A ka arkitekturë bizantine në Shqipëri?

redaktor

Arkitektura bizantine në Shqipëri vazhdon të përdorë deri në shek.XI tipat e vjetër arkitekturorë, ndër të cilat bazilikat (Durrës, Perondi).

Gjatë gjithë mesjetës së hershme, me kushtet e vështira ekonomike-politike të vendit, vijojnë të përdoren një pjesë e ndërtimeve të periudhës së mëparshme.

Njëkohësisht futen në Jug tipat e rinj të arkitekturës bizantine me planimetri kryqi të brendashkruar në forma akoma të pazhvilluara (Peshkopi e Sipërme, Gjirokastër, Kosinë e Përmet), ndërsa në Shqipëri të Veriut hyjnë elemente të arkitekturës Romanike (Rubik).

 

———-

Botuar në rubrikën Enciklopedi të gazetës DITA. Materialet e kësaj rubrike bazohen në të dhënat e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, botim i Akademisë së Shkencave

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *