUR NUK E NJEH DHE. DEL ME IDENTITET TE RREME NE DUHET TARESPEKTOJME NJERI TJETRIN POR KURRE TA FYEJME! eSHTE I PANEVOJASHEM APELI I KOMENTUESIT “ai” KUR PERMEND EDHE EMRIN TIM NE KOMENT. aUTORI KETIJ SHKRIMI ESHTE MIKU IM, DASHAMIRESI IM, NJERI I EDUKUAR E I KULTURUAR. aI ME AFTESITE E VETA PERSONALE ARRITI DERI KETU KU ESHTE SOT, PRA QYTETAR NDERI I lUSHNJES SEPSE KA KONTRIBUTE TE VEçANTA. eSHTE SHKRIMTAR, PUBLICIST DHE STUDIUS. eSHTE AUTOR I DISA LIBRAVE DHE E FALENDEROJPER PUNEN QE BEN EDHE PSE I MOSHUAR. nJEREZIT NE KETE MOSHE KANE NEVOJE PER INKURAJIME OSE PER NJE FJALE TE MIRE DHE JO PER DENIGRIME.ESHTE E LEHTE TE SHASH, TE FYESH, TE KRITIKOSH POR NUK ESHTE E LEHTE TE SHKRUASH! dISA KRITIKE I NGJAJ NE EUNUKEVEl TE CILET E SHOHIN, DUAN TA BEJNE POR NUK E BEJNE DOT! URIME AKTORIT, SHKRIMTARIT DHE QYTETARIT TE NDERIT TE LUSHNJES, JOVAN BIZHYTI!

  • Zoti Jovan!
    Unë kam respekt për ju si person por edhe për familjen tuaj plot merita.
    Nuk jam me ju qe i thurni shume levdata ketij far Byzhyti.
    Ky i ashtuquajtur “ shkrimtari “ se bashku me nje far ish shef arsimi ne Lushnje me mbiemrin Xhoxhi por edhe disa shefa arsimi në Fier me mbiemrin Berdalli, Bedalli, Plaka me mos veprimet e tyre kane groposur te gjithe historine e lavdishmee te Myzeqese.Keta pseudointelektual dhe shkrimtaruc te vetshpallur e lane ne erresire historine e popullit heroik myzeqar e te trimave te tij si Gori Myzeqari, Filip Zhuka, papà Jorgji Karavastase, Alush Frrakulla, Irakli Pylli, Ymer Hoxha,Kozma Dhima, Kostandin Minga, Jani Kostandin Tons Kilica, Naum Doko, Lam Shtembari, Llazi Spiro Shen Pjetra, Jovan Ndreki e shume e shume te tjere qe te zhduket e te vdese pergjithmone.
    Dhe ju z. Jovan mbroni nje Byxhyt e Byxhuta te tjere per kete krim te krye me mos veprim kur paguheshin nga populli për ta bere këtë pune .
    Tani u kujtua Byxhyti te shkruaj historira per myzeqaret?
    Ku jane dorshkrimet e Jani Minges per pamvarsine qe vdiq me 1947, te Jovan Ndrekos, Kovi Saqellarit e shume te tjereve per historine e Myzeqese?
    I dogjen dhe asgjesuan qellimisht kalemxhinjte vlonjat, mallskastriot etj, qe i sherbyen tradhetarit Zog dhe kriminelit turko-shqiptar Mehmet Shehu per te ngritur vlerat e krahinave te tyre.
    Kjo ndodhi edhe për dobesi te myzeqareve si Byzhyti e Ben Xhoxhi te Lyshnjes dhe Berdallet e Bedallet e Fierit.
    Ky Byzhyti e shkrimtari jot me te tjere kane pergjegjesi te rend sepse edhe kush guxonte te shkruante ne ate kohe këta Byzhytat e denonconin, fyenin e diskriminonin.
    Prandaj livadhisen ca kalemtrash nga jugu sepse tek ne drejtuan te pa aftet, frikacsket e servilet e sekretareve te Partise si Byzhytet, Xhoxhet, Bedallet e Berdallet.
    Jam dakort me komentin e “ai” bile kritika nda byzhyteve duhet te jete me e ashper.
    Tani kerkon te duket Byzhyti se qenka dikush duke shkruar sa perralla te varfera te mara ne arkiva ku drejton edhe sot cifti Byzhyti.
    Ketyre njerezve duhet tu vij turp qe kane mare rrogat dhe nuk kane kryer punen per dekada te tera dhe tani na shpallen vet shkrimtar duke kopjuat arshivat.
    Botojeni këtë koment ju lutem.

  • Drejt, shume drejt e komenton shkrimin i nderuari Jovan Jano.
    Sot kur Balli Ckombetar hedh balte per faqen me te ndritur te historise sone kombetare “Shqiperia ne Luften e Dyte Boterore”, nuk ka vend per te pare qimen ne syte tane, dhe lene papare traun e tradhetareve te Shqiperise ne LDBoterore.
    Pa komunistet qe bene LDBoterore nuk do te kishte Shqiperi sot. Ose, do te kishte: Shqiperia Republike Autonome e Jugosllavise.
    Te nderuar komentues. Ti leme te genjeshtrat, zenkat, zilite, shpirtvogelsite etj., etj., e te mbaemi pas te vertetes, pas realitetit ekzitues i cili po na rrefen shkoqur fare se: Shqiperia gjendet ne buze te gremines. Pra. Ta mbajme Shqiperine te mos bjere apo, ta leme qe ne djall te veje?!. Kjo eshte ceshtja, e jo se Hasani apo Hyseni ishin me shume apo me pak trima … . E mjera Shqiperi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *