ÇETA E PROFETËVE TË RREMË

redaktor

 

Nga Viktor Malaj

 

“Se kush jeni ju e tregojnë ato që bëni dhe jo ato që thoni se do të bëni”/Karl Jung*

Jashtë asaj që unë kisha menduar më parë, Projekt-reforma e Drejtësisë u miratua në parlament. Për mua, miratimi dhe, sidomos, zbatimi i saj nuk mund të jenë “revolucion paqësor” si e quajti Kryeministri por, gjithsesi, do të jetë më mirë se ç’është sot. Një e mirë e madhe e këtij miratimi është fakti se do i japë një shtysë më të madhe procedurës së pranimit të Shqipërisë në BE. Por, ka edhe një të mirë tjetër, pak ose fare pak të përmendur këto ditë: gjithë procedura e formulimit dhe miratimit të Projekt-Reformës në drejtësi nxori cullak fytyrën dhe moralin e vërtetë, jo vetëm të klasës politike shqiptare, por edhe të skalionit propagandistik të vendit.

Ata që u rreshtuan qysh në fillim kundër reformës dhe që nuk lanë gur pa lëvizur për ta sabotuar atë, ata po paraqiten dhe vetëshiten si “autorët e reformës”. Bërja e reformës në drejtësi ka qenë një nga premtimet e shumicës në pushtet dhe, kryesisht, e PS-së. Duke e ditur vështirësinë e miratimit të saj nga opozita, qeveria aktuale e gjykoi të arsyeshme të kërkonte ndihmën e misioneve përkatëse të SHBA dhe BE. Me kontributin e tyre dhe të dy qeverive përkatëse u arrit të përgatitej një projekt i cili nuk ishte i përsosur që në fillimet e tij.

Opozita shqiptare, qysh në fillim u pozicionua kundër reformës me pretekstin se atë po e bënte Rama (a thua se nuk kishin qenë në Shqipëri dhe nuk i kishte pasur mundësitë për 25 vjet për ta bërë vetë) dhe se “reformën e vërtetë do e bëjë PD kur të vijë në pushtet” (L.Basha). Pasi braktisi pjesëmarrjen në komisionin përkatës, opozita u ndodh përballë diplomacive amerikane dhe evropiane që deklaruan se, “ky është projekti ynë…”. Menjëherë, pas këtij pohimi, filluan thirrjet për “revolucion, rrëzimin e qeverisë, bojkotim të parlamentit…” etj. Duke mos gjetur dot rrugëdalje, opozita u bë pjesë e komisionit dhe, pak më vonë, pretendoi se ishte meritë e saj që ishin bërë 33 ndryshime dhe projekti ishte bërë demokratik. Me gjithë këto vetëlavdërime ajo nisi kundërshtimin e miratimit të projektit me pretekstin se, “Rama po përpiqet të fusë në dorë drejtësinë”. Dhe mirë e kishin, se s’mund të thoshin atë që ndienin dhe i shqetësonte, se Rama do të na heqë nga dora drejtësinë e korruptuar me vullnetin tonë. Ishte drejtësia e tyre që i kishte lodhur dhe neveritur shqiptarët, prandaj 91% e tyre kërkonin reformimin e sistemit. Mirëpo, siç thoshte z.Arben Meçaj, përballë kërkesës popullore ishte vënë “struktura”. Kjo strukturë e ngritur me një mijë hilera dhe paligjshmëri ishte e shtrirë në vetë drejtësinë, Këshillin e Lartë të Drejtësisë (me Presidentin që komandonte emërimet dhe shkarkimet), Prokurorinë e Përgjithshme, e cila e kundërshtoi hapur projektin, në SHISH dhe në media. Fijet e të gjithë strukturës i luante arkitekti i saj, i cili pa këtë strukturë kriminale do të ishte një qytetar i zakonshëm dhe, madje, i izoluar nga shoqëria.

Rezistencën e krejt strukturës dhe arkitektit të saj ndaj reformimit përmbysës të status quosë, ne e dënojmë kur i konsiderojmë ata si bashkëqytetarë tanët dhe zyrtarë shqiptarë që janë paguar e paguhen për të na shërbyer. Mirëpo, ne duhet t’i mirëkuptojmë qëndrimet e tyre, kur dimë se kush janë dhe çfarë kanë bërë tash 25 vjet. Në rezistencën e tyre ndaj reformës, ata zgjodhën të hiqen si dashnorë të saj dhe, nga ana tjetër, të punojnë fort për ta penguar atë nëpërmjet kërkesave të herëpashershme që shpiknin. Ata besonin se kërkesat do iu refuzoheshin nga shumica dhe këtë do ia shisnin popullit si përpjekje për vendosjen e diktaturës. Për ta, reforma ose duhej bërë e tillë që të mos ua rrezikonte të ardhmen për shkak të së kaluarës së tyre kriminale, ose nuk duhej bërë fare, duhej sabotuar. Dhe, deri në një farë shkalle, ia kanë arritur.

Me fushatën e tyre shpifëse, i thoshin popullit se Rama nuk do as reformën dhe as konsensusin. Kjo binte në kundërshtim me pohimin se me kërkesën e tyre shumica kishte bërë 33 ndryshime të projektit fillestar. Mirëpo, kundërshtia në deklaratat që bëjnë nuk u bën përshtypje, sepse shpifjen dhe gënjeshtrën i kanë zgjedhur si armë efikase për të bërë politikë. Nga ana tjetër, të huajt pohonin se, “Në 9 korrik e zgjidhëm paragrafin 88… Rama iu ofroi atyre saktësisht atë që Basha kishte kërkuar…” (Donald Lu) dhe se “Rama është i qartë prej disa kohësh… dhe ai do që të ecim përpara” (Knut Fleckenstein). Gjithashtu, ambasada amerikane deklaronte se, “Qeveria tregoi fleksibilitet por, në fund, opozita nuk bëri të njëjtën gjë”. Pas pretendimeve të nenit 88, opozita nxori pretekstin e “sovranitetit” në mënyrë që t’iu hiqte të huajve çdo mundësi ndikimi në realizimin e reformës. Kushdo që ka njohuritë elementare të së Drejtës Ndërkombëtare e di se kur një shtet kërkon të bëhet pjesë e një bashkësie shtetesh (jo vetëm në rastin e federatës apo konfederatës), siç janë BE dhe SHBA, një pjesë e sovranitetit delegohet tek Bashkësia. Kupola drejtuese e opozitës e dinte këtë dhe, madje kishte pohuar se, “vetëm të huajt mund ta pastronin peshkun nga koka”, (i tha Basha zotit Donald Lu). Qëllimi ishte sabotimi i procesit dhe këtij qëllimi iu përmbajtën deri ditën e fundit dhe, madje, deri në orën e fundit. Hipokrizinë e Bashës dhe atij që e drejtonte në prapaskenë, e thekson edhe deputetja Majlinda Bregu kur tha se, “E kemi kërkuar ne ndërhyrjen e ndërkombëtarëve… Drafti ka ndryshuar 90% me ndërhyrjet tona…”.

Faktin që opozita, e drejtuar në prapaskenë nga Sali Berisha, po sabotonte procesin, e tregojnë jo vetëm veprimet e tyre të kryera përpara popullit shqiptar, por e pohuan edhe të huajt që ndihmonin procesin, si dhe figura të spikatura të vetë PD-së. Zyrtari i lartë gjerman Ernst Reichel thoshte se, “Na lind seriozisht pyetja nëse opozita po përdor çdo pretekst për refuzim sepse ajo nuk e do reformën në drejtësi…”. Ambasada amerikane deklaronte se, “Basha ka paraqitur një kërkesë të re të papranueshme. Ky zhvillim i fundit na detyron të arrijmë në përfundimin se kjo është një përpjekje e qëllimshme nga kreu i opozitës për të bllokuar këtë reformë”. Besnik Mustafaj pohonte se, “PD…ka realizuar procese transformuese të Shqipërisë dhe, papritur, tani kërkon të sabotojë reformën në drejtësi… Pra, ka një mungesë sinqeriteti nga drejtuesit e PD-së…”.

Kur ndërkombëtarët e panë se opozita ishte e vendosur në misionin e saj sabotues, atëherë i bënë thirrje ndërgjegjes vetjake të çdo deputeti për ta votuar një projekt që “përmbush plotësisht standardet e Komisionit të Venecias dhe standardet evropiane” (Donald Lu). Ky ishte një dush i nxehtë në vapën e korrikut për sabotuesit e procesit që, me hipokrizi të skajshme, gënjenin popullin dhe partinë e tyre se ata kinse po kërkonin një projekt që të përputhej me kriteret e Komisionit të Venecias dhe asgjë më shumë. Madje, ambasadori amerikan tha se, “Z. Basha propozoi diçka që ai vetë e ka pranuar se është në konflikt interesi dhe jo në përputhje me paragrafin 61 të Opinionit Përfundimtar të Komisionit të Venecias”.

Të gjendur në vështirësi, kundërshtarët e reformës zgjodhën që, nga njëra anë, të kërcënojnë deputetët e vet se, po e votuan projektin, “do iu digjen mandatet” (L.Basha dhe S. Berisha) dhe, nga ana tjetër, mashtronin duke thënë se, “ne jemi në kontakt me autoritetet relevante në SHBA dhe ata janë me ne” (L.Basha). Me këtë dhe me fushatën fyese ndaj ambasadores Vlahutin donin të krijonin idenë se dy ambasadorët ishin korruptuar nga kryeministri dhe se nuk përfaqësonin opinionet e qeverive përkatëse. Por, nuk vonuan edhe reagimet e dy ministrive të jashtme që konfirmuan se zëri dhe mendimet e ambasadorëve janë në unison me qendrat që përfaqësojnë. Arma tjetër e të dëshpëruarve ishin thirrjet për destabilitet dhe “përplasje të pashmangshme të Ramës me popullin e vet” (L.Basha) nëse e dërgon projektin për miratim në parlament.

Ndërsa data e votimit po afrohej, ambasada amerikane hoqi dorë nga politika e “karotës” dhe nisi atë të “shkopit” duke kërcënuar qartë se, “Do të ketë pasoja specifike negative nga SHBA për ata udhëheqës politikë që do të votojnë kundër kësaj reforme… Ju siguroj se do të ketë pasoja të rënda dhe afatgjata” (Donald Lu).

Kujt tjetër i drejtohej ky kërcënim përveçse Bashës dhe tutorit të tij që e tërhiqte për hunde nga prapaskena? Kaq hipokrit dhe i paskrupullt shfaqej ky njeri, ky individ politik që e kishin emëruar kryetar partie, e kishin bërë kryetar bashkie me vota të falsifikuara dhe që i kishte shpëtuar burgut për shpërdorimin e 230 milion eurove nëpërmjet kapjes së gjykatave, saqë propagandonte se “Rama është armiku i drejtësisë së pavarur… ne duam t’iu japim shqiptarëve drejtësinë që meritojnë”. Por, drejtësia që iu kishin dhënë shqiptarëve ai dhe kapoja i tij, ishte kjo që kemi sot dhe kundër së cilës ishin 91% e shqiptarëve.

Projekt-reforma u miratua dhe u votua nga të gjithë deputetët shqiptarë, si nga ata që e donin dhe nga ata që e urrenin. Pse? Sepse kundërshtarët e reformës u gjendën “të rrethuar”. Nga njëra anë ishte vendosmëria e SHBA-BE, nga ana tjetër iu fanepseshin 91% e shqiptarëve që donin të votohej projekti. Dhe, çfarë ishte vendimtare, pas deklaratave pro reformës të disa prej deputetëve të opozitës, blloku reformator siguroi më shumë se votat e domosdoshme. Në këto kushte, mosvotimi i tyre do të ishte vetëshkatërrues në aspektin e brendshëm dhe të jashtëm. Me votën e dhënë ata i shpëtuan vdekjes politike, por jo të qenit të sëmurë rëndë.

Merita e kryeministrit qëndron në faktin se qëndroi konsekuent deri në fund për miratimin e reformës dhe, nga ana tjetër, i futi kundërshtarët e reformës në grackë duke i ballafaquar me opinionin e brendshëm dhe të jashtëm. Dhe sabotuesit e reformës i humbën të dy këto opinione, pavarësisht mirësjelljes që shfaqin tani mbrapa disa zyrtarë evropianë dhe amerikanë. Për të pasur një ide të qartë rreth vlerave dhe moralit të kundërshtarëve të reformës, rreth raportit të interesave kombëtare dhe atyre vetjake në ndërgjegjen e tyre të sëmurë, mjafton të kujtojmë se kur evropianët thanë se, “mosmiratimi i reformës mund të sjellë pasoja të tmerrshme për Shqipërinë” (Fleckenstein) ata kërcënuan deputetët e vet nëse e votonin projektin. Ndërsa, kur SHBA i kërcënoi se do kishin pasoja vetjake të rënda dhe afatgjata, u vunë në rresht si delet drejt votimit “unanim”.

Gjatë gjithë procesit u vu re një qëndrim jo fort konsekuent dhe as i denjë i LSI-së. Nën maskën e konsensusit (ta kenë harruar që Kushtetuta 18-vjeçare në fuqi është miratuar pa konsensus?!); të pretekstit se “shumë deputetë nuk i njohin të gjitha nenet e projekt- reformës”, a thua se nuk kishin pasur kohë t’i studionin; kërcënimeve për qeveri teknike apo dorëheqje, nëse nuk e voton ky apo ajo projektin, kapedani i kësaj partie dëshmoi se miratimin e projektit e bëri “më shumë nga halli se nga malli”. Ai na krijoi bindjen se në rrethana të tjera, do të kishte votuar ndryshe. Në kohën që ndërkombëtarët, më se një herë, i konsideruan kërkesat e opozitës si të papranueshme dhe e stigmatizuan atë si sabotuese të reformës sepse “Z. Basha ka gjetur gjithmonë diçka për të refuzuar” (Donald Lu) dhe ky konkluzion u mbështet edhe nga ish-deputeti dhe ministri i PD-së B. Mustafaj, z. Meta na thoshte se “Opozita ka dhënë kontributin kryesor për kompromis…”. Madje, edhe ditën e fundit Meta u shpreh se ishte kundër votimit me SMS dhe nën kërcënim, mesazh që i drejtohej ambasadës amerikane. Nëse LSI nuk pozicionohet si duhet në spektrin politik dhe vazhdon të bëjë rolin e gruas që, ndërsa shëtit me burrin për krahu, ua bën me sy bandillëve që kalojnë aty pranë, atëherë publicistika, që e do të drejtën dhe të vërtetën, do ta paraqesë këtë parti më shumë si një kompani private që e përdor votën e zgjedhësve për konkurrim në tenderat politikë fitimprurës dhe jo si një formacion politik me ide dhe parime popullshërbyese.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama duhet të tregohet më luajal dhe i qartë me partnerin politik në qeverisje dhe duhet të bëjë ato që thoshte deputeti E. Braçe. Ai duhet të marrë edhe mendimet e kësaj partie rreth problemeve të qeverisjes dhe, në bashkëmendim dhe bashkëveprim me të, të ndreqë disa të meta dhe gabime që vihen re në dikasteret e drejtuar nga ministra të të dy partive.

Një fenomen që ra në sy dukshëm gjatë “betejës” për reformën ishte edhe qëndrimi i një pjese të medias. Ky qëndrim evidentoi faktin se të këqijat e vendit nuk janë vetëm produkt i politikanëve, por edhe i atyre propaganduesve të përditshëm vizivë dhe të shkruar që kanë si mision mashtrimin e popullit, qoftë për shkaqe emocionale, ashtu edhe për mungesë të madhe të formimit intelektual e moral. Megjithëse procesi i zhveshi lakuriq sabotuesit e reformës, një numër gazetarësh dhe opinionistësh pa moral bënë çmos që të bindnin popullin se ato që shihnin e dëgjonin vetë nuk ishin ashtu siç dukeshin, por krejt ndryshe. Ngjashëm si tek përralla e Andersenit “Mbreti Lakuriq”. Në vend që të diskutohej rreth projekt-reformës, shkrimet dhe diskutimet e tyre përqendroheshin në gjëra të tilla si: cili po ia hedh tjetrit, kush është duke kërcënuar tjetrin, a po largohet Meta nga qeverisja etj, dhe disa syresh, duke parë njëri-tjetrin cullak masturbonin për t’i shitur opinionit shqiptar “qeveri teknike” me emra konkretë, i “uronin” Ramës lamtumirën si kryeministër dhe shihnin gjithfarë ëndrrash në diell me “Babën” gërdallë që kthehej sërish në pushtet në shpinë të kalit gërdallë. Për ta, përparësi ishte rrëzimi i Ramës dhe ardhja në pushtet e opozitës dhe jo rrëzimi i piramidës së padrejtësisë që e kërkonte populli.

Edi Rama ka jo pak të meta dhe gabime dhe nuk i plotëson sa duhet mëtimet e mia për kryeministrin, por të demonizosh atë, për inate dhe qejfmbetje vetjake, dhe të paraqesësh si alternativë të tij individë që kanë kryer krime dhe kanë shumë llogari të pambyllura me drejtësinë dhe popullin, kjo është diçka që bëhet vetëm nga individë që kanë moral të kalbur, moral horrash.

Sikur procesi në fjalë të mos ndiqej, ndihmohej dhe sqarohej nga të huajt, këta agjitatorë të mashtrimit popullor do t’ia kishin arritur që t’i shisnin popullit shqiptar tablonë false që tentuan të krijonin. Njëri prej tyre, që ka humbur miliona nga mbyllja e një kanali televiziv që ushqehej me para droge, pohoi se “më mirë të mbajmë këtë drejtësi që kemi se sa t’ia lëshojmë Ramës në dorë”. Një shkrimtar dhe ish – mocionist, ish-ministër e deputet, por edhe analist i gjithçkaje, përpiqej të na hidhte hi syve rreth pretendimit më të fundit të Bashës rreth dy çështjeve të sajuara prej tij. Ndërsa ambasada amerikane e quante atë “një kërkesë të re, të papranueshme” dhe z. Fleckenstein e konsideronte këtë pretendim si “i vështirë të kuptohet nga njerëz normalë”, analisti ynë lavjerrës thoshte: “Nuk ka pasur kërkesa të reja. Thjesht, gjatë natës, dikush u kujtua që dy çështjet e dakortësuara duheshin trajtuar ndryshe…”. Një tjetër me mentalitet fisnor arriti deri aty sa të pohojë se: “Kjo meriton të quhet reforma e opozitës… Basha u konsolidua si drejtues i PD-së”.

Në të vërtetë, ajo që konsolidoi më tutje ky proces ishte një diskreditim i plotë i Bashës, si një individ politik që komandohej nga dikush tjetër, si person me “probleme të kredibilitetit personal dhe politik” (Deklaratë e BE-së); si “bllokues i reformës” (Ambasada amerikane); si “njeri i fuqishëm që ka frikë” (Donald Lu); si burrë që po “bëhet më keq se gratë e këqia” (Majlinda Bregu); si “politikan që nuk do marrëveshje” (Donald Lu); si njeri me “mungesë sinqeriteti” (Besnik Mustafaj) dhe si mashtrues (kur Basha i thoshte Grupit të tij Parlamentar se “Ne kemi mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar në gjithë këtë histori”, Eduard Selami iu përgjigj: “Unë nuk e di për çfarë mbështetje ndërkombëtare flisni ju kryetar, kur ne dje kemi marrë dy deklarata shumë të forta kundër”).

Kjo shpurë propagandistësh të interesave vetjake dhe jo atyre kombëtare mund të quhet pa droje “Çeta e Profetëve të Rremë”. Këtë çetë e kemi pasur dhe do ta kemi këtu gjatë, ndonëse me rastin e reformës në drejtësi populli i pa cullak ashtu siç pa ata që i frymëzojnë e paguajnë. Me mashtrimet, dezinformimet dhe shtrembërimet e së vërtetës, ajo do të vazhdojë të kontribuojë në krijimin e perceptimeve të gabuar të realitetit duke na ngritur pengesa për të ecur drejt progresit. Gjithashtu, sabotuesit e reformës do të vazhdojnë të tregohen edhe më agresivë në procesin e votimit të ligjeve që krijojnë kushtet për zbatimin e reformës në drejtësi dhe nuk do t’i ndalin kundërshtimet agresive as gjatë përpjekjeve për zbatimin praktik të saj. Pafytyrësia e tyre dhe e skalionit të tyre mediatik ka arritur lartësi kozmike dhe meriton një monument në mes të Tiranës, një monument turpi aq të lartë sa të mund të dallohet edhe nga pas Dajtit, nga Dukagjini e Lunxhëria.

 

* Carl Gustav Jung- Psikolog, psikiatër dhe filozof zviceran i shek. 20-të.

Share This Article
25 Comments
    • Zoteri Viktori citon (krejt pa lidhje!) Jungun,dhe e nis shkrimin e stergjate,me nje gabim frojdian,cka tradheton pritshmerine e vete zoterise ne fjale,por edhe te gjithe analisteve dhe gazetareve te Rames,qe Reforma ne Drejtesi,ose te mos miratohej fare, ose te miratohej vetem me deputete e Rames, ku dominojne trafikantet e droges dhe prostitucionit,perdhunuesit,grabitesit,vrasesit dhe deputetet e blere me milionat e te pareve.
      Gjithcka eshte shume e thjeshte dhe e qarte.
      Reforma ne Drejtesi e Rames dhe gjithe aradhes bashibozuke te mbeshtetesve te tij,politike,mediatike apo qofte dhe diplomatike,ishte ajo e vitit 2015.E shtatorit te vitit 2015.
      Ajo ishte Reforma ne Drejtesi e Edi Rames.Ajo reforme u hodh ne koshin e plehrave.E hodhi Komisioni i Venecias.Me kerkesen e opozites.
      Reforma qe u miratua me 22 korrik 2016,ne germe dhe fryme mban vulen e Partise Demokratike.Sepse,ne thelb,ajo eshte bere sipas gjithe verejtjeve te saj.
      Ja kaq e thjeshte eshte.
      Eshte pikerisht kjo,qe i ka bere te vrerosen te gjithe qelbesirat.Duke filluar nga kryeqelbesira,i cili,diten e miratimit ne Kuvend te reformes, dukej sikur ishte ne zi.Dukej sikur i ishin mbytur gjemite.
      Kurr nuk e kishin pare shqiptaret,Edi Ramen,aq te vrerosur.
      Te vrerosur ishin edhe te gjithe ramistet.
      Te vrerosur jane prape.Akoma nuk po e marrin veten.Po duan te thone dicka.Por,vec idiotesira e budallalleqe ta padagjuara po thone.
      Ne nje rast te tille,do te duhej thene se “eshte per te te ardhur keq” per ta.Por nuk mund te thuhet.
      Keta sojseze,te pafytyre,keto mbetje bolshevike,enveristo-staliniste,keta antishqiptare,antikombetare,nuk meritojne keqardhje.
      Ky soj meriton vetem perbuzje!
      Perbuzje dhe percmimi!
      Enderruan te benin drejtesi popullore…si dikur…ne kohen e tyre… ne kohen e diktatures…ne kohen e Enverit…ne kohen e barbareve!
      Dhe ku na i kishin varur shpresat,pale! Tek nje sociopat qe na e nxori ujet e zi si shqiptare,na e nxori bojen si komb.Tek nje sojsez,qe vetem per nje foto ulet aq poshte sa te behet gruaja e dikujt…!!!
      Phu!Fare e keqe!

      • Uuuuu santa skypioni me Masken e Santa clausit. Po qetesohu bre skypion, qetesohu! Permbaji nervat se do ta heqin kartelen e probandit dhe pastaj do na e lesh Dr. Pavllovin pa pune fare. E morre kocken per sot skypo? Pastaj c’ne ketu ti, mos te ka abandonuar gje Meroja? I ziu ti, ke mbetur ne pike te hallit.

      • Claus kisha pak fare respekt per ty,por tash due me te than qi kenke TRAP fare,…ty ose te ka ra djelli ne Kaptin ,..ose te jan pjerdh trut.Te thuash qi kjo asht Reform e Opozites do te thote qe ajo,pra vet Opozita kerkon qe te denohet per krimet dhe vjedhjet qi ka bo gjate ktyre 25 vjetve.Ik pi ilaçet Clausi,iiikkkk

      • Sa bukur CLAUS .
        Komenti i Shokut Claus ,
        Kerkon te Na thote se Demokratet
        jane me te Bukur se Socialistet.
        e anasjelltas bene Viktori .
        Clausi harron te na thote
        qe drejtesia mbas 1990 egziston me Leka .
        Tarifat — eshte mire te publikohen , se keshtu behemi me transparent .

        Mbas 1990 Europa e Usa per
        te na Garantuar Sigurine , na heqin Lirine .
        ” Topin ” e kane gjithmone politikanet tane ,
        Popullit i kane lene vetem ” Kokrat ”
        Ngjyrat e politikaneve , jane sa per te ndare
        Delet , dhe Loja [[ dominimi ]] Behet me i lehte
        Qe CLAUSAT demokrate — e CLAUSAT Socialiste duhet te kuptojne nje Gje !

        Ishte viti 1961 ne Wuashington , nepermjet duarve te
        Council of Foreingen Relations
        VENDOSET qe do te jete e Majta socialiste
        – o komuniste Europiane
        Mjeti IDEAL
        Qe do te shesi Karamelet me amiant
        Femijve te te Majtes europiane
        [[ Neoliberizmin ,tregun e Eger made in Usa ,Reformat ekonomike , Shkaterimin e shteteve ,
        si dhe mbrojtjen sociale .]]

        PERSE ??

        Sepse per femijet socialist e majta ishte e MIRA ,
        DHE ISHTE NGA ANA E TYRE
        si Befana ,
        Dhe keshtu ka ndodhur , per miliona Qytetar
        qe e kane ngrene kete mashtrim
        E njejta gje ka ndodhur edhe ne Angli
        ku Befana Labour Party
        Kthehet ne Vampirin New Labour ,
        Ne France ku Miterani Pontifikava Socializmin
        duke u besuar Attali e a Trichet SHKATERIMIN E EUROPES ,
        SOCIALDEMOKRATIKE ,
        ne Hollande , Spanje , Austri ……………….

        Kerkojne , qe ne te besojme qe Per
        te Riun e pa pune Kristian —
        Armiku eshte I Papuni Musliman ,
        dhe jo Finanza , E jo ata qe bejne REFORMA .
        Konflikti Sherbetor – Padron keshtu eshte thyer qe ne baze .
        Luften e klasave sot e fituan Padronet .
        Clausi Nuk e kupton dot
        se EDHE te nderoje 30 Rama , apo 40 Salinje , e 60 Ilir meter Drejtesia e shteti nuk ka per te funksionuar .
        SISTEMI —- EGOIST ku ndodhemi e ka fajin .

  • Shume e sakte. Kjo eshte e verteta qe e di dhe kuptoi gjithkush qe ka sy ne balle e dy fije mend. Well done!

  • Analyst I sakte. I sugjeroj te shkoje ne mbremje nga Klani se u lodheni me pseudo analist si Artan Syzja,Prec Pulja ,Agron GjekBerinsha etj qe Po e bastardojne ate kanal. Kemi nevoje te degjojme analiza dhe jo perralla nga nga Stani I Sahaneve. Te lumte Viktor.

  • Opinione :

    AMERIKA E BEKUAR NA KA PUSHTUAR ZEMRAT… !

    – As ne nuk qendrojme mbrapa… E Bukura e Dheut, Shqiperia ka pushtuar zemrat e udheheqjes amerikane

    – Shqiperia me siguri do te behet !

    – Nga Alban e Agim Dega, Nju Jork

    Pas nje beteje te cmendur me kucedren me nente krere shqiptaret kunder shqiptareve per mustaqet e Celos me ne fund Reforma jetike e Drejtesise per shqiptaret u miratua.
    Arkitekti dhe zbatuesi i saj eshte vetem nje : Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe udheheqja e saj aleate e mike e koheve te veshtira. Nuk ka e nuk kishte se si te ndodhte ndryshe
    Pa Shtetet e Bashkuara te Amerikes sot Shqiperia nuk do te ekzistonte si shtet i pavarur ose edhe nese po me mire te mos ekzitonte.
    “Une kam nje vote dhe ajo do te jete per Shqiperine” deklaroi ketu e gati 95 vjet me pare miku i madh i popullit tone te vogel Wodrow Wilson.
    Jo vetem Reforma u miratua, por qeveria amerikane i ka paraprire ne bashkepunim me qeverine shqiptare zbatimit te saj.
    Byroja Federale e Hetimit, FBI , ka filluar pergatitjet dhe po punon per zbatimin e saj sa me pare duke nisur me Byrone Kombetare te Hetimit.
    Kur syshqiponjave e FBI-se amerikane, Majes boterore te Hetimit u bashkohen qe ne djep shqiponjat e “Vendit te Shqiponjave” suksesi eshte i paragarantuar!!
    Ne gjithe kete sage frojdiane ka vetem nje falenderim te merituar nga thellesia e zemres se cdo shqiptari :
    Thank You USA!
    Thank You Mr. Donald Lu!
    U jemi borxh si popull e si komb me dashurine dhe mirenjohjen tone pa kushte e perjete!
    Te tjerat vecanarisht per Lulezim Bashen jane llogje Kavaje e kortezira diplomatike absolutisht te pamerituara sa edhe qesharake !
    Shembulli me tipik eshte mesazhi i ambasadorit Italian Cotunio qe nuk u degjua qofte edhe nje here te perkrahen Reformen. Ishte ne letargji… Edhe mesazhi per Bashen duket se eshte bere ne kllapi!
    Shkurt: me ka cue nana per te lare gojen

    Per lirine jap edhe dashurine… !

    Themi me dashurine tone sepse nje nga heronjt tane te perbashket ne luften tone te perbashket kunder nazi- fashizmit i shkroi te fejueares se tij vetem pak caste para se te dilte perballe skuadres se ekzekutimit:
    -Per dashurine jap jeten!
    Per lirine jap dashurine!
    Nuk mund te kete as jete e as dashuri pa lirine!
    Nuk mund te kete as dashuri, as liri, as jete pa drejtesi, pa barazine para ligjit nga shtetasi me i fundit e deri tek kryetari i shtetit !
    Ky eshte shpirti, zemra, thelbi i pushtetiit “Ne Populli, Me Popullin, Per Popullin” qe e ka emrin e ndritur DEMOKRACI= PUSHTET I POPULLIT “.
    Askush me shume se ky popull, 95 per qind ” edhe me proamerikan se edhe vet amerikanet”, sic shprehej nje nga Institutet me prestigjioze Amerikane pas sondazheve te tij jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Kosove e trojet shqiptare ne Maqedoni.

    Kjo eshte Amerika !

    Po ju sjell nje pervoje te perjetuar…
    Ne shtatorin e vitit 1990 fitova nje konkurs te UNDP , Programit te Informimit Publik te OKB- se . Dy muaj gjithsejt!
    Pasi jam kthyer kam shkruar nje analize, pershtypje udhetimi me titull ” Dy muaj ne Amerike”
    Ia dergova gazetave kryesore te asaj kohe ” Zeri i Popullit” dhe ” Bashkimi” diku nga data 15 nentor 1990.
    “Zeri… “nuk e botoi kurre!
    “Bashkimi” me kryeredaktor Qemal Sakajeven e botoi ne dy a tre numra pothuajse te plote nese nuk gabohem me 13- 15 dhjetor..por gati nje muaj mbrapa, vetem pas kishin filluar protestat historike te dhjetorit !
    Sic do me tregonte ish-kolegu im i nderuar me ATSH, gazetari i talentuar Genc Kondi pas disa vitesh ketu ne Nju Jork, ai i biri i Pirro Kondit te respektuar dhe nipi i nje ish- refugjati ne SHBA e kishte redaktuar qe ate dite dhe bere gati per botim… Ishte hequr tri here nga faqja
    Pse ? Censura e bishes se plagosur komuniste nuk kishte hapur driten jeshile te botimit as Qemalit as Gencit deri pas 9 dhjetorit historik!

    E duam Shqiperine si Amerika demokratike … !

    Lajmin e te cilit na e dha Fidel Castro Ruz ne ” Shtepine e pushtuar prej shqiptareve” pra ne Ambasaden e Shqiperise ne Kube po ate nate kur beja perkthyesin dhe gazetarin e Reiz Maliles se ndjere!
    Nder te tjera ne ate shkrim barazoja 18 vjet shkollim te meparshem ne Universitetin e Tiranes, ne Institutin e Gjuhes se Pekinit, ne Universitetin e Pekinit, i themeluar nga amerikanet qysh ne vitin 1904, ne UNAM te Meksikos me ate cka mesova per ato “Dy muaj ne Amerike “
    Pothuajse te gjithe Profesoret perfshi babain e gazetarise bashkekohore dhe njekohesisht Babai i ” The New York Times” Sulzberger na dhane mesime ne formen e bashkebisedimeve!
    Nuk e kam tepruar aspak me kete perfundim.
    Kjo eshte Amerika! Kjo eshte fuqia e saj cudiberese!
    A ka deshmi me te madhe per kete se nje nga parullat, kushtrimi kryesor i heronjeve te dhjetorit ishte “ e duam Shqiperine si e gjithe Evropa”
    E duam Shqiperine si Amerika demokratike
    Prandaj miratimi me kulac e me fort me kerbac se me konsesnsus “keshtu e kurrsesi ndryshe!” ndaj atyre qe nuk kane konsensus me veten e vet, me familjen e vet, me partine e vete, me shtetin e vet, me aleatet e vet eshte jetike. eshte clirimi e pavaresia e dyte e Shqiperise nga korrupsioni e impuniteti, nga kusaria e vrastaria!
    Perzgjedhja, financimi, shkollimi, edukimi i djemve dhe vajzave tane shqiponja BKSH-se- National Bureau of Investigation, nga syshqiponjat e Federal Bureau of Investigation – FBI-ja amerikane eshte ndihma me e madhe, investimi me i fuqishem ne Shqiperi i aleatit strategjik dhe mikut tone me te madh ne Bote, Shteteve te Bekueme te Amerikes,sic i quante gjyshi im i nderuar Imami Elez Hoxhe Berisha!
    Ai eshte pjese e ndritur e superinvestimit politik, strategjik, shpetimtar, te gjithanshem nga Ambasadori Donald Lu, nga Zj. Viktoria Nuland, nga Sekretari i Shtetit John Kerry, nga Zevendespresidenti Joe Biden, nga Presidenti Barack Obama!

    Me shqiptar se vete shqiptaret!

    Nuk mund te harrojme kurrsesi kandidaten e nderuar per Presidente te SHBA-se Hillary Clinton me mesazhin me patriotik e me atdhetar se te cdo politikani shqiptar nga altari i demokracise shqiptare ne Tirane: “Duajeni vendin tuaj te bukur!”
    Me shqiptar se cdo shqiptar
    E ndaj kujt!?
    Ndaj nje populli e kombi me proamerikan se vete amerikanet!
    Nje simbioze, bashkejetese, nje aleance strategjike e nje miqesi e pakthyeshme dhe e pathyeshme!
    Nje aleance strategjike me interes te ndersjelle midis udheheheqjes me proshqiptare se vete ne shqiptaret te superfuqise boterore SHBA-se me popullin me proamerikan se vete amerikanet te Shqiperise se Vogel si diamanti por te bukur si floriri!
    Amerika na i ka pushtuar zemrat e shqiptareve!
    As ne nuk qendrojme mbrapa!
    Shqiperia e bukur “ e Bukura e Dheut” sic e kane quajtur rilindasit tane, ka pushtuar zemrat e udheheqjes se Amerikes!
    Shqiperia me siguri do te behet!
    Faleminderit SHBA …. !

  • Subject: Re: OPINIONE: MARIONETAT
    Reply-To: agim neza <[email protected]

    Sent: Friday, January 31, 2014 7:10 PM

    Opinione
    MARIONETAT ….

    Sabelotodo es sabelonada, thone spanjollet

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Ata dine gjithcka… Gjithcka e per gjithcka… Jane mjeshter e specialiste, eksperte e njohes te shkalles me te larte, fjala e fundit e politikes e ekonomise , artit e mjekesise , kultures e arsimit, te financave e ceshtjeve ushtarake, te shkences e te teknikes … te armeve kimike edhe atyre termoberthamore… Ata dine e njohin gjithcka. Enciklopedi e gjalle e cdo fushe
    Shume pak…. Nuk do te jete e larget dita kur do te na shpikin ndonje arme te re… apo mrekulli te tete te njerezimit.
    Te njejtat fytyra. Te njejtat fjale. Te njejtit persona… Kurdo e kudo. Tek Topchanal e tek Klani. Ne Vizion Plus e ne Koha TV… Ne RTSH e ne RTK… Kudo e kurdo. Per gjithcka e per cdo gje. Lum Shqiperia e Kosova, lum Maqedonia e Mali i Zi, lum Lugina e Presheves e lum Cameria, lum shqiptaria qe i kemi.
    Sabelotodos… Ata qe dine gjithcka, thone spanjolle per keta sojesez analistash e publicistash, gazetaresh e rrota…k…, sipas gjuhes celulare te Fatos Nanos me mikun dhe servilin e tij Zheji

    Deliri i madheshtise apo deliri i marrezise

    Xhorxh Uashingtoni e Winston Churchilli, Abraham Linkolni e Sharl De Goli, Bill Klintoni e Toni Bllejer, Henri Kisingeri e Ten Hsiao Pini, Golda Mejer e Mahatma Gandi… Albert Ajnshtajni e Isak Njutoni, Bill Gejtsi e Steve Jobsi… Sulzburger e Larry Kingu… Skenderbeu e Nene Tereza …., ” The New York Times” e “ The Times”, CNN e BBC… Euronews e Raiuno… jane nje hic para tyre.
    Lum si ne shqiptaret qe i kemi keto koka te medha .
    Ketu e gati 150 vjet me pare rilindasi mendjendritur Sami Frasheri ka bere radiografine e shkelqyer te kesaj mendesie dritshkurter shqiptare:
    – Cdo shqiptari i duket vetja i perkyrer , por mjafton te degjoje vetem pese per qind te asaj qe mendon ai per vetveten nga goja e dikujt tjeter dhe ai eshte i kenaqur.
    A mund te gjesh pershkrim e vezhgim me te perkryer per delirin shqiptar te madheshtise se ky i Sami Frasherit. E sic thone amrikanet Deliri i madhshtise nuk eshte vecse deliri i marrezise.

    He si tu duka… !?

    E sa dalin nga mejhanet e kurverise apo kamerat e TV-se, nga ditlindjet apo vdekjet, nga gazmendet apo deri edhe funeralet .. si askush tjeter ne shqiptaret pyesim familjaret apo kanakaret, dashoret apo inatcoret, shoket apo miqte….
    – He si tu duka !?
    U jane merzite edhe grave e femijeve te vet ne shtepi qe mezi presin ti perzene prej sysh.
    Na cajne menderen dite e nate, nate e dite sa ne nje ekran ne nje tjeter, sa ne nje gazete ne nje reviste me te njejtat llogje Kavaje apo pallavra Paruce.
    U jane merzite e shkaktojne alergji tek shikuesit e lexuesit qe mezi presin te mbarojne perrallat e tyre ruse me salce kineze apo nderrojne kanale per te shpetuar prej marrezive te tyre.

    Pse !?

    Pergjigjen e keni tek "Opinionet" e 30 janarit 2014 te Blendi Fevziut me Ministrin e Brendshem Saimir Tahiri ne Televizionin “Klan” dhe tek kronikat e séances se djeshme te Kuvendit Popullor te Shqiperise. .
    Tre prej ketyre "yjeve" te analizes mediatike shqiptare Artur Zheji dhe Ardian Hoxha dhe Blendi Fevziu dora vete jane deshmia me e qarte e marrezise jo vetem te medias, por edhe te krejt politikes dhe mendesise shqiptare.
    Skenat e fjalimeve ala Fidel Kastro te Sali Kadafit, replikat pafund te tij me cilindo qe mendon e vepron ndryshe nga mendja e tij e cartun, kacafytjet verbale te sejmeneve te tij sipas porosive dhe urdherave te tij ne altarin e demokracise shqiptare, Kuvendin e Shqiperise ishin preludi dhe udhezuesi i "Opinioneve" te Fevziut.
    Ekranet e celulareve te tyre jane edhe vete ekrani i persosur i marrezise dhe mendesise se pandryshuar ketu e gjithhere shqiptare te stigmatizuar aq sakte nga Samiu i madh ketu e 150 vjet me pare. Eshte ekrani i turpit jo vetem i medias por edhe politikes, i mendesise se marre, shkurt i krejt marrezise shqiptare.

    Pasqyra e marrezise shqiptare

    Ekranet e filmuara te celulareve te ish- kryezedhenesit te qeverise dhe shtetit shqiptar Artur Zheji, “ish- kandidatit surprise” te Sali Berishes per President i Shqiperise Ardian Hoxha, jane deshmi e gjalle dhe pasqyre reale e kesaj marrezie shqiptare.
    Ato jane denoncimi dhe demaskimi i persosur i krejt mekanizmit te lidhjeve okulte e marredhenieve mafioze midis politikes dhe medias, i pushtetit politik dhe atij mediatik, i korruptimit total te te gjitha hallkave te pushteteve ligjor, zbatues, juridik, mediatik… i pushteteve numer nje, numer dy, numer tre, numer kater… i te gjitha pushteteve reale ne Shqiperi.
    "Yjet" e medias shqiptare e marrin ndricimin , guximin, frymezimin, udhezimin, veprimin, komandat, urdherat nga dy dinosauret, nga dy kucedrat e politikes shqiptare te 23 vjeteve te fundit Fatos Nano dhe Sali Berisha, nga klanet e pjella e tyre e deri niperit e mbesat, tek dhenduret e kollovaret e tyre.
    Nuk eshte fjala vetem per Blendi Fevziun e Artur Zhejin, per Ardian Hoxhen e Prec Zogajn, per Henri Cilin e Cim Peken, per Sazan Gurin e … por edhe per deputete e ish- ministra qe nga Arben Imami e Enkeled Alibeaj, Kastriot Islami e Albana Vokshi, Flamur Noka e Genc Ruli… per cdo hallke te klaneve politike Berisha- Nano, fatkeqesia e politikes, ekonomise, financave , fatkeqesia e mallkimi i shqiptareve dhe Shqiperise si shtet ne keto 22 vjet e fundit.

    Miti dhe realiteti

    Secili prej ketyre hallkave mediatike e politike u duket vetja i perkryer, sic thoshte Samiu . Jo vetem kaq, por dhe si koka Zeusi, Sabelotodo. Ky eshte miti. Po realiteti!?
    Realiteti eshte ai i ekraneve te celulareve te Hoxhes dhe Zhejit, te Fevziut, dhe Cilit….
    Realiteti tregon qarte se secilit dhe te gjithe ata vec e vec apo te marre se bashku nuk jane gje tjeter vecse marioneta, kukulla qe komandohen nga Berisha apo Nano, Nano apo Berisha , fatkeqesia e Shqiperise.
    Si te tille edhe keto marioneta jane jo vetem fatkeqesia e vetvetes, por edhe e shqiptareve dhe Shqiperise qe jane te detyruar te degjojne llogjet, porosite urdherat, komandat pa fund te Nanos e Berishes, te Berishes apo Nanos.
    A nuk u kujtojne keto skena turpi e marrie mbledhjet e dikurshme te Byrose Politike e plenumeve te KQ te PPSH-se, RTSH-ne qe ne fakt ishte e RTPPSH-se kur te gjithe gerxhot e tyre flisnin si ai Qoftelargu, thoshin cka u thoshte ai Qoftelargu, lavderonin apo ndeshkonin, syrgjysnosnin apo varrosnin per se gjalli apo se vdekuri cilindo qe donte vetem ai Qoftelargu, dora vete. I vetmi ndryshim ishte teknologjia por jo produkti. Atehere nuk kishte celulare…
    Marionetat jane shume me te vjetra se celularet… Ato mbeten marioneta. Jo dosido!
    Marioneta qe dine gjithcka… Sabelotodos… Sabelotodo es sabelonada, thone spanjollet.
    Pra, ata qe dine gjithcka nuk jane gje tjeter vecse ata qe nuk dine asgje !
    SHENIM: Kjo analize eshte shkruar dhe botuar per here te pare tek gazetat "Koha Jone" dhe "Shqiptarja.com" me 31 Janar 2014…
    Nuk do te ndryshoja asgje. Do te beja vetem dy shtesa:

    1- Dukuria Agron Gjekmarkaj

    …. Lukunise se marionetave, prostitutave te mediave kurva ne sherbim te politikes karakurve shqiptare po i shtohen mantenuta te reja cdo dite….
    Do te vecoja "Profesorin" e Plepave Agron Gjekmarkaj jo vetem per peshtirosjen deri ne krupe edhe te vete fjales servilizem
    Politik por edhe te padijes, analfabetizmit gjuhesor… Vetem ne pese paragrafe te nje "analize te botuar para nje muaj ne gazeten " Panorama" numerova plot 115 gabime fatale ortografike, 74 fjale te huaja jo vetem te panevojshme ose me kuptim tjeter per tjeter, kuptim te kundert !
    Pse? Vetem nga padija madhore, mosnjohja e plote e gjuhes shqipe, moskuptimi i plote i gjuheve te huaja, prirja per te shitur mosdijen si dije te shkalles siperore…!
    Te mos dish nuk eshte mekat… Te shesish padijen per maje te dijes eshte maja e gomarllekut, thoshte filozofi i madh kinez Konfuci!
    Ndalova leximin sepse me erdhi te villja… Ma coi tugen nga prapanica, sic thoshte babai im i nderuar!
    Bera nje pergjigje qe "Panorama" " e pavarur" nuk e botoi kurre sepse Agron Gjekmarkaj eshte jo vetem marioneta me e peshtire e PD-se por edhe mantenuta me e vet shperdoruar e Lulezim Bashes!
    Mjere studentet qe u jep cmesim Agron Gjekmarkaj!

    2- Vetepeshtirosja e Prec Zogajt

    Per Prec Zogajn askush nuk ia ka bere skanimin e persosur si Viktor Malaj ne kete analize ala Lary King, ala Sulzberger.
    Ne nje miniparagraf… shkurt e bukur! Nuk meriton me teper me vet- shperdorimin deri ne krupe, neveri, peshtirosje qe i ka bere Prec Zogaj Prec Zogajt sidomos gjate tre muajve te fundit…

  • Me fal o z.Alban po ti qenke nje koqe kandari qe se paske shokun.Po ike o zagar mjaft me keto artikuj prototip duke perseritur te njejtat gjera.Mban mend cfar ke shkrojtur vite me pare apo jo?Rishikoi dhe nje here per ti bere analize vehtes qe je nje brockullaxhi qe te ka hyre vetja ne qef.Te sikterisen disa vjet tashti e nxore koken prap o njeri pa fytyre.

    • ASNJE TRAP SI PUNA JOTE ANDREA TRAPI NUK MUND TA KUPTOJE SA TRAP ESHTE

      Prandaj quhesh, vet quhesh TRAP !
      Me vjen keq te quaj trap!
      E di pse?
      Sepse keshtu do te ofendoja trapin jo ty qe e quan veten TRAP!
      A ke degjuar ndonje te cmendur te thote se jam I cmendur!?

    • Mire se trapat i kemi me shumice, po me kulufa si jemi? Njeri aty lart fare e kishte vene ne koke qe te dukej si Dr. Claus

  • hahahaha i gezoheni nje ligji qe ishte vetem per tradhetaret ata qe shkatruane shqiperine ne keto 25 vite nen komanden amerikane hahaha mjere kete vende ce pret

  • VIKTOR MALAJ ESHTE VIKTOR MALAJ !.

    Lexoj vazhdimisht e me shume kenaqesi analizat njera me e mire se tjetra te Viktor Malajt.
    Maja e analizes shqiptare ka nje autor. EMRI I tij pa medtshje e ka emrin Viktir Malaj.
    Nje fakt flet me shume se nje thes me palkavra, eshte the is lapidare e babait te ” The Bew York Times” dhe te gazetarise bashkekohore Sulzberger.
    Viktor Malaj e perdor faktin si askush tjeter ne analizat e tij. Pallavrat e pallavrave I perdor vetem per ti vene me shpatulla pas muri pallavraxhinjte e mjerimit intelektual dhe “Hajgarexhinjte e Perparimit”, sic i quante Noli,
    Viktor Malaj eshte Viktor Malaj ashtu sikurse Lary King ishte Lary King perballe cilitdo pushtetar ose sundimtari ne Bote qofte ai Presudent i Amerikes apo Mbretereshe e Anglise, Kryeminister i Indise apo lider i Kines, Monark Absolut i Arabise Saudite apo Perandor i Japonise…
    Ai i thote bukes buke e veres vere , sic thonin latinet, kater te vertetat ne sy sic thote filozofia Popullore Shqiptare.
    Ai nuk pyet as per censure dhe nuk gjunjezohet para autocensures.
    Viktor Malaj eshte nje Sulzberger dhe Lary King i analizes shqiptare!
    Sic thote populli yne i mencur::
    Viktor Malaj han buke vetem ne analizen mediatike shqiptare.

  • VIKTOR MALAJ ESHTE VIKTOR MALAJ !.

    Lexoj vazhdimisht e me shume kenaqesi analizat njera me e mire se tjetra te Viktor Malajt.
    Maja e analizes shqiptare ka nje autor. Emri i tij pa medyshje e ka emrin Viktir Malaj.
    Nje fakt flet me shume se nje thes me pallavra, eshte thenia lapidare e babait te ” The Bew York Times” dhe te gazetarise bashkekohore boterore Sulzberger.
    Viktor Malaj e perdor faktin si askush tjeter ne analizat e tij. Pallavrat e pallavrave i perdor vetem per ti vene me shpatulla pas muri pallavraxhinjte e mjerimit intelektual dhe “Hajgarexhinjte e Perparimit”, sic i quante Noli,
    Viktor Malaj eshte Viktor Malaj ashtu sikurse Lary King ishte Lary King perballe cilitdo pushtetari ose sundimtari ne Bote qofte ai President i Amerikes apo Mbretereshe e Anglise, Kryeminister i Indise apo lider i Kines, Monark Absolut i Arabise Saudite apo Perandor i Japonise…
    Ai i thote bukes buke e veres vere , sic thonin latinet, kater te vertetat ne sy, sic thote filozofia Popullore Shqiptare.
    Ai nuk pyet as per censure dhe nuk gjunjezohet parballe autocensures.
    Viktor Malaj eshte nje Sulzberger dhe Lary King i analizes shqiptare!
    Sic thote populli yne i mencur::
    Viktor Malaj han buke vetem ne analizen mediatike shqiptare.

  • I ke thene te gjitha..Ju faleminderit per te vertetat qe populli i shikon vete dhe jane garanci per te mos u genjyer nga disa palo analiste .( Palo Burra)

  • Rama donte qe ” FBI shqiptare” te ishte nen vartesine apo te idhte pjese e Ministrise te Brendeshme. Dhe ne fakt ne reformen e sapomiratuar u be ashtu di donte Rama. Jeni dakort qe u be sic donte Rama?

    • PLOTESISHT DAKORD ….!

      1- Ngritja
      2- Organizimi
      3- Financimi
      4- Edukimi= arsimin I
      5- Trajnimi= stervitja= pergatitja fizike, professionals, psikologjike
      6- Perzgjedhja…
      Do behen nga Departamenti I Drejtesise dhe FBI- a Amerikane!
      Kam lexuar qysh ne moshen 16 vjec per historine e saj, kam mbi 22 vjet ne SHBA megjithese familjen dhe te siguroj se FBI dhe Departamenti i Drejtesise, Departamenti i Sigurimit…. Jane Himalaja e Hetimit, Drejtesise, Sigurimit boteror.
      Cdo hallke e qeverise amerikane , sidomos pas 9 shtatorit punon si nje sahat zviceriane, si nje Rollex…
      Syshqiponjat amerikane te kombinuar me shqiponjat shqiptare do te bejne mrekullira ne Shqiperine!
      Lexo me siper ne komentin e pare timin qe jo sit por qe ne kohen e diktatures komuniste ne Shqiperi me 15 nentor 1990 kam krahasuar 2 muaj kurs, shkollim ne Amerike me 18 vjet shkollim ne tre kontinente!
      Nuk eshte teprim! Eshte reslitet!
      Sigurisht ashtu si krejt Reforma ne Drejtesi e cila u votua ne Kuvrnd sic do te Botohen edhe ligjet dhe shtet ligjore edhe Byroja e Hetimit do te jete ne vartesi te nje institucioni shqiptar sic eshte Ministria e Brendshme…
      As Edi Rana, as Lulezim Basha, as Ilir Meta … asnje politikan tjeter nuk do Jen perjete ne postet qe kane sot. Keshtu qe do jete rrotullm pushteti sic e ka SHBA-ka cdo kater vjet si rregull e 8 vjet si perjashtim.
      Keshtu qe as tani as me vone Byroja e Hetimit nuk do jete kobure e Edi Rames, as Ilir Metes, as Lulezim Bashes sic ndodhi keto 25 vjetet e fundit me SHIK-un e Berishes apo Gazidedes!
      Prandaj kjo Reforme ne Drejtesi ka rendesi jetike per te sotmen dhe te ardhmen e Shqiperise, eshte Clirimi dhe Pavaresia e dyte e saj sic e kam quajtur qe ne fillesat e saj !

  • Opinion:

    VIKTOR MALAJ ESHTE VIKTOR MALAJ

    – Maja e Analizes mediatike shqiptare

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Lexoj vazhdimisht e me shume kenaqesi analizat njera me e mire se tjetra te Viktor Malajt tek gazeta e pavarur dhe prestigjioze “Dita”
    Maja e analizes shqiptare ka nje autor. Emri i tij pa medyshje eshte Viktor Malaj.
    Nje fakt flet me shume se nje thes me pallavra, eshte thenia lapidare e babait te ” The New York Times” dhe te gazetarise bashkekohore boterore Sulzberger.
    Viktor Malaj e perdor faktin si askush tjeter ne analizat e tij. Pallavrat e pallavrave i perdor vetem per ti vene me shpatulla pas muri pallavraxhinjte e mjerimit intelektual dhe “Hajgarexhinjte e Perparimit”, sic i quante Noli,
    Viktor Malaj eshte Viktor Malaj ashtu sikurse Lary King ishte Lary King perballe cilitdo pushtetari ose sundimtari ne Bote qofte ai President i Amerikes apo Mbretereshe e Anglise, Kryeminister i Indise apo lider i Kines, Monark Absolut i Arabise Saudite apo Perandor i Japonise…
    Ai i thote bukes buke e veres vere , sic thonin latinet, kater te vertetat ne sy, sic thote filozofia Popullore Shqiptare.
    Ai nuk pyet as per censure dhe nuk gjunjezohet parballe autocensures.
    Viktor Malaj eshte nje Sulzberger dhe Lary King i analizes shqiptare!
    Sic thote populli yne i mencur::
    Viktor Malaj han buke vetem ne analizen mediatike shqiptare.
    Viktor Malaj ka nje Zot interesat madhore te popullit e Kombit shqiptar dhe Viktor Malajn!

  • Te lumt dora miku im,
    E ke shkruar si nje trim,
    Nuk te njoh e nuk me njeh,
    Por dhe une kam kete ide.
    Shkruan perhere ne kete gazet,
    I thur fjalet me lezet,
    Bukur fort i godet,
    Ata qe ben TERMET.
    Ata qe shkaterruan shtet,
    Qe nga viti ’90-te,
    Nuk u ngopen duke vjedhur,
    Duke vrare e duke djegur.
    Nga nje Çorrushjot pesionist,por jo si Kaçi i ZI

  • Zoti Malaj, nje bravo te madhe.
    Analisti me i fuqishem qe ka ky vend. Flet rralle, por trondit themelet e vagabondeve e maskarenjve qe e cuan Shqiperine ne kete dite te zeze ku ndodhet.

    Respekte Zoti Malaj. Do te thote qe Shqiperise nuk i jan mbaruar djemt.

  • Hahahaha. Me kenaqe Meteh me bejtet e tua,por me shume me ate Kacin. Une jam ne kurbet dhe ish student i tij,por ky Kaci i zi nuk eshte ai i qemotit. Cte beka politika,te nderrok dhe hallatet. Ai Kaci i pare ne e njihnim per burre, por ky sot perdor sutjena dhe nuk mban te brenshme poshte. Politica te beka hatane o Meteh. Zoti na ruajte nga ky putanllek

  • Mbasi lexuam shkrimin tend, shume poshterues per anetaret e klubeve tona, “Klubi-‘Anal’-iste homoseksual social-politik” dhe “Klubi-Ec perpara te çafsha ballin” protestojne per keto “shpifje” te frymezuara nga Koka e Meduzes-Rama. Po kjo proteste do t’i drejtohet prokurorise ne forme denoncimi per shpifje per aresye te detyres. Mbas fitores per miratimin e draftit per drejtesine nga ana e opozites (per te cilen shtypi i shitur te Rama ka thene se Sala dhe Luli e hengren bylykun, bashke me derrin maç amerikan dhe i pret 313) dhe triumfit te Lulëzimit-Ketij ylli ne ngjitje te PD dhe Kryemisri te ardhshem, suksesi yne ne zgjedhjet e ardheshme është i garantuar, në mos në 2017, në të ardhëshmet.

    Me poshte firmaret sipas klubeve:
    A)Lista e anëtarëve të “Klubi i ‘anal’-isteve homoseksual social-politik”:
    -Kryetari -Arkitektit popullor, i shpifurit – Fatos Lubonja,
    -Nën Kryetari- Ironikut lolo-president i republikes Artan Hoxha,
    -Sekretarja-Bukuroshja e fjetur e TV AGON – Sonila Meço,
    Anetarët e asociuar:
    1) Pinjolli i klanit Kapo(Berisha) – Andi Bushati,
    2) Orangotangu – Armand Shkullaku,
    3) Injoranti noterik -Çlirim Peka (Alias Çim Peka),
    4) Akadem-iku që çalon -Artan Fuga,
    5) E Dhirta- Desada Metaj,
    6) Pinjolli i padenjë i familjes-Artur Zheji,
    7) Sindroma “Bari Falliu”, Star Rakia-Ylli Rakipi,
    8) Haleja alla turka – Frrok Çupi,
    9) Bejtexhiu shakaxhi-Andi Bejtja,
    10)Përç Shkrimtari –Preç Zogaj,
    11)Katundar Çili- Alias Henri Çili,
    12)Kaçi i zi që Thyen Kafkave-Pushti politik i Ramizit dhe Saliut-Kastriot Islami,
    13)Komunisti Antikomunist-Sindroma “Rrudhat e Ballit”- Bari Falliut(Alias Fari Balliut)

    B) Lista e anëtarëve të “Klubi-Ec përpara të çafsha ballin”
    -Kryetari i klubit “Bujari ju dëgjon”-Bujar Nishani,
    -Nën Kryetari- “Toqja që qesh”-Arja Çani ,
    -Sekretarja-“Kape për leckash, qite jasht”- Jozefina Topalli(Çalamani), dhe
    Anëtarët e asociuar :
    1) Fytyra e vrenjtur, me sy të vegjël”, pushti politik- Oerd Bylyk(Kiçi)Bashi,
    2) Fytyra e qeshur”, pijedashësi – Arben Ristani,
    3) Dy-pllom-ati i tredhur”, miku i Sypeshkaqënit-Aldo Bumçi,
    4) Tutto muscoli, niente cervello”-loloja i oborrit-Flamur Noka,
    5) Arkitektit popullor” – i shpifuri – Fatos Lubonja,
    6) Njëkërcu në Londër” – Njëpllomati – Gjol Berisha(Alias Mal Berisha),
    7) Merre me lëng, se mishi mbaroi”- Sqapi -Agron Gjekmarkaj,
    8) Mendja e madhe e keqja e të zot”- Veshëgjati – Besnik Gjongecaj,
    9) Bukuroshja e zgjuar”-E para e K.ç.k. -ve – Grida Suma(Duma),
    10)Gazetari dhe ’Anal’-isti i pa arritshëm shvejkjan -Genc Burimi,
    11)Derri i butë ha në dy hale”-“KokëTuli”- Genc Gjokutaj,
    12)Po me urën ç’patën?” “Kalorësi i fytyrës së Vrejtur” -Alias Nic RedBlack- Kreshnik Spahiu,
    13)Dhallë dhallë moj bukuroshe, unë hidh ujë ti po Bardhoshe”-Bozaxhiu i oborrit- Adriatik Llalla
    14)I vogël Artist, i rritur Qeros Lecca Culo”- Pistolero i oborrit-Genti Strazimiri.

    V.O.:a) Fatos Lubonja perfaqësohet në të dy klubet, per aresye te kuptuesme. Ky nuk eshte lapsus.
    b) Megjithese nuk jane antaresuar akoma ne klubet me siper, denoncimin e kane nenshkruar edhe kandidatet per tu anëtarësuar, si më poshtë:
    -Edi Paloka,
    -Eduard Halimi,
    -Sherefedin Shehu,
    -Albana Vokshi,
    -Luçiano Boçi,
    -Genc Ruli, dhe
    -Fatmir(Çami)Mediu.

    Në emër të klubeve:
    Presidenti i Nderit i të dy Klubeve:
    MARESHALLI-Kashei i pavdekshëm-SALI

  • Mos ma merr per ters Viktor, por ne “harddiskun” tim memorizova vetem paragrafin e katert nga fundi. Resti dihej. Te lumte!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *