CEZ, poker elektoral me paratë e shqiptarëve

anazapta

Ish-zëvendësministri i Ekonomisë dhe një nga ekspertët më të mirë në vend, Pajtim Bello, reagon pas publikimit të djeshëm të fakteve mbi batërdinë dhe keqmenaxhimin e CEZ Shpërndarje nën drejtim in e Sahit Dollapit. Në këtë intervistë ekskluzive, zoti Bello argumenton pse CEZ ka degjeneruar në këtë gjendje, rrëfen nepotizmin politik dhe familjar që dominon aktualisht në këtë kompani dhe arsyeton se si do të dalë nga kjo gjendje CEZ pas 23 qershorit…

 

– Zoti Pajtim, gazeta ‘DITA’, nё numrin e saj tё djeshёm, botoi njё serё faktesh mbi skandalet qё kanё ndodhur nё CEZ Shpёrndarje, pas marrjes nёn administrim nga Qeveria. Besoj i kini lexuar. Mund të na bëni një koment rreth tyre?

– I lexova dhe mё duhet tё pranoj se jam shokuar. Unё kam paralajmёruar se marrja e CEZ-it nёn administrim prej Sahit Dollapit do tё shkonte nё njё udhё tё gabuar, por ato qё lexova tek Gazeta ‘DITA’ tejkalojnё edhe skenarin mё tё keq tё mundshёm. Faktet qё janё publikuar flasin se CEZ Shpёrndarje ёshtё pushtuar politikisht dhe familjarisht. Ёshtё njё lloj nepotizmi karakteristikё e stafeve tё pa fre, prej tё cilёve mund tё presëh vetёm produkte tё kёqija.

 

– Cilat do tё jenё kёto tё kёqija?

– Mё sё pari tashmё CEZ shpёrndarje nuk do tё punojё pёr shqiptarёt, por pёr familjen politike dhe ato biologjike. Gjithçka do tё vihet nё dispozicion tё Partisё Demokratike, pёr tё mos thёnё se realisht kjo ka ndodhur. Ato lloj emёrimesh nё qarqe dhe nё administratёn qendrore flasin vetё dhe nuk lenё vend pёr koment. Unё do tё thoshja se CEZ Shpёrndarje ёshtё shndёrruar nё Artilerinё e rёndё tё PD nё kёtё fushatё elektorale, artileri e shoqёruar me njё fuqi zjarri, me njё fuqi motorike, me njё fuqi ushtarёsh e oficerёsh qё janё hedhur nё terren me tё gjitha forcat dhe mënyrat e mundshme. Sё dyti, gjithçka ka prezantuar ‘DITA’ paralajmёron shkatёrrimin e kёsaj shoqёrie. Ky shkatёrrim ka filluar tё ndodhё dhe ka filluar nga strukturat e kompanisё. Administratori i ri ka aplikuar ndryshime esenciale dhe tё thella strukturore, duke implementuar strukturёn e vitit 2006-2007(para privatizimit). Janё shkrirё njё sёrё sektorёsh e departamentesh, duke krijur mungesё transparence, manipulim tё gjendjes, fshehje tё tё dhёnave reale të Kompanisë dhe i hapin rrugё veprimtarisё korruptive, sidomos nё kushtet e nepotizmit tё theksuar qё u pozua nga Gazeta ‘Dita’.

 

– Ju gjykoni se kёto ndryshime strukturore nuk duhej tё bёheshin?

– Janё bёrё ndryshime strukturore qё çojnё nё pёrkeqёsimin e standarteve te menaxhimit tё kompanisё dhe bien nё kundёrshtim me modelin e tregut tё energjisё dhe kuadrin ligjor nё kёtё fushё. Me sa duket ERE ёshtё ndodhur nёn presion politik qё i ka miratuar ndryshimet e thella strukturore, do tё thoshja me sy mbyllur. Po çёshtja nuk qёndron thjesht tek kёto ndryshime, por tek pasojat qё ato do tё sjellin nё menaxhimin e kompanisё. Shifrat do tё flasin vetё. Edhe pse ato do të rrumbullakosen, prapё se prapё nuk mbulohet dielli me shoshё, thotë populli. Humbjet e energjisё elektrike pёr tremujorin e parё të vitit 2013 arrijnё nё 1,053 miliardё kah, pra rreth 50 % e energjisё elektrike tё hedhur nё treg dhe CEZ Shpёrndarje rezulton me njё humbje financiare tё konsiderueshme. Gjithsesi pёr mё shumё shifra do tё flasim edhe kur ato tё bёhen publike nga ERE dhe pastaj t’i krahasojme me vitin 2011 dhe 2012. Mos harroni se viti 2012 ishte viti kur CEZ ishte nёn goditjen e ofensivёs qeveritare qё nga Kryeministri, Ministri i Financёs, Miniatri i Ekonomise dhe Kryetari i ERE!..

– Pra ju e shikoni situatёn tё zymtё. A mendoni se ka pёrgjegjёsi pёr kёtё situatё?

– Situata duket qartё qё ёshtё e zymtё dhe sa vjen e do tё zymtohet deri nё nxirje. Çdo ditë e fushatёs elektorale do tё rёndojё mbi CEZ Shpёrndarje, do tё shkatojё humbje, çorganizim e shthurje duke u shoqёruar me tregues pёr ditё e mё tё kёqinj. Pёrgjegjёsia ёshtё e lexueshme dhe e drejtpёrdrejt. Ёshtё e Qeverisё me Kryeministёr Sali Berishёn, e Administratorit Sahit Dollapi pёr gjithё hapat e ndёrmarrё dhe vendimet e tij, është e Kryetarit tё ERE-s, qё verbёrisht ka miratur e po miraton gjithçka ndodh nё kurriz tё shoqёrisё dhe e Ministrit tё Ekonomisё si pёrfaqёsues i pronarit shtet nё kёtё kompani. Por jashtё pёrgjegjёsisё nuk mund tё jetё edhe gjithё ajo armatё jeniçerёsh politiko-familjarё qё po e shqyejnё CEZ Shpёrndarjen pёr llogari tё PD dhe jo vetёn kaq!.. Me lekёt e shqiptarёve dhe pasurinё e tyre nё kёtё kompani do tё luhet poker elektoral!.. Dёmi qё do tё provohet e do tё bёhet publikc pas 23 Qershorit do tё jetё me pёrmasa katastrofale dhe tё gjithё do tё mbetemi tё shokuar. Do tё pyesim ku kemi qenё, çfarё kemi bёrё dhe do tё paguajmё njё kosto tё madhe. Por edhe ndёshkimit nuk do t’i shpёtojё askush, pёr çdo qindarkё tё shpёrdoruar apo tё vjedhur dhe pёr çdo qime floku tё pasurisё sё shqiptarёve në kompaninё CEZ Shpёrndarje.

 

 

Skandali i emërimeve: Kryezyrtari i punësimeve në CEZ, me precedentë penalë

Humbi Stambolli për gjilpëra, thotë një fjalë e urtë popullore! Kështu i ka ndodhur edhe z.Dollapi, i cili në tërë Shqipërinë çuditerisht nuk gjeti dot një njeri me integritet për të drejtuar procedurën e rekrutimit të punonjësve pas ardhjes të tij në drejtim të shoqërisë CEZ sha. Edhe po t’ia kishin lidhur sytë, ai nuk do të gjente rast më të keq për të treguar kursin që do të ndjekë një kompani nën pushtet partiak. Me kurajo të pashembullt, z.Kadri Gjoni thirret në krye të një prej detyrave më të rëndësishme të CEZ sha. Ai nën bekimin e Sahitit ka përzgjedhur një nga një me dorë personelin e ri të CEZ sha.  Po kush ështe z.Gjoni? Eshtë ende nën akuzën e veprimtarisë korruptive. Ja çfarë thuhet në shtypin e kohës më 28 Nentor 2011, për këtë ngjarje të bujshme: “Antikorrupsioni i Policisë së Tiranes organizoi një operacion të koduar “Gjimnazisti’ i cili u finalizua me arrestimin e tre personave pasi pajisnin me dëftesa persona të ndryshëm që nuk kishin mundur të mbaronin shkollën e mesme. Bashkim Leti, 40 vjeç, banues në Martanesh, me detyrë drejtor i shkollës së mesme të përgjithshme “Jani Fullani” në Krastë të Martaneshit, Kadri Gjoni, 48 vjeç, banues në Tiranë, ish-drejtor i shkollës së mesme të pergjithshme “Jani Fullani” në Krastë të Martaneshit, aktualisht me detyrë mësues i lëndës së Historisë neë shkollën 9-vjeçare Yzberisht dhe Sajmir Levonja, 36 vjeç u arrestuan ditën e djeshme nga policia pasi akuzohen për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike si dhe shpërdorim detyre.”

 

Sot ai një post mjaft të rëndësishëm për shoqërinë e CEZ Shpërndarje. Ja çfarë ka deponuar bashkëpunëtori i tij në procesin hetimor: “Para oficerëve të policisë drejtori i shkollës se mesme të fshatit Krastë i Martaneshit, …. Ka pranuar akuzën. Ai deklaroi se kishte miqësi me ish-drejtorin e shkollës që ai drejtonte aktualisht dhe i besonte. “Tek Kadri Gjoni kisha besim dhe mendoja se një fakt i tillë nuk do të ishte i dëmshëm. Paratë i merrja në formë dhurate dhe jo si detyrim apo ryshfet”. Dikush mund të thotë se media e kohës mund edhe të ketë shpifur për këtë njeri. Zoti na ruajt, se jemi në kohë të turbullta dhe çdo gjë ndodh. Për të hequr këtë merak na duhet t’i referohemi edhe vendimit të gjykatës për këtë rast, ku thuhet:

Vendimi i gjykatës

Për të hequr këtë merak na duhet t’i referohemi edhe vendimit të gjykatës për këtë rast, ku thuhet:

“Nga përgjimet ambientale dhe të bisedave telefonike në datat 28.10.2011, 04.11.2011, 05.11.2011, 19.11.2011, 21.11.2011 dhe 22.11.2011, të kryera mes kallëzuesit Armando Çaushi dhe shtetasit Selim Levonja, mes këtyre dy shtetasve dhe personit nën hetim Kadri Gjoni, si dhe mes këtij të fundit dhe të dyshuarit Bashkim Leti (Drejtori i Shkollës, prej nga do të merreshin dokumentet shkollore), rezulton plotësisht e provuar përsa i përket këtij gjykimi, dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim Kadri Gjoni është njëri nga autorët e veprave penale për të cilat është ushtruar ndjekja penale në rastin konkret… Mbi të tilla dyshime, të mbeshtetura nga materiali procedues, më datë 27.11.2011, në momentin e dorëzimit të parave nga kallëzuesi, është bërë arrestimi në flagrancë i të dyshuarve Bashkim Leti, Kadri Gjoni dhe Selim Levonja. Gjatë kontrollit të të arrestuarve, atyre i janë gjetur disa shuma parash, numrat e serive dhe prerjet të një pjese të tyre korrespondonin me numrat e serive dhe prerjet e kartmonedhave që policia gjyqësore i kishte dorëzuar për këtë qëllim kallëzuesit Armando Çaushi. …

Sipas nenit 252 te Kodit të Procedurës Penale, “Është në gjendje flagrance ai që është kapur në kryerje e sipër të veprës penale ose ai që menjëherë pas kryerjes së veprës ndiqet nga policia gjyqësore, nga personi i dëmtuar ose nga persona të tjerë ose që është kapur me sende dhe prova e materiale,  nga të cilat duket se ka kryer veprën penale”… Mbi analizën si më sipër, gjykata e apelit vlerëson se masa e sigurimit “arrest ne burg” për personin nën hetim Kadri Gjoni është në përshtatje si me rrezikshmërinë e veprës ashtu edhe të dyshuarit, e po kështu, është në përshtatje me nevojat e sigurimit, referuar rrethanave në tërësi të rastit… Sa më sipër, gjykata e apelit konkludon se vendimi i gjykatës së shkallës së parë duhet të miratohet.

PËR KETO ARSYE

Gjykata e Apelit Tiranë, bazuar në nenet 249 dhe 259,

të Kodit të Procedurës Penale,

V E N D O S I

Miratimin e vendimit Nr.1340 Akti, datë 30.11.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

U shpall, sot më datë 20.12.2011, në Tiranë.”

Siç duket nuk kemi të bëjmë me shkrime gazetash, por me fakte, me hetime, me arrestime në flagrancë dhe me vendime gjykatash në shkallë të ndryshme për vlerësim mase arresti. Pra Kadri Gjoni është njeri me precedent penal të provuar dhe me këtë cilësi të rrallë ai është thirrur të shërbejë në falangat e Sahit Dollapit dhe të Sali berishës. Të tillë njerëzish mund të kryejnë çdo lloj pune të pistë, çdo lloj shërbimi në favor të ustait deri edhe në krime të llojit të ndryshëm.

E pra, në këto duar ka rënë CEZ Shpërndarje dhe nga këto duar priten vetëm punë të pista. Mjerë CEZ-i në çfarë duarsh ka rënë dhe mjerë shqiptarët për kë paguajnë!..

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *