Çetniku që patrullon në Krime, ‘i forti’ i Mitrovicës

anazapta

Mjekroshi nga Zubin-Potoku i Kosovës, Bratislav Zhivkoviq, është shfaqur duke patrulluar në rrugët e kryeqytetit të Krimesë, është identifikuar nga autoritetet kosovare dhe ato ndërkombëtare. Ai është dhe njëri ndër organizatorët e barrikadave dhe sulmeve kundër forcave të KFOR-it, verën e vitit 2011, kur Qeveria e Kosovës kishte dërguar njësitë speciale për të marrë kontrollin mbi pikat kufitare në veri. Aksioni kishte rezultuar me vrasjen e policit Enver Zymberi, dhe me futjen e Kosovës në negociata politike me Serbinë që kanë sjell një autonomi të gjerë të katër komunave me shumicë serbe.

Në një fotografi, ai shihet me një ushtar amerikan të KFOR-it, i cili ishte duke provuar të hiqte barrikadat në veri të Kosovës. “Koha Ditore” ka siguruar fotografi të çetnikut Bratislav Zhivkoviq, i armatosur deri në dhëmbë në veri të Kosovës.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *