Në një kohë kur Partia Demokratike vazhdon të akuzojë qeverinë Rama për marrëveshjen e pajtimit të arritur për CEZ-in, dalin në dritë dokumente që provojnë favorizimin që qeveria Berisha u bëri çekëve.
Në një letër të firmosur nga ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, që mban datën 5 prill 2012 dhe i drejtohet ish-kreut të Entit Rregullator të Energjisë, Sokol Ramadani, pranohet se çekët kishin nisur të mos paguanin energjinë që i merrnin KESH-it që prej shkurtit të vitit 2011, ndërsa këtë fakt ERE e nxori vetëm në shtator të 2012-s.
Favorizimi i bërë për çekët përfshin edhe ndryshimin e tarifave që korporata elektroenergjetike kishte vendosur për shitjet për kompaninë CEZ.
Bode dhe Ramadani pranojnë të dy gjendjen e vështirë financiare të CEZ-it dhe kështu i japin dritën jeshile miratimit të vlerës së tarifës së shitjes së energjisë për kompaninë e shpërndarjes me vlerën 2.2 lek/kwh, në kurriz të KESH-it, kompanisë shtetërore, e cila ndodhej po ashtu në situatë të vështirë ekonomike.
Ndryshe nga sot kur demokratët i mëshojnë idesë se qeveria shqiptare duhet të kishte shkuar në arbitrazh, Bode në këtë shkresë pranon vendimmarrjet e gabuara të Entit Rregullator në shkelje të Rregulloreve.
Ndërkaq, pavarësisht pretendimit të Partisë Demokratike se CEZ nuk kishte kryer investimet për të cilat kishte marrë angazhim, Enti Rregullator i Energjisë rezulton se ka vendosur në disa raste të kundërtën e kësaj. Për vitin 2010, ERE ka miratuar 43 milion dollarë plan investimesh ndërsa një vit më vonë, 48 milionë dollarë, ndërsa në vitin 2012 pas të cilit iu hoq licenca kompanisë CEZ, u miratuan 65 milionë dollarë investime të njohura për çekët.
Rezulton se në total, të njohura në tarifë janë 150 milionë, vlerë kjo që do të dobësonte pozitat e Shqipërisë në arbitrazhin ndërkombëtar. / Vizion Plus
===========================================================
Z.Rama,
edhe sa kohe do lihet apo vazhdoje krimineli Sali Bisha dhe Ceta-Veriore PD me “kurthet dhe skenarët destabilizues” të Shqiperise ?
===========================================================
Sa mire , rremoni me shume ne arkivin e cdo zyre se do gjeni fskte!
Disa te PD-se therrasin si ai qe bertiste”Kapeni hajdutin”por kysh exhte zhajduti???
Hahahhhhh!
Per ne si publik,tashme eshte e qarte,kur eksponente te PD akuzojne per nje afere te caktuar,kjo ne fakt rezulton te jete kryer nga ata vete.Aplikim i gabuar i startegjise,mbrohu duke sulmuar.Iliri
Paskan bere ato leshime dhe legjitimoheni dhe ju per te bere te tilla gjera, pra vazhdoni se dhe Bode keshtu ka bere , logjike e bukur.