CEZ mund të kërkojë 190 milionë euro në arbitrazh ndërkombëtar

anazapta

Heqja e licencës kompanisë çeke të energjetikës nga ana e qeverisë mund t’i kushtojë shtrenjtë Shqipërisë. Tashmë CEZ ka nisur procedurat për të kërkuar arbitrazh ndërkombëtar dhe mediat çeke shkruajnë se dëmshpërblimi që mund të kërkojë arrin në 190 milionë euro. “Shqipëria ka dështuar të mbrojë investimet e kompanisë, që njihej si distributori CEZ Shpërndarje”, thuhet në një deklaratë të kompanisë.

Kompania ka paguar 102 milionë euro për të marrë monopolin e distribucionit të energjisë në vitin 2009, ndërsa shteti ka pasur 24 për qind të aksioneve. Pas përplasjeve me qeverinë e Tiranës dhe të zyrtarëve energjetikë, CEZ tha në fund të vitit të kaluar se do të shesë aksionet e kompanisë në Shpërndarje. Në janar të këtij vitit, ERE i hoqi licencat CEZ-it, për shkak të keqfunksionimit me energjie elektrike të disa zonave, për të cilat CEZ argumentoi se masat ishin pasojë e mosshlyerjes së faturave të energjisë.

 

Share This Article
2 Comments
  • Ky eshte rezultati i paaftesise dhe amatorizmit qe karakterizon kriminelin Sali Berisha dhe banden e tij. Une i bej thirrje ps nese merr pushtetin qe gjeja e pare te saj ne pushtet te jete konfiskimi i pasurive te familjes Berisha, te femijeve te tij, te te afermeve te tij dhe pastaj pasurite te te tere ministrave bandite te kesaj qeverie dhe me to te paguaj 190 milione Eurot qe sigurisht Ceket do ia marrin ketyre qelbanikerve.

  • Se shpejti edhe disa kompani te tjera te huaja qe kane investuar ne Shqiperi, por qe shteti po i detyron te terhiqen duke mos respektuar detyrimet e tij ndaj kontratave, do te kerkojne te njejten gje ne gjykatat nderkombetare. Per hir te paaftesise dhe babezise te pushtetit, do te paguajme me breza te tere.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *