Për të marrë dhe rinovuar licencën aeronautike, të gjithë aviatorët dhe kontrolluesit ajrorë kanë nevojë për një certifikatë që garanton që ata gëzojnë shëndet të plotë. Në vendet e Bashkimit Europian rregullat janë të përcaktuara qartë. Në rastin e pilotëve tregtar dhe të transportit të pasagjerëve, sistemi i vlerësimit varion në funksion të klasit.
Për të marrë licencën është e nevojshme të kalosh në një kontroll të parë mjekësore në një nga qendrat mjekësore të njohura nga Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil. Sapo të kalohet ky hap dhe pas marrjes së certifikatës së nevojshme për të fluturuar kontrollet periodike që kërkohen mund të bëhen në qendra të tjera mjekësore të akredituara.
Në analizat e para aspirantët për aviatorë duhet t’i nënshtrohen, përveç një interviste me një specialistë dhe analizave të gjakut dhe urinës (që mat ekzistencën e toksikëve ose substancave të tjera), me analiza të ndryshme për të përjashtuar sëmundje të mundshme apo çrregullime themelore. Mes të tjerash realizohen analiza kardiologjike, oftalmologjike, otorinolaringologjike, apo dermatologjike.
Pilotët e ardhshëm duhet t’u nënshtrohen analizave psikiatrike dhe psikologjike për të vlerësuar ekzistencën e çrregullimeve të personalitetit, ideve vetëvrasëse, dhe në instancën e fundit analizim i shëndetit mendor të aspirantit. Gjatë këtij vlerësimi bëhen edhe analiza psikoteknike.
Në rast se mjeku konstaton dyshimin më të vogël për shëndetin mendor, ai kërkon një konsultë specifike për të qartësuar ekzistencën e një çrregullimi të mundshëm.
Sapo merret licenca e parë dhe gjithmonë në funksion të karakteristikave të profesionalizmit përcaktohet se sa shpesh duhet të bëhen kontrollet periodike.
Në përgjithësi pilotët tregtarë duhet t’i nënshtrohen një kontrolli vjetor nëse janë nën 40 vjeç, pas kësaj moshe kontrolli duhet të bëhet çdo gjashtë muaj./DITA

Pershendetje,per te kryer disa analiza te pergjithshme qe te behem pilot ne cilin spital duhet te drejtohem…