Çfarë dihet për afresket e Mborjes?

anazapta

I nderuar lexues! Afresket e Mborjes janë pjesë e një ansambli me piktura bizantine të vitit 1390 në stil paleolog në kishën e Ristozit të Mborjes, afër Korçës. Shquhen për trajtim të lirshëm, ngjyrat kultivuara me gradacione rozë e të blertë, ritëm elegant dhe bukuri klasike të portretit. Afresket e Mborjes paraqesin interes për ikonografinë dhe për detajet e zhanrit të futur në skenat biblike nga ambienti real. Ato dokumentojnë se piktura shqiptare po mënjanohej nga stili i thatë grafik i gjysmës së dytë të shek.XIV. Afresket janë vepra e fundit e piktorit anonim që ka stolisur më 1369 kishën e Maligradit dhe më 1385 kishën e Sh.Thanasit në Kostur.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *