Grupi i energjisë CEZ pritet të fitojë rreth 7.5 milionë euro nga një projekt në Bosnjë teksa ai ka fituar një gjyq të cilin e filloi në vitin 2009 bazuar në shkeljen e kushteve kontraktuale në një projekt në Gacko, Bosnjë dhe Hercegovinë, referoi CEZ gjatë një njoftimi për shtyp. Projekti ka të bëjë me rindërtimin e një centrali të vjetër të energjisë dhe ndërtimin e një termocentrali të ri në qytetin e Gacko. Projekti u ndalua përpara se të përdoreshin shpenzimet më të mëdha kapitale, njoftohet në kumtesën për shtyp. “Trupi gjykues detyroi kompaninë shtetërore Elektroprivreda Republike Srpske të blejë nga ČEZ pjesën e saj të kapitalit në kompaninë e tyre të përbashkët Nove Elektrane Republike Srpske (NERS) për një çmim prej 2 milionë euro plus interesin e përcaktuar në kontratë’, deklaroi zëdhënësja e CEZ, Barbora Půlpánová. Për më tepër, CEZ do të sigurojë të njëjtën shumë (2 milionë euro) plus interesin për pagesë të vonuar si dëme të likuiduara. ‘Së bashku me dëmet e siguruara tashmë prej 2.2 milionë eurosh, CEZ do të marrë në total kompensim prej 7.5 milionë eurosh’, shtoi ajo. Në të njëjtën kohë, trupi gjykues hodhi poshtë të gjitha ankesat e paraqitura nga ana e palës serbe, tha Půlpánová. ‘Strategjia jonë është konservatore; ne gjithmonë përpiqemi të kontrollojmë të gjitha rreziqet e natyrshme në projekte të aplikuara në një mjedis më pak të qëndrueshëm biznesi. Kjo është pikërisht ajo që ne bëmë edhe në këtë rast, dhe unë jam e kënaqur që një panel i pavarur jykatësish ka mbajtur pozicionin tonë‘, tha kreu i divizionit ndërkombëtar të CEZ , Tomáš Pleskač. CEZ ka mbajtur në zotërim 51 për qind të aksioneve në kompaninë e përbashkët NERS, ndërsa Elektroprivreda Republike Srpske 49 për qind. Sipas marrëveshjes në vitin 2007, CEZ kishte të mundur t’i shiste sërish aksionet e tij, por pala tjetër nuk ishte e gatshme t,i blinte ato. Prandaj në maj të 2009 CEZ paraqiti një propozim për arbitrazh.
