CEZ: Ndërprerje energjie në disa nënstacione

anazapta

CEZ Shpërndarje njofton të gjithë konsumatorët se do të ketë stakime të energjisë elektrike në disa nënstacione me qëllim mirëmbajtjen e tyre.

Sipas njoftimit, energjia elektrike do të stakohet ditën e hënë në n.stacionin e Valiasit, Porto Romanos dhe Maliqit. Stakime do të ketë edhe në TEC-in e Vlorës dhe atij të Bajzës.

Për rrjedhojë do të mbeten pa energji elektrike: Laknasi, Valiasi, Frutikulturi, Rinasi, Bërxulla, Tapiza dhe Cekreza. Energjia elektrike do të mungojë në Kasallë, Fushë Kamëz, Spitallë, fshati Rinia, Bisht-Pallë.

Stakime të energjisë do ketë edhe në Maliq, Gorë, Libonik, Vlorë dhe komunën Kastrat.

Në të gjitha vendet e sipërpërmendura energjia elektrike do të mungojë nga ora 00:00 deri në orën 05:00.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *