Një raport i Institutit të Studimeve Politike mbi “monitorimin e institucionit të parlamentit” zbulon se në 7 muaj deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë miratuar vetëm 19 ligje.
Janë më pak se 3 ligje në muaj. Për këdo që ndjek aktivitetet parlamentare, numri i ligjeve të miratuara kuptohet që është i pakët, tregues i një pune të dobët.
Tregues po ashtu i volumit të punës që kryejnë deputetetët e kuvendit, për të cilët nga buxheti i shtetit paguhen 420 milionë lekë të reja apo 4.2 miliardë të vjetra (250 milionë rroga dhe 170 milionë shpërblime).
Se sa janë lodhur në këto 7 muaj deputetët e tregon edhe një tjetër e dhënë: 70 % e 19 ligjeve, pra 13 ligje, janë akte që lidhen me funksione ratifikuese, me ndërhyrje në axhendën parlamentare, me mandatet e përbërjen e komisioneve parlamentare dhe akte të tjera rutinë në punën e parlamentit, thuhet në raportin e ISP.
Mungesën e rolit aktiv të deputetëve që marrin 4.2 miliardë paga në vit për të miratuar ligje që përmirësojnë jetën e shqiptarëve, e tregon edhe fakti se “asnjë grup parlamentar nuk ka pretendime dhe as propozime për axhendë tjetër parlamentare”.

Ata per popullin japin dhe jeten
turpi jone ta kene bosh kuleten
Nje dite te bukur u ndriu fati
Ne liste i futi Saliu,I Gjati