Humbësi për këtë vit, sipas faqes loser.com, është miliarderi Donald Trump.
Nëse shkruani loser.com tek Google, do të shfaqet menjëherë biografia e kandidatit për president të SHBA-së, Donald Trump, tek Wikipedia.
Loser.com është një sajt i ri ironik që ironizon persona të famshëm duke i cilësuar si humbës.
Kanye West, Barack Obama, WikiLeaks, Reddit dhe Al Gore kanë qenë viktima të këtij sajti.
Tani është koha e Trump që ta mbajë këtë titull.
