CEZ tregon “dhëmbët”, ndërpritet energjia për ujësjellësit në Durrës, Elbasan, Sarandë dhe Laç

redaktor

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar më parë, kompania CEZ ka nisur të ndërpresë energjinë për ujësjellësit në mbarë vendin. Kompania ka njoftuar se është ndërprerë energjia për ujësjellësit e Durrësit, Elbasanit, Sarandës dhe Laçit, për shkak se rezultojnë debitorë pranë kësaj kompanie.

Një masë e tillë do të acarojë edhe më shumë marrëdhëniet mes qeverisë dhe kësaj kompanie. Qeveria ka deklaruar se nuk do e lejojë një gjë të tillë, ndërkohë që kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini ka deklaruar se nëse ndërpritet energjia për ujësjellësit, kjo do të thotë se shteti nuk ekziston.

Ujësjellësit ankohen se CEZ u kërkon atyre kamatëvonesat që prej vitit 2007. Ndërkohë për këtë çështje ka pasur negociata të vazhdueshme, por pa rezultat.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *