Deputeti i opozitës Genc Ruli riktheu debatet për çështjen “CEZ”, kësaj here në komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese.
Ai ngriti dyshime për ardhjen në Tiranë të drejtorit ekzekutiv të Sekretariatit të Komitetit të Energjisë në Vjenë, Janez Kopac vetëm pak ditë përpara dhënies së statusit të vendit kandidat.
“Kopac erdhi rastësisht dhe foli për çështjen CEZ. Ambasada e kundërshtoi më pas kushtëzimin e marrëveshjes me statusin e BE”, tha Ruli,
Por kryetari i komisionit Eduard Shalsi jep një version tjetër të vizitës. Sipas tij, ftesa ishte bërë më herët dhe se Kopaç ishte një mik i Shqipërisë.
“Kopac nuk ka lidhje, ftesa i ishte bërë kohë më parë. Komuniteti i energjisë është institucion serioz. Kopac mik i Shqipërisë dhe vjen për problemet energjetike”, tha Shalsi.
Ndërkohë, ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri deklaroi se çështja po përdoret politikisht nga opozita, ndërsa nënvizon se zgjidhja e mosmarrëveshjes me CEZ ishte kërkuar edhe nga FMN-ja si kusht për marrëveshjet midis këtij institucioni me qeverinë shqiptare.
“Rihapja politike nga opozita me të njëjtin refren. Akuzat për të diskredituar progresin e reformave të energjisë. Zgjidhja e çështjes CEZ ishte kërkesë e FMN dhe Bankës Botërore. Nëse nuk do zgjidhej nuk do kishte marrëveshje me qeverinë shqiptare”, theksoi Gjiknuri. /Dita/
Po ju te Dites si dhe gazeta te tjera pse u ndalet duke denoncuar me teper aferen e Cez?
Ruli ?! Ai duhet te jape llogari per vjedhjet qe ka bere! O Rama te befsha mutin, qe i le keta mafioze te lire! Le te shpreojme se shpejti!
Deti (kAdriatik) dhe Fronti (Demokratik), si shefat e tyre, u kerkojne llogari demo-kratikeve vetem kur akuzohen prej tyre!
Sikur Ruli dhe Blute e tjere te heshtin, edhe sikur te jene corruptuar dikur, Mavia nuk merret me ta!
Mjere shqipot…dmth!
Ky Ruli ka qene nder me kopuket per te rrjepur arken e shtetit.Kujtoni para ca vitesh kur deklaronte ne ILDKP se merte 90 mije dollare te ardhura ne vit,si interesa bankare…